Shoqata Hendifer

Shoqata Hendifer Shoqatë e personave me aftësi të kufizuar!

19/05/2026
27/10/2025

Çaste nga tri ditët e Kolonisë Artistike me artistë me aftësi të kufizuara dhe jo vetëm 🎨

25/10/2025
05/10/2025

🎨✨ Kolonia Artistike – Edicioni i Dytë! ✨🎨
Me artistë me aftësi të kufizuara nga mbarë Ballkani 💫

Ferizaj po përgatitet të mbushet me ngjyra, energji dhe histori frymëzuese!
Shoqata Hendifer hap thirrjen për pjesëmarrje në Koloninë Artistike 2025, një hapësirë ku arti bashkon, fuqizon dhe frymëzon. 🌈

🖌️ Këtë vit, edicioni i dytë sjell edhe më shumë krijimtari, bashkëpunim dhe përfshirje në një ambient ku çdo brushë ka zërin e vet.
📍 Ferizaj – lokacioni i saktë do të konfirmohet së shpejti.
📅 Aplikimet janë të hapura deri më 20 tetor 2025!

📋 Zgjidh gjuhën tënde dhe plotëso formularin e aplikimit:
🇦🇱 Shqip https://docs.google.com/forms/d/1hACbnfi3wO6n-VN-fWlmqJ2sfUpwqpDig3skUxSHTm4/edit
🇬🇧 English https://docs.google.com/forms/d/1xkCSsUwvL0D2EQI5_3IrUwmgbPy_hDXS0YlUYaoKTX4/edit
🇷🇸 Srpski https://docs.google.com/forms/d/1SKn1L4XsCyHwPhXIO5re_2guZdeeskyDIqP9XrzbTj0/edit

🖼️ Bëhu pjesë e këtij kapitulli artistik ku kreativiteti nuk njeh kufij!
🖼️ Ky aktivitet realizohet nga Shoqata Hendifer, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

11/04/2025

Një aktivitet i thjeshtë, por shumë i vlefshëm në terapinë logopedike!
Fëmija përputh ngjyrën e shfaqur në ekran me ngjyrën përkatëse në dysheme – duke zhvilluar kështu përqendrimin, kuptimin e udhëzimeve, njohjen dhe emërtimin e ngjyrave, si dhe koordinimin vizual-motorik. Mësimi bëhet më argëtues kur përfshin lëvizjen dhe lojën!

Ky aktivitet mundësohet nga disa djem të rinj nga qyteti ynë, të cilët kanë kontribuar anonimisht me pagën mujore. 🙏

Sot, me rastin e Dites së Pavarësisë së Kosovës, anëtarët e shoqatës sonë u mblodhën në terapinë e artit për një aktivit...
14/02/2025

Sot, me rastin e Dites së Pavarësisë së Kosovës, anëtarët e shoqatës sonë u mblodhën në terapinë e artit për një aktivitet të veçantë.

Nën udhëheqjen e profesor Ilmi Sadikut, zhvilluam një seancë kreative ku u angazhuam në vizatimin dhe ngjyrosjen e flamurit të Kosovës. Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të shprehur dashurinë dhe respektin për atdhenë tonë nëpërmjet artit.

Disa prej vizatimeve tona ishin të pasura me detaje simbolike dhe ngjyra që pasqyronin krenarinë dhe shpirtin e pavarësisë. Kjo ditë ishte një kujtim i bukur i rëndësisë historike dhe kulturore të Kosovës, duke i dhënë vlerë kësaj dite të shenjtë në mënyrën më kreative të mundshme.

Address

Rruga. Gjon Serreqi
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Hendifer posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Hendifer:

Share