Klubi Rin'ON

Klubi Rin'ON Rin'ON, an impactful youth organization bridging the gap between global vision and local action!

Welcome to Rin'ON! 🌟

We're a passionate group of individuals dedicated to empowering youth and making a positive impact in rural communities. Our mission is to activate young voices, break down barriers to civic engagement, and create a better future for everyone.

🌱 Our Vision: Active youth for a better community. At Rin'ON, we believe in diversity, inclusivity, integrity, and respect. We're committed to providing young people with the tools, confidence, and opportunities they need to drive change in their communities.

🤝 Join Our Journey:
We're here to collaborate, learn, and grow together. Whether you're a young changemaker, a community supporter, or a potential partner, we invite you to be a part of our mission. Together, we can create vibrant and empowered rural communities. Follow us for inspiring stories, project updates, and opportunities to get involved. Let's make a difference, one village at a time.

🌍 Connect with Us:
Instagram: https://www.instagram.com/klubi_rinon/

Join us in our journey to activate youth and build a brighter future.

Shtatori na bëri bashkë përsëri 💛Pas pushimit veror, në Rin’ON u rikthyem te takimet javore me vullnetarët në Qendrën Ri...
07/10/2026

Shtatori na bëri bashkë përsëri 💛

Pas pushimit veror, në Rin’ON u rikthyem te takimet javore me vullnetarët në Qendrën Rinore në Ferizaj, me biseda, aktivitete dhe ide për atë që duam të bëjmë së bashku.

Folëm për identitetin dhe të përbashkëtat tona, ndërtuam marrëveshjen e grupit dhe zhvilluam ide për ta bërë qendrën më të gjallë e për të kontribuar në komunitet.

Mirëpritëm edhe gjashtë vullnetarë të rinj! Shoqëria, guximi për të folur dhe respekti për njëri-tjetrin ishin ndër përvojat që pjesëmarrësit morën me vete.

Muajin e përmbyllëm me filmin “Validation” dhe diskutimin pas tij. Ishte kënaqësi që aktivitetin e udhëhoqi vullnetarja jonë, Besarta Hasani. Faleminderit, Besarta 🙌🏼, për angazhimin tënd!

Nga këto takime mori drejtim edhe përgatitja për Loops of Hope, me vullnetarët pjesë të organizimit.

Faleminderit secilit që ishte pjesë e shtatorit tonë. Në tetor vazhdojmë bashkë çdo të shtune… ka vend edhe për ty!

Nga nevojat e komunitetit te një përvojë që ia vlen të ndahet. 💛Më 24 shtator, Rin’ON mori pjesë në “Impact Showcase & N...
05/10/2026

Nga nevojat e komunitetit te një përvojë që ia vlen të ndahet. 💛

Më 24 shtator, Rin’ON mori pjesë në “Impact Showcase & Networking Event” të The Foundation House në Prishtinë, ku ndamë përvojën e projektit “E-Include: Digital Bridge to Community”.

Projekti u realizua në kuadër të iniciativës “Innovation Catalyst Initiative for Minorities”, të udhëhequr nga The Foundation House.

Ideja lindi nga nevojat që i kemi parë në komunitet dhe në familjet tona: vështirësitë me shërbimet online dhe mungesa e informacionit për të drejtat dhe mbështetjen institucionale.

Përmes 18 sesioneve të aftësimit digjital dhe informimit juridik, regjistruam mbi 200 pjesëmarrje, duke i mbështetur qytetarët të përdorin eKosova-n, të kryejnë procedura online dhe të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre.

Në panel ndamë edhe mësimin kryesor të kësaj përvoje: përfshirja fillon duke dëgjuar njerëzit dhe duke e përshtatur punën me nevojat e tyre. Njohuritë dhe besimi që fitojnë janë po aq të rëndësishme sa shërbimet që u ofrohen.

Faleminderit The Foundation House për bashkëpunimin, Muhamer Duda për menaxhimin e projektit dhe ekipit për përkushtimin, si dhe pjesëmarrësve për besimin!

Iniciativa u mbështet nga projekti “Support to the Civil Society in Kosovo”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga LuxDev.

24/09/2026
Një fjalë e vogël në një stiker. Një angazhim që ndërtohet çdo ditë: PAQJA. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, i bash...
21/09/2026

Një fjalë e vogël në një stiker. Një angazhim që ndërtohet çdo ditë: PAQJA.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, i bashkohemi mesazhit të këtij viti: “Të investojmë në paqe – për të gjithë, kudo, çdo ditë.”

