18/11/2024
✅ Qendra “Focus in the Future”, me qëllim përmirësimin dhe ngritjen e një sistemi funksional mbi kujdesin ndaj fëmijëve dhe personave me aftësi të veçanta, nëpërmjet projektit “Formimi profesional dhe punësimin e qëndrueshëm”, synoi trajnimin e mbi 30 grave dhe vajzave në qytetin e Elbasanit, të cilat kërkojnë të punojnë në profesionet si “Kujdesi ndaj fëmijës”, “Kujdestar Social”, “Mësues Mbështetës”, si dhe informimin mbi avantazhet e punësimit të denjë.
📚 Për këtë qëllim, gjatë muajve shtator dhe tetor 2024, janë zhvilluar trajnimet mbi këto fusha dhe më datë 12 nëntor, përmbyllëm këtë projekt, duke shpërndarë certifikatat për të gjitha gratë dhe vajzat pjesëmarrëse në këto trajnime.
👏🏻 Për përmbylljen me sukses të këtij projekti, falenderojmë Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe të gjithë ekspertët e përfshirë.