Klubi Letrar "De Rada" - Ferizaj

Klubi Letrar "De Rada" - Ferizaj Klubi Letrar "De Rada" në Ferizaj, është themeluar në prill të vitit 1971.

02/10/2026

DKRS në bashkëpunim me Klubin letrar "De Rada" organizon takim me shkrimtarin dhe dramaturgun Stefan Çapaliku. Takimi do të mbahet të mërkurën, më 7 tetor, në orën 17:00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj!

Ju mirëpresim!

PËRMBYLLJA E EDICIONIT VIII TË PANAIRIT TË LIBRIT NË FERIZAJ Me tri aktivitete letrare u përmbyll dita e katërt dhe e fu...
09/08/2026

PËRMBYLLJA E EDICIONIT VIII TË PANAIRIT TË LIBRIT NË FERIZAJ

Me tri aktivitete letrare u përmbyll dita e katërt dhe e fundit e Edicionit të VIII-të të Panairit të Librit në Ferizaj, duke sjellë para publikut librin, autorët, poezinë, publicistikën dhe bashkëbisedimin për letërsinë.
Programi i ditës nisi me prezantimin e një prej veprave të autorit Aid el-Karni, botuar nga Shtëpia Botuese “Dëshmia”. Përmes një bashkëbisedimi me Ramadan Kashtanjevën, nga stafi i kësaj shtëpie botuese, publiku pati mundësi të njihej më nga afër me veprën, mesazhin e saj dhe veprimtarinë botuese të “Dëshmisë”.
Në aktivitetin e dytë u prezantuan tri autore ferizajase: Idajete Imeri, Blerta Tmava Veselaj dhe Bulëza Hysenaj Ademi. Përmes një bashkëbisedimi me udhëheqësen e aktivitetit, autoret folën për krijimtarinë e tyre, librat dhe përvojën e tyre letrare. Për veprën e Bulëza Hysenaj Ademit foli edhe Alban Hajrushi, ndërsa poezi nga krijimtaria e Blerta Tmava Veselajt interpretoi Safet Syla.
Aktiviteti përmbyllës i mbrëmjes iu kushtua gazetarit dhe publicistit Nehat Islami, me promovimin e librit të tij më të ri, “Gjarpri ilir lidh shekujt”, botuar nga Botimet DRINI.
Për librin dhe krijimtarinë shumëvjeçare të autorit folën Xheladin Rexhepi dhe Rexhep Maloku, ndërsa u lexua edhe vlerësimi i Avni Halimit. Përmes shkrimeve të mbledhura në këtë vëllim, libri sjell para lexuesit dekada të gazetarisë, kulturës dhe kujtesës historike shqiptare.
Promovimet dhe bashkëbisedimet e kësaj dite u udhëhoqën nga Zyrafete Shala.
Me këtë mbrëmje u mbyllën edhe aktivitetet letrare të Edicionit VIII të Panairit të Librit në Ferizaj.
Katër ditë me libra, autorë, botues, promovime e takime me lexuesit dëshmuan edhe një herë se panairi është më shumë sesa një hapësirë ku ekspozohen libra: është një vendtakim i njerëzve që i bashkon fjala e shkruar.
Klubi letrar “De Rada” falënderon autorëvt, botuesit, lexuesit, vizitorët dhe publikun që ishin pjesë e këtyre katër ditëve.

Fotot nga: Fatmir Vata

07/08/2026

Drita Zeka Miftari

07/08/2026

Zyrafete Shala

Në freskinë e pasditës së tretë të Panairit të Librit vazduan prezantimet edhe të dy librave nga zhanre të ndryshme;-Ant...
07/08/2026

Në freskinë e pasditës së tretë të Panairit të Librit vazduan prezantimet edhe të dy librave nga zhanre të ndryshme;
-Antologjia: Poezia Erotike Franceze, hartuar nga Hashim Baftiari- Shtëpia Botuese “Rezna”
-Triller Politik “Oborri” nga autori Doni Mehmeti - Shtepia Botuese “Olymp”

Fotot: Fatmir Vata dhe Laura Brahimi

Në drejtimin e znj.Zyrafete Shala, në prezencën e poezidashësve dhe në atmosferën festive të ditës së dytë gjatë Panairi...
06/08/2026

Në drejtimin e znj.Zyrafete Shala, në prezencën e poezidashësve dhe në atmosferën festive të ditës së dytë gjatë Panairit të Librit në Ferizaj, u bë prezantimi i dy librave me poezi.
- Libri i parë që u prezantua ishte ai i autorit Sherafedin Kadriu me titull “Kur vdesin ngjyrat”- Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”.
- Libri i dytë ishte nga autorja Naime Beqiraj me tilull “Mos i kallxo harrimit”- Shtëpia Botuese “Koliqi”.
Gjatë këtyre prezantimeve u ndanë vlerësime, vështrime kritike dhe lexime të përzgjedhura nga folës dhe lexues të ndryshëm.

Fotot: Fatmir Vata

Në orën 18 në Panairin e Librit  që po mbahet në Sheshin e Qytetit të Ferizajt prezantohet vëllimi me poezi "Kur vdesin ...
06/08/2026

Në orën 18 në Panairin e Librit që po mbahet në Sheshin e Qytetit të Ferizajt prezantohet vëllimi me poezi "Kur vdesin ngjyrat" i Sherafedin Kadriut. Ju mirëpresim!

Në orën 19 e 30 në Panairin e Librit  që po mbahet në Sheshin e Qytetit të Ferizajt ju presim në përurimin e librit të N...
06/08/2026

Në orën 19 e 30 në Panairin e Librit që po mbahet në Sheshin e Qytetit të Ferizajt ju presim në përurimin e librit të Naime Beqirajt.

Address

Gursel Dhe Bajram Sylejmani
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Letrar "De Rada" - Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Klubi Letrar "De Rada" - Ferizaj:

Shortcuts

Share