Për Rin’ON, paqja nuk është vetëm mungesa e konfliktit. Ajo ndërtohet duke dëgjuar pa gjykuar, duke shprehur nevojat pa sulmuar dhe duke i trajtuar dallimet përmes dialogut dhe mirëkuptimit.

Nga trajnimet e takimet tona, ku kemi mësuar dhe praktikuar komunikimin pa dhunë (NVC), deri te takimet javore që sot vazhdojmë me të rinjtë dhe vullnetarët, synimi ynë mbetet i njëjtë: të krijojmë hapësira të sigurta ku të rinjtë mund të mësojnë, të shprehen dhe të veprojnë së bashku për komunitetin e tyre.

Sepse paqja nuk është vetëm një fjalë që e vendosim në mur. Është mënyra se si zgjedhim të sillemi me njëri tjetrin, çdo ditë.

RinON

09/09/2026

NJOFTIM

Nga 12 shtatori, Rin’ON po rifillon takimet javore me vullnetarë, çdo të shtunë, nga ora 10:00–12:00, në Qendrën Rinore në Ferizaj. Ftesa është e hapur për të rinjtë e moshës 14 vjeç e lart, të cilët dëshirojnë të mësojnë, të krijojnë miqësi dhe të kontribuojnë në komunitet.

Takimet do të bazohen në Compass, manualin e Këshillit të Evropës për edukimin e të rinjve për të drejtat e njeriut. Përmes lojërave, diskutimeve dhe punës në grup, të rinjtë do të zhvillojnë aftësi bashkëpunimi dhe do të mësojnë si t’i kthejnë idetë në aktivitete konkrete. Gjithashtu, do të organizojmë net mujore filmash me diskutime.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me misionin tonë: të angazhojmë dhe fuqizojmë të rinjtë për një komunitet më të mirë. Publikimi në faqen e Komunës do të ndihmonte që ftesa të arrijë edhe te prindërit që kërkojnë mundësi që fëmijët e tyre të kalojnë më pak kohë në telefon dhe më shumë kohë duke u shoqëruar, mësuar dhe bërë diçka me vlerë.

Na kanë munguar bisedat, të qeshurat dhe idetë që lindin kur bëhemi bashkë. 🧡Nga 12 shtatori, po rikthehemi me takimet j...
07/09/2026

Na kanë munguar bisedat, të qeshurat dhe idetë që lindin kur bëhemi bashkë. 🧡

Nga 12 shtatori, po rikthehemi me takimet javore të vullnetarëve dhe netët mujore të filmave me diskutime!

Këtë herë, përmes lojërave dhe aktiviteteve nga Compass, do të eksplorojmë edhe të drejtat e njeriut, respektin dhe gjithëpërfshirjen, duke mësuar nga njëri-tjetri dhe duke i kthyer idetë në nisma për komunitetin.

Nëse ke qenë pjesë e Rin’ON, mezi presim të shihemi përsëri. Nëse po mendon të bashkohesh për herë të parë, ka vend edhe për ty! Eja të njihesh me të rinj të tjerë, të ndash mendimet e tua dhe të provosh diçka të re. 🌱

📍 Qendra Rinore, Ferizaj
📅 Takimi i parë: e shtunë, 12 shtator 2026
💬 Na shkruaj në DM për t’u bashkuar dhe për detajet e takimit.

Merre edhe një shok ose shoqe me vete!

04/09/2026
🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vle...
31/08/2026

🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vlerësuar individë, biznese, përfaqësues/e të diasporës, figura publike dhe vullnetarë/e me kontribut jetësor që kanë sjellë ndryshim pozitiv në komunitet.

Si miq të vullnetarizmit, Rin’ON i bashkohet TOKA-s në këtë thirrje dhe ju ftojmë të nominoni të tjerët, apo të vetënominoheni për kontributin tuaj në vullnetarizëm.

*Vini re, do të vlerësohet kontributi i dhënë vetëm gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026 (përpos çmimit “Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit”).

