Departamenti i gruas - KBI Ferizaj

Directions

Departamenti i gruas - KBI Ferizaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Departamenti i gruas - KBI Ferizaj, Nonprofit Organization, Këshilli i Bashkësisë Islame Ferizaj, Ferizaj.

Departamenti i Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj organizon aktivitete fetare, edukative dhe humanitare për gratë dhe vajzat, me qëllim forcimin e vlerave islame dhe rolit të gruas në shoqëri.

🌙 LIGJËRATË KUSHTUAR MUAJIT TË MEVLUDIT 🌙Në kuadër të aktiviteteve të Departamentit të Gruas pranë Këshillit të Bashkësi...
10/09/2026

🌙 LIGJËRATË KUSHTUAR MUAJIT TË MEVLUDIT 🌙

Në kuadër të aktiviteteve të Departamentit të Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, dje u organizua një program i veçantë fetar, në shenjë dashurie dhe respekti ndaj Pejgamberit Muhamed ﷺ, me rastin e muajit të Mevludit.

📖 Programi u hap me lexim të ajeteve nga Kurani i shenjtë, nga Florentina Maliqi.

🌷 Fjalën e rastit dhe përshëndetjen e të pranishmeve e mbajti përfaqësuesja e Departamentit të Gruas pranë Bashkësisë Islame të Kosovës, znj. Blerina Nazifi Asllani, e cila theksoi rëndësinë e përkujtimit të jetës, mësimeve dhe shembullit të Pejgamberit ﷺ.

✨ Musafire dhe ligjëruese kryesore ishte znj. Vaxhide Bunjaku, e cila me ligjëratën e saj të pasur përcolli mesazhe të çmuara mbi dashurinë ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ndjekjen e rrugës së tij të ndritur.

🤍 Me prezencën e saj na nderoi edhe mualimja znj. Elfete Çitaku Sinanaj, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, duke përshëndetur të pranishmet dhe duke u bërë pjesë e këtij organizimi të bukur.

🌸 Programi u pasurua me pika të ndryshme artistiko-fetare, përfshirë ilahije dhe monolog, ndërsa në përmbyllje u shtrua edhe koktej për të pranishmet, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, dhe festive.

🌹 Muaji i Mevludit na rikujton dashurinë për Pejgamberin ﷺ, moralin e tij të lartë dhe përgjegjësinë tonë për ta ndjekur shembullin e tij në jetën tonë të përditshme.

Falënderojmë të gjitha pjesëmarrëset dhe kontribuueset që e bënë këtë program të veçantë dhe të paharrueshëm.

Departamenti i Gruas – KBI Ferizaj 🤍🌙

06/09/2026
Nxënësit e mualimes Sara Neziri përfaqësuan Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj në Garat e Njohurive Fetare, të org...
22/08/2026

Nxënësit e mualimes Sara Neziri përfaqësuan Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj në Garat e Njohurive Fetare, të organizuara nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Në këtë garë morën pjesë gjithsej 18 grupe garuese, ndërsa përfaqësuesit tanë nga Ferizaj arritën të zënë vendin e gjashtë. Ky rezultat është një dëshmi e përkushtimit, punës dhe angazhimit të nxënësve dhe mualimes së tyre.

Kursi veror në Xhaminë e Re në fshatin Pleshinë përfundoi me një atmosferë festive, të mbushur me gëzim, buzëqeshje dhe ...
24/07/2026

Kursi veror në Xhaminë e Re në fshatin Pleshinë përfundoi me një atmosferë festive, të mbushur me gëzim, buzëqeshje dhe momente të bukura.

Le të jetë ky kurs një fillim i ri në rrugën drejt dijes, edukimit dhe vlerave të larta islame. Xhamia është shtëpia e Zotit, ku përveç adhurimit dhe kryerjes së ibadeteve, është edhe një vend i shenjtë i mësimit, edukimit dhe formimit të brezave të rinj.

Falënderim i veçantë për mualimen Ardiana Hajra Bakolli dhe imamin e Xhamisë së Re në fshatin Pleshinë, Mensur Avdyli, për përkushtimin, angazhimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e këtij kursi veror.

Lusim Allahun e Madhëruar që t’i shpërblejë me të mira të gjithë ata që kontribuan dhe që fëmijët t’i ruajnë e t’i zbatojnë dijet e fituara në jetën e tyre. Amin.

