28/09/2026
Më 27.09.2026, Shoqata e të Shurdhërve në Pejë (SHSH-Pejë) organizoi një koktej festiv me rastin e Ditës/Javës Ndërkombëtare të të Shurdhërve.
Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarët e Shoqatës së të Shurdhërve në Pejë si dhe disa mysafirë, të cilët së bashku shënuan këtë ditë të rëndësishme për komunitetin e të Shurdhërve.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, duke shërbyer si një mundësi për bashkëbisedim, shoqërim dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet anëtarëve të shoqatës.