Youth & Adult Learning and Education Center - YALEC Peja

  • Home
  • Kosovo
  • Pejë
  • Youth & Adult Learning and Education Center - YALEC Peja

Youth & Adult Learning and Education Center - YALEC Peja Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Youth & Adult Learning and Education Center - YALEC Peja, Community Center, Pejë.

Established by DVV International, YALEC Peja empowers youth and adults in Kosovo through inclusive lifelong learning opportunities, supporting personal development, professional growth, and sustainable community engagement. Qendra Kulturore e Rinisë është institucion kulturor dhe hapësirë ​​publike në qytetin e Pejës, që promovon artin dhe kulturën përmes zhvillimit të projekteve dhe dhënies në shfrytëzimit të hapësirave të saj për programe kulturore dhe rinore.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, YALEC Peja u bë pjesë e iniciativës së organizua...
24/08/2026

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, YALEC Peja u bë pjesë e iniciativës së organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës, së bashku me organizatat rinore partnere.

Përmes këtij aktiviteti u promovua rëndësia e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën shoqërore, kulturore dhe qytetare, si dhe mundësitë që ofron Karta Rinore Evropiane për të rinjtë e Pejës dhe të Kosovës.

YALEC Peja mbetet i përkushtuar në krijimin e hapësirave për mësim gjatë gjithë jetës, zhvillim personal dhe fuqizim të të rinjve, duke mbështetur iniciativa që nxisin kreativitetin, përfshirjen dhe qytetarinë aktive.

🌍 Të rinjtë janë forca e ndryshimit pozitiv në komunitetin tonë.

06/08/2026

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me organizatat rinore të Pejës, po realizon një mural të dedikuar promovimit të Kartës Evropiane Rinore.

🎨 Përmes kësaj iniciative synojmë të promovojmë mundësitë dhe përfitimet që Karta Rinore Europiane ofron për të rinjtë, duke shfrytëzuar artin si mjet për informim dhe kreativitet.

📅 Më 12 gusht do të ndajmë me ju procesin e realizimit të muralit dhe rezultatin përfundimtar të kësaj vepre që pasqyron energjinë dhe potencialin e rinisë së qytetit tonë.

Kjo iniciativë bëhet realitet falë bashkëpunimit me:

OJQ Madverse
Local Democracy Agency of Kosovo
Youth & Adult Learning and Education Center - YALEC Peja
Bota Digjitale - Trajnime
Këshilli i Veprimit Rinor Lokal - Pejë

Gjatë ditëve të fundit, në hapësirat e YALEC Peja është zhvilluar Mixed Media Workshop, në kuadër të aktiviteteve të org...
23/07/2026

Gjatë ditëve të fundit, në hapësirat e YALEC Peja është zhvilluar Mixed Media Workshop, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Anibar Festival.

Pjesëmarrësit e rinj patën mundësinë të eksplorojnë botën e animacionit përmes aktiviteteve kreative, punës praktike dhe bashkëpunimit në grup. Ata krijuan maska, realizuan ushtrime artistike dhe u njohën nga afër me procesin e krijimit të një animacioni.

YALEC Peja mbetet e përkushtuar në ofrimin e hapësirave të sigurta dhe frymëzuese për të rinjtë, duke mbështetur iniciativa që nxisin kreativitetin, mësimin dhe zhvillimin personal.

Photos by Bujar Kerkezi & Esko Duraki

✂️ THIRRJE PËR PJESËMARRËSTrajnim Profesional për Frizer për MeshkujKe dëshirë të mësosh një profesion me perspektivë dh...
29/06/2026

✂️ THIRRJE PËR PJESËMARRËS

Trajnim Profesional për Frizer për Meshkuj

Ke dëshirë të mësosh një profesion me perspektivë dhe të fitosh aftësi praktike?

YALEC Pejë hap thirrjen për pjesëmarrës në Trajnimin për Frizer për Meshkuj, i cili është i dedikuar për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në këtë fushë.

✨ Gjatë trajnimit do të përfitoni:
✅ Trajnim praktik me instruktor profesional
✅ Punë me pajisje profesionale
✅ Zhvillim të aftësive praktike dhe profesionale
✅ Certifikatë pas përfundimit të trajnimit

📞 Për aplikim dhe informata:
049 828 403

📧 Email:
[email protected]

Mos e humb këtë mundësi për të ndërtuar të ardhmen tënde profesionale!

We are now part of EAEA!YALEC Peja has officially joined the European Association for the Education of Adults (EAEA), be...
26/06/2026

We are now part of EAEA!

YALEC Peja has officially joined the European Association for the Education of Adults (EAEA), becoming part of Europe’s largest network for adult learning and education.

EAEA welcomed eight new members at the General Assembly on the 9th of June in Warsaw, Poland.

Prezantimi i Curriculum InstitutionALE - Zhvillimi organizativ i Qendrave për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rr...
09/06/2026

Prezantimi i Curriculum InstitutionALE - Zhvillimi organizativ i Qendrave për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (YALEC) në Kosovë

Gjatë punëtorisë u diskutua roli i Curriculum InstitutionALE si një mjet praktik për forcimin e kapaciteteve organizative të qendrave YALEC, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e ndikimit në komunitet.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuon në avancimin e kapaciteteve të YALEC Peja dhe fuqizimin e rolit të saj në promovimin e arsimit dhe edukimit gjatë gjithë jetës në komunitetin tonë.

Falënderojmë DVV International Kosovo për organizimin e kësaj mundësie të vlefshme për shkëmbim përvojash dhe zhvillim institucional.

Në hapësirat e Qendrës për Mësim gjatë Gjithë Jetës po vazhdojnë me shumë energji dhe përkushtim orët e Yoga-s me gjener...
28/05/2026

Në hapësirat e Qendrës për Mësim gjatë Gjithë Jetës po vazhdojnë me shumë energji dhe përkushtim orët e Yoga-s me gjenerata të ndryshme. 🧘‍♀️✨

Përmes këtyre aktiviteteve po krijojmë një ambient të shëndetshëm, relaksues dhe motivuese, duke u bashkuar në frymën e zhvillimit personal dhe jetesës aktive.

YOGA nuk është vetëm ushtrim, por një mënyrë për të gjetur balancën, qetësinë dhe forcën brenda vetes. 💙

YALEC Peja realizoi punëtori interaktive me të rinjtë, të fokusuara në zhvillimin personal, mirëqenien emocionale dhe sf...
13/05/2026

YALEC Peja realizoi punëtori interaktive me të rinjtë, të fokusuara në zhvillimin personal, mirëqenien emocionale dhe sfidat e përditshme në botën digjitale dhe në shkollë.

Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvoja, të mësojnë dhe të zhvillojnë një qasje më të sigurt dhe më të shëndetshme ndaj sfidave të përditshme.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë dhe angazhimin!

Address

Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Youth & Adult Learning and Education Center - YALEC Peja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Youth & Adult Learning and Education Center - YALEC Peja:

Shortcuts

Share