ROE

ROE Regional Organization for Education (ROE) është organizatë joqeveritare e regjistruar në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i OJQ-së sonë është ndikimi pozitiv në aktivizimin qytetar dhe në edukimin joformal të të rinjve të vendit tonë. ROE - Regional Organization for Education / Organizata Rajonale për Edukim është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse e regjistruar në Republikën e Kosovës falë ligjit Nr._06_L-043 Për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare e cila vepron kryesisht në qytetin e Ferizajt

. Qëllimi i organizatës sonë është, që me anë të trajnimeve, punëtorive dhe projekteve konkrete, të ndikojë në aktivizimin qytetar dhe në edukimin joformal të rinjve të qytetit dhe vendit tonë. Ne synojmë krijimin e një hapësire pozitive ku të rinjtë mund të mblidhen për të dhënë idetë dhe kontributin e tyre për përmirësimin e gjendjes së edukimit, kulturës, mirëqenies sociale dhe ekonomike të komunitetit tonë. Prandaj, ftohen të gjithë personat vullnetmirë që dëshirojnë të punojnë në këtë drejtim dhe kanë ndjenjën e përgjegjësisë kolektive në shoqëri, që të na bashkangjiten në kauzën tonë të drejtë për ndryshimin pozitiv të së ardhmes sonë të përbashkët.

Address

Ferizaj

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ROE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ROE:

Share