12/08/2026
Zëri Yt Ka Rëndësi 🗣️💙
Sot,(12.08.2026) Grupi Respect Our Rights (ROR), në mbështetje të Syri i Vizionit dhe Save the Children Kosova, zhvilloi prezantimin e Hulumtimit “Zëri Yt Ka Rëndësi” në Gjilan!
Ky Hulumtim u realizua në kuadër të programit "Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje", që zbatohet nga Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children Kosova/o, me mbështetjen e Sida.
Gjatë aktivitetit u prezantuan rezultatet e hulumtimit të zhvilluar me 194 nxënës të klasave 5–7, duke u fokusuar në sigurinë e fëmijëve, njohuritë për të drejtat, problemet e identifikuara dhe hapësirat e pasigurta në komunitet.
Një pjesë e rëndësishme e hulumtimit ishte edhe Harta e Sigurisë, së bashku me sugjerimet e nxënësve dhe rekomandimet e Grupit ROR për institucionet relevante. Përmes këtyre rekomandimeve, synojmë që zëri dhe perspektiva e fëmijëve të merren parasysh në krijimin e komuniteteve më të sigurta dhe më miqësore për ta.
ROR dëshiron të shprehë një falënderim të veçantë për DKA-në e Gjilanit dhe MASHT-in për mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe për zyrtarët për të drejtat e fëmijëve, drejtorët, psikologët, mësimdhënësit dhe të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e këtij aktiviteti.
Falënderojmë gjithashtu Syri i Vizionit dhe Save the Children Kosova për mbështetjen dhe mundësinë që të vazhdojmë të promovojmë pjesëmarrjen dhe të drejtat e fëmijëve. 🤍
Një falënderim i veçantë shkon edhe për Tea Mujaj, Princ Bardhaj, Vion Mujaj dhe Enea Kadriu për prezantimin e projektit dhe për përkushtimin e tyre gjatë gjithë këtij procesi.