Shoqata Edukative ''Vllaznia''

Directions Website

Shoqata Edukative ''Vllaznia'' Shoqata Edukative "Vllaznia" është themeluar më datë 09.02.2001 si rezultat i nevojës për një organizatë edukative dhe kulturore.

Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli deri sa ata të ndryshojn veten

U mbajt tribuna me temë "Njeriu si arkitekt i vetes dhe i shoqërisë"Mbrëmë, më datë 25 tetor 2026, në Pallatin e Kulturë...
26/10/2026

U mbajt tribuna me temë "Njeriu si arkitekt i vetes dhe i shoqërisë"

Mbrëmë, më datë 25 tetor 2026, në Pallatin e Kulturës në fshatin Mateç, Shoqata Edukative "VLLAZNIA" organizoi një tribunë me ligjëruesin e njohur dr. Abdulkerim Bekar, kushtuar zhvillimit personal, ndërtimit të vetvetes dhe rëndësisë së vlerave në formimin e individit.

Gjatë tribunës u trajtua rëndësia e njohjes dhe ndërtimit të vetvetes mbi vlera të qëndrueshme, duke reflektuar mbi ndikimin e pritshmërive shoqërore në formimin e personalitetit dhe rolin e individit në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.

Pas tribunës, të pranishmit patën mundësi të inkuadrohen me pyetjet dhe komentet e tyre në lidhje me temën.

Kumanovë, 26.10.2026

Ju mirëpresim!
19/10/2026

Ju mirëpresim!

Vazhdojnë me sukses kurset e gjuhëve të huaja në kuadër të Shkollës për Edukim „Jakup Asipi“
03/10/2026

Vazhdojnë me sukses kurset e gjuhëve të huaja në kuadër të Shkollës për Edukim „Jakup Asipi“

Në kuadër të Shkollës për Edukim “Jakup Asipi”, po zhvillohen me shumë sukses kurset e Kuranit Famëlartë. Një mundësi e ...
26/09/2026

Në kuadër të Shkollës për Edukim “Jakup Asipi”, po zhvillohen me shumë sukses kurset e Kuranit Famëlartë. Një mundësi e bukur për fëmijët tanë që të mësojnë, të edukohen dhe të afrohen edhe më shumë me Fjalën e Allahut.

💚 Bëhuni pjesë edhe ju, fëmijë të dashur! ❤️

20/09/2026

"Vllaznia" në Gaza mbështet nxënësit në fillimin e vitit shkollor

Në një kohë kur familjet në Gaza po përballen me një krizë të rëndë humanitare, Vllaznia në Gaza ka ndërmarrë një nismë në mbështetje të nxënësve, duke ofruar çanta dhe mjete shkollore për fillimin e vitit të ri shkollor.
Kjo ndihmë synon të lehtësojë sadopak vështirësitë me të cilat përballen fëmijët dhe familjet e tyre, duke u mundësuar nxënësve të nisin vitin shkollor me mjetet e nevojshme për mësim.

Përmes kësaj nisme, Vllaznia në Gaza përcjell një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët që po përballen me kushte të vështira, duke u përpjekur t'u rikthejë sadopak shpresën dhe normalitetin në përditshmërinë e tyre.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë donatorët dhe kontribuuesit, pa mbështetjen e të cilëve kjo nismë nuk do të ishte e mundur.

Fillon kursi i Kuranit famëlartëShkolla për Edukim “Jakup Asipi” ka filluar me sukses edhe këtë vit mësimin e Kuranit.Ku...
05/09/2026

Fillon kursi i Kuranit famëlartë

Shkolla për Edukim “Jakup Asipi” ka filluar me sukses edhe këtë vit mësimin e Kuranit.
Kurset ofrohen falas dhe janë të përshtatura sipas shkollës dhe ndërrimit që ndjekin nxënësit, në mënyrë që pjesëmarrja të jetë sa më e përshtatshme për ta.

Ju informojmë se regjistrimi është ende i hapur për nxënës të rinj deri më 15 shtator 2026!

Ftojmë të gjithë të interesuarit që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e këtij programi edukativ.