Zhvillimi i kursit veror në Xhaminë e Re të fshatit PleshinëNë Xhaminë e Re të fshatit Pleshinë po zhvillohet me sukses ...
13/07/2026

Zhvillimi i kursit veror në Xhaminë e Re të fshatit Pleshinë

Në Xhaminë e Re të fshatit Pleshinë po zhvillohet me sukses kursi veror, ku fëmijët dhe të rinjtë kanë mundësinë të përfitojnë njohuri fetare, edukative dhe morale në një atmosferë të ngrohtë e frymëzuese.

Përveç mësimeve fetare, ky kurs u mundëson pjesëmarrësve të krijojnë miqësi të reja, të angazhohen në aktivitete edukative e argëtuese dhe ta kalojnë kohën në një mjedis të sigurt, pozitiv dhe të mbushur me vlera.

Kursi veror luan një rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, kultivimin e moralit dhe edukimin e brezit të ri me ndjenjën e përgjegjësisë, respektit dhe solidaritetit, duke i motivuar ata të bëhen anëtarë të dobishëm për familjen, shoqërinë dhe komunitetin.

Kjo përvojë e çmuar lë mbresa të bukura në zemrat e fëmijëve dhe u dhuron atyre njohuri e vlera që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Kursi Veror në Xhaminë e Nekodimit! Këtë javë, xhamia e Nekodim përfundoi kursin verorë ku prezantuan më shumë se 50 nxë...
11/07/2026

Kursi Veror në Xhaminë e Nekodimit!
Këtë javë, xhamia e Nekodim përfundoi kursin verorë ku prezantuan më shumë se 50 nxënës. Përgjatë pesë ditëve, fëmijët tanë mësuan bazat e fesë, edukatën islame dhe morën këshilla të vlefshme për jetën, si dhe u argëtuan pafund përmes lojërave, aktiviteteve dhe shëtitjeve së bashku! Çdo ditë ishte një mundësi për të mësuar diçka të re, për të forcuar vlerat e mira dhe për ta kaluar kohën në një ambient të ngrohtë e miqësor. Ky organizim u bë më i lehtë dhe më i këndshëm falë bashkëpunimit me mualimet Arlinda Lami, Florentina Maliqi dhe nxënësit e xhamisë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Gjatë këtyre ditëve ishte në vizitë edhe Koordinatorja Blerina Nazifi Asllani.

Në fund, secili prej tyre u vlerësua me nga një certifikatë për përkushtimin në mësime dhe sjelljen e mrekullueshme gjatë kursit.

Allahu e pranoftë këtë punë dhe i bëftë këta fëmijë prej atyre që e duan dijen dhe e zbatojnë atë.

Në Xhaminë e re në Pleshinë u mbajt një program i veçantë për nder të hyrjes në Kur’an të nxënësve: Trim Mustafa, Atik A...
02/06/2026

Në Xhaminë e re në Pleshinë u mbajt një program i veçantë për nder të hyrjes në Kur’an të nxënësve: Trim Mustafa, Atik Avdyli, Ajan Asllani dhe Amina Asllani.

Këta nxënës kanë ndjekur mësimet pranë mësueses Ardiana Hajra Bakolli, e cila me përkushtim dhe angazhim i ka udhëhequr në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të Kur’anit.

Në këtë manifestim ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e Departamentit të Gruas, znj. Blerina Nazifi Asllani, si dhe mualimja Teuta Boroci Jaha. Me këtë rast, znj. Blerina Nazifi Asllani përgëzoi mësuesen Ardiana Hajra Bakolli për punën dhe përkushtimin e saj në edukimin e nxënësve, duke uruar që këta fëmijë të mos ndahen kurrë nga Kur’ani dhe udhëzimet e tij.

Programi u pasurua me recitime, ilahi dhe pika të ndryshme artistike të përgatitura nga nxënësit e kësaj xhamie, duke i dhënë aktivitetit një atmosferë të veçantë shpirtërore dhe festive.

Lusim Allahun e Madhëruar që mësimet dhe udhëzimet e Kur’anit t’i shoqërojnë këta nxënës gjatë gjithë jetës së tyre, t’i bëjë prej atyre që e lexojnë, e kuptojnë dhe e zbatojnë atë në jetën e përditshme. Le të jetë kjo një nismë e bekuar dhe frymëzuese për të gjithë nxënësit e kësaj xhamie.

Urime nxënësve, familjeve të tyre dhe mësueses Ardiana Hajra Bakolli për këtë sukses të çmuar! 🤍📖🌹

Address

Këshilli I Bashkësisë Islame Ferizaj
Ferizaj

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i gruas - KBI Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share