22/06/2026
🎨 Ngjyrat flasin aty ku fjalët ndonjëherë mungojnë.
Nën udhëheqjen e profesor Ilmi Sadikut, grupi i të rriturve mori pjesë në një sesion të terapisë së artit, ku përmes vizatimeve dhe ngjyrave shprehëm emocionet, kreativitetin dhe mendimet tona. Atmosfera ishte e mbushur me pozitivitet, bashkëpunim dhe buzëqeshje.
Për ta përmbyllur këtë ditë të bukur, u mblodhëm së bashku për një kafe, duke ndarë biseda të ngrohta dhe momente që forcojnë miqësinë dhe lidhjen mes nesh. ☕❤️
🙏 Mirënjohje e veçantë për Xhaminë Shqiptare Tafers – Fribourg, Motorristat 9 Qat Fribourg dhe të gjithë bashkatdhetarët tanë që kontribuan me zemër dhe e bënë të mundur realizimin e këtij aktiviteti. Faleminderit për mbështetjen, solidaritetin dhe përkushtimin tuaj! ❤️🤝🇦🇱🇽🇰