05/11/2026
Pulse of Democracy – Pjesë e debatit për Strategjinë e Interkulturalizmit
Sot, Pulse of Democracy ishte pjesë e debatit mbi hartimin e Strategjisë së Interkulturalizmit, të mbajtur në ambientet e Qeverisë, nën organizimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Gjatë diskutimit u propozuan zgjidhje konkrete dhe qasje të qëndrueshme për ndërtimin e një strategjie reale, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, e cila nuk mbetet vetëm në dokumente, por reflektohet në politika publike, institucione dhe në jetën e përditshme të qytetarëve.
Interkulturalizmi nuk duhet të jetë vetëm një koncept institucional, por një vlerë që ndërtohet përmes dialogut, respektit të ndërsjellë, barazisë dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.
Pulse of Democracy mbetet e përkushtuar në promovimin e dialogut ndërkulturor, pjesëmarrjes qytetare dhe ndërtimit të një shoqërie ku diversiteti shihet si pasuri dhe burim i zhvillimit demokratik.
Nga dialogu drejt veprimit – për një interkulturalizëm që funksionon në praktikë.