📅 Afati i fundit për nominime/vetënominime është 25 tetor 2026.
🔗 Nomino përmes linkut:
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura/

Sot, në Ditën e Rinisë, po kthehemi te një moment shumë i rëndësishëm për Rin’ON: përmbyllja e projektit Resilient and I...
12/08/2026

Sot, në Ditën e Rinisë, po kthehemi te një moment shumë i rëndësishëm për Rin’ON: përmbyllja e projektit Resilient and Inclusive Communities. 💛

Për më shumë se dy vite, përmes këtij projekti kemi punuar për të krijuar më shumë mundësi që të rinjtë të mësojnë, të shprehen, të lidhen me njëri-tjetrin dhe të marrin rol aktiv në komunitetet e tyre. Nga shkollat dhe fshatrat, te Qendra Rinore dhe aktivitetet e udhëhequra nga vetë të rinjtë, kemi krijuar hapësira ku ata mund të zhvillojnë aftësitë e tyre, të ndërtojnë vetëbesim dhe t’i kthejnë idetë në iniciativa konkrete.

Ndikimi i këtij rrugëtimi nuk matet vetëm me numrin e madh të aktiviteteve dhe të rinjve të përfshirë. Ai shihet te të rinjtë që sot ndihen më të sigurt për të folur, për të marrë iniciativa, për të udhëhequr dhe për të kontribuar në komunitetin e tyre.

Më 26 qershor, në Qendrën Rinore në Ferizaj, u mblodhëm me të rinj, vullnetarë, partnerë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës për të reflektuar mbi këtë rrugëtim, që zgjati nga shkurti 2024 deri në qershor 2026.

Zgjodhëm ta mbajmë eventin në Qendrën Rinore, sepse kjo hapësirë është shtëpia e Rin’ON dhe një vend që duam të njihet gjithnjë e më shumë si hapësirë e hapur për të rinjtë e qytetit tonë.

Gjatë eventit ndamë punën, aktivitetet kryesore, rezultatet dhe ndikimin e arritur gjatë projektit, si dhe falënderuam njerëzit dhe partnerët që na kanë qëndruar pranë.

Një nga momentet më të veçanta ishte fjala e vullnetares sonë Nita, e cila tregoi se si Rin’ON ka ndikuar në rritjen e saj personale, vetëbesimin dhe lidhjet që ka krijuar me të rinj të tjerë.

Vullnetarët tanë krijuan edhe kënde interaktive, ku mysafirët u njohën më afër me punën tonë në shkolla e fshatra, programin Rri’ON, Movie Nights dhe takimet javore me vullnetarë.

Ky projekt u përmbyll në një atmosferë të ngrohtë, mirënjohëse dhe plot energji rinore. Por puna dhe hapësira që Rin’ON ka ndërtuar për të rinjtë vazhdon. 💛

Sepse kur të rinjtë kanë hapësirë, mbështetje dhe besim ata nuk presin ndryshimin. Ata e krijojnë atë.

A mjafton vetëm të mos bëjmë keq, apo kemi përgjegjësi të bëjmë edhe mirë?Kjo ishte pyetja që na shoqëroi gjatë Movie Ni...
25/07/2026

A mjafton vetëm të mos bëjmë keq, apo kemi përgjegjësi të bëjmë edhe mirë?

Kjo ishte pyetja që na shoqëroi gjatë Movie Night të muajit qershor, ku së bashku shikuam filmin e shkurtër “Mr. Indifferent” dhe zhvilluam një diskutim mbi empatinë, indiferencën dhe ndikimin që veprimet tona të vogla mund të kenë tek njerëzit dhe komuniteti.

Përmes bisedës, reflektuam mbi rëndësinë e përgjegjësisë personale, mirësisë dhe angazhimit aktiv, duke kujtuar se ndryshimi fillon nga gjestet e vogla që zgjedhim t’i bëjmë çdo ditë.

Gjatë mbrëmjes, patëm kënaqësinë të vlerësojmë Sindi Ukshinin si Vullnetaren e Muajit – Qershor, për përkushtimin dhe kontributin e saj në aktivitetet e Rin’ON. Njëkohësisht, certifikata e mirënjohjes iu dorëzua edhe Ereblina Misinit, e shpallur Vullnetarja e Muajit për muajin maj.

Faleminderit të gjithë të rinjve që vazhdojnë t’i japin kuptim këtyre diskutimeve me mendimet, reflektimet dhe energjinë e tyre. 🤍

Community

Address

Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Rin'ON posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Klubi Rin'ON:

Shortcuts

Share