"Vllaznia” ndan çanta dhe materiale shkollore për fëmijët në KumanovëNë prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026–20...
02/09/2026

"Vllaznia” ndan çanta dhe materiale shkollore për fëmijët në Kumanovë

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, Shoqata Edukative “Vllaznia” ka zhvilluar një aksion humanitar, duke shpërndarë dhjetëra çanta dhe materiale shkollore për nxënësit në nevojë. Aksioni u realizua në shkollat fillore të qytetit të Kumanovës, “Naim Frashëri” dhe “Bajram Shabani”, si dhe në shkollat e fshatrave Llopat dhe Sopot.

Me këtë rast, dhjetëra nxënës u pajisën me çanta dhe materiale të nevojshme shkollore, duke u mundësuar një fillim më të lehtë dhe më të dinjitetshëm të vitit të ri shkollor.

Përfitues të këtij aksioni ishin kryesisht fëmijë nga familje në gjendje të rënduar sociale, të cilët kanë nevojë për mbështetje shtesë në sigurimin e mjeteve bazë për procesin mësimor.

📚 Shoqata për Edukim “Vllaznia” uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor!J...
01/09/2026

📚 Shoqata për Edukim “Vllaznia” uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor!

Ju dëshirojmë një vit të mbarë, plot dije, suksese dhe arritje të reja. Qoftë çdo ditë e këtij viti një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur.

🎒 Shoqata për Edukim “Vllaznia”, në bashkëpunim me Komunën e Likovës, së fundmi realizoi shpërndarjen e çantave shkollore për nxënësit e klasave të ulëta në disa shkolla të Komunës së Likovës.

Shpërndarja e çantave u realizua nga Kryetari i Shoqatës për Edukim “Vllaznia”, z. Ajhan Abazi, Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, si dhe drejtorët e shkollave përkatëse.

Kjo nismë synon të mbështesë nxënësit dhe familjet e tyre në fillimin e vitit të ri shkollor dhe të kontribuojë në krijimin e kushteve sa më të mira për arsimim.

Shoqata për Edukim “Vllaznia” mbetet e përkushtuar për të mbështetur arsimin dhe nxënësit tanë. 📚🎒

Ju urojmë të gjithë nxënësve një vit të ri shkollor të mbarë dhe plot suksese! 🌟

“Regjistrimet filluan – fëmijë të dashur bëhuni pjesë e udhëtimit me Kuranin famëlartë.”
29/08/2026

“Regjistrimet filluan – fëmijë të dashur bëhuni pjesë e udhëtimit me Kuranin famëlartë.”

25/08/2026

Shoqata Vllaznia bartëse e Kampit Veror "Koxhaeli 2026" në Turqi

Shoqata Vllaznia ishte bartëse e Kampit Veror Koxhaeli 2026, i cili u realizua në Turqi me pjesëmarrjen e nxënësve dhe të rinjve nga disa qytete të Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti, i zhvilluar nga 10 deri më 17 gusht 2026, kishte për qëllim ofrimin e një programi të pasur dhe të kombinuar edukativ, kulturor, social, sportiv dhe rekreativ për fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës.

Në këtë aktivitet morën pjesë të rinj nga Kërçova, Tetova, Prilepi, Shkupi dhe Kumanova, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për shoqërim, bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave.

Gjatë pesë ditëve të kampit, pjesëmarrësit u angazhuan në një sërë aktivitetesh edukative, kulturore, sportive dhe shoqërore, si dhe në aktivitete në natyrë dhe vizita të ndryshme. Përmes këtij programi, të rinjtë patën mundësi të zhvillojnë aftësi të reja, të krijojnë miqësi dhe të njihen më nga afër me kulturën dhe traditat e vendit mikpritës.

Në kuadër të udhëtimit, gjatë kthimit u realizua edhe një ndalesë në Stamboll, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të vizitojnë shkurtimisht një nga qytetet më të rëndësishme kulturore dhe historike të Turqisë.

Si bartëse e këtij aktiviteti, Shoqata Vllaznia shpreh kënaqësinë për realizimin e suksesshëm të Kampit Veror Koxhaeli 2026 dhe për pjesëmarrjen e të rinjve nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.

Ky aktivitet përfaqëson një tjetër hap në angazhimin e Shoqatës Vllaznia për krijimin e mundësive të reja për fëmijët dhe të rinjtë, duke nxitur edukimin, bashkëpunimin, socializimin, zhvillimin personal dhe krijimin e miqësive të reja përmes aktiviteteve të përbashkëta.

Address

Hristian Todorovski Karposh 38
Kumanovo
1300

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Edukative ''Vllaznia'' posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share