Vizioni i Gjelbër / Green Vision

Call Directions Website

Vizioni i Gjelbër / Green Vision Green Vision is a NGO set up over the Network of Environmental Organizations in Vlore Albania.

With a success history of stopping 3 unlawful concessions and carrying out many other iniciatives. Strengthening the voice of citizens and addressing their concerns until problems are fully resolved.

🍂🌊 KARABURUN NË VJESHTË: NATYRA NUK I FSHEH DOT GJURMËT E NDOTJES!Ndryshojnë stinët, ndryshojnë peizazhet, por mbetjet q...
22/10/2026

🍂🌊 KARABURUN NË VJESHTË: NATYRA NUK I FSHEH DOT GJURMËT E NDOTJES!
Ndryshojnë stinët, ndryshojnë peizazhet, por mbetjet që përfundojnë në natyrë mund të qëndrojnë aty për vite të tëra.
📍 Në kuadër të projektit “Komuniteti në Veprim për Monitorimin e Plastikës në Pellgun e Vjosës”, realizuam monitorimin sezonal të vjeshtës të mbetjeve makroplastike në Karaburun, për të dokumentuar ndotjen dhe për të kuptuar më mirë ndikimin e saj në mjedisin detar.
🔬 Pse është kaq i rëndësishëm ky monitorim?
📊 85% e mbetjeve detare të regjistruara në vlerësimin evropian të plazheve përbëheshin nga plastika. Artikujt plastikë njëpërdorimësh përbënin një pjesë të konsiderueshme të mbetjeve të identifikuara.
🌊 Deti Mesdhe është veçanërisht i ekspozuar ndaj ndotjes plastike. Sipas UNEP/MAP, në Mesdhe vlerësohet se ndotim rreth 730 tonë mbetje plastike çdo ditë. Plastika përbën 95–100% të mbetjeve lundruese të regjistruara në det.
🐟Plastika kërcënon jetën detare. Kafshët mund t’i gëlltisin mbetjet ose të ngatërrohen në to, ndërsa fragmentimi i plastikës krijon mikroplastika që mund të përhapen në ekosisteme.
🍂 Çfarë na tregoi monitorimi i vjeshtës në Karaburun?
Përmes metodologjisë së standardizuar të monitorimit të mbetjeve makroplastike mbi 2.5 cm, ne regjistruam dhe klasifikuam mbetjet e gjetura, dokumentuam peshën dhe përbërjen e tyre dhe krijuam të dhëna që do të krahasohen me rezultatet e stinëve të tjera.
Kjo na ndihmon të kuptojmë më mirë ndryshimet sezonale dhe të ndërtojmë një bazë të dhënash për mbrojtjen e bregdetit.
💚Sepse të mbrosh natyrën nuk do të thotë vetëm ta pastrosh. Do të thotë të kuptosh pse ndotet dhe të veprosh që ndotja të mos përsëritet.
Karaburuni është një pasuri natyrore që kërkon përgjegjësi të përbashkët nga qytetarët, vizitorët, bizneset dhe institucionet.
Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit , i cili financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) dhe Environmental and Territorial Management Institute.







Rrjeti Kombëtar për Zhvillimin Rural, si pjesë e Rrjetit Evropian per Zhvillimin Rural, pranoi propozimin e Qendrës Vizi...
02/10/2026

Rrjeti Kombëtar për Zhvillimin Rural, si pjesë e Rrjetit Evropian per Zhvillimin Rural, pranoi propozimin e Qendrës Vizioni i Gjelbër për advokimin në implementimin e qasjes LIDER në zonat tona rurale në kuadër të përpjekjeve te vet qeverisë për të shkuar drejt BE.



🌊 Monitorimi sezonal i verës në Zvernec i ndotjes nga plastika!Gjatë sezonit të verës, ekipi i projektit “Komuniteti në ...
22/09/2026

🌊 Monitorimi sezonal i verës në Zvernec i ndotjes nga plastika!
Gjatë sezonit të verës, ekipi i projektit “Komuniteti në Veprim për Monitorimin e Plastikës në Pellgun e Vjosës” realizoi monitorimin sezonal të mbetjeve detare në plazhin e Zvernecit.
🔎 Në një segment prej 100 metrash, u identifikuan, klasifikuan dhe dokumentuan mbetjet makro detare mbi 2.5 cm, duke mbledhur të dhëna për numrin e mbetjeve, kategoritë, peshën dhe dokumentimin fotografik.
☀️ Monitorimi i verës është veçanërisht i rëndësishëm për të kuptuar ndikimin e rritjes së aktivitetit turistik në sasinë dhe llojet e mbetjeve që përfundojnë në bregdet.
Pas monitorimit u zhvillua edhe një aksion pastrimi, duke e lidhur mbledhjen e të dhënave shkencore me veprimin konkret në terren.
📊 Të dhënat e mbledhura do të kontribuojnë në analizën sezonale dhe në promovimin e praktikave për turizëm më të përgjegjshëm dhe më pak plastik.
🌱 Monitorojmë sot për të mbrojtur bregdetin nesër!
Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit , i cili financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) dhe Environmental and Territorial Management Institute.







10/09/2026

Zhvillimi rural sipas BE !

🌊 Çfarë na tregoi Karaburuni këtë verë?Karaburuni është një nga zonat më të bukura dhe më të rëndësishme natyrore të bre...
07/09/2026

🌊 Çfarë na tregoi Karaburuni këtë verë?
Karaburuni është një nga zonat më të bukura dhe më të rëndësishme natyrore të bregdetit shqiptar. Por pas bukurisë së tij fshihet një problem që nuk mund ta anashkalojmë: mbetjet plastike.
📍 Gjatë monitorimit sezonal të verës, ekipi ynë shkoi në terren për të parë, regjistruar dhe dokumentuar gjendjen e zonës së monitoruar.
Rezultati?
23 kg mbatje të grumbulluara.
Por pesha nuk është e vetmja gjë që na shqetëson.
Në mesin e tyre gjetëm shishe plastike, gota, pjata, kapakë, polistiren, kanaçe, ambalazhe, lodra plastike dhe shumë artikuj të tjerë.
Këto nuk janë thjesht mbetje.
🧴 Janë produkte të përdorura për pak minuta, por që mund të qëndrojnë në mjedis për shumë vite.
☀️ Dhe pikërisht gjatë verës, kur presioni i turizmit mbi bregdetin rritet, monitorimi bëhet edhe më i rëndësishëm.
Prandaj, ne nuk mjaftohemi me pastrimin.
🔎 Ne i numërojmë.
📋 I klasifikojmë.
⚖️ I peshojmë.
📊 I analizojmë.
🌊 Dhe i kthejmë në të dhëna që mund të na ndihmojnë të kuptojmë problemin.
Ky është qëllimi i monitorimit shkencor dhe citizen science: të mos flasim vetëm për ndotjen, por ta dokumentojmë atë me prova.
Monitorimi i verës është pjesë e ciklit tonë sezonal, i cili na lejon të krahasojmë të dhënat përgjatë vitit dhe të kuptojmë më mirë se si ndryshon ndotja plastike në kohë.
Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit , i cili financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) dhe Environmental and Territorial Management Institute.







🌿 Këtë pranverë, ekipi ynë realizoi monitorimin sezonal të mbetjeve plastike në Karaburun, në kuadër të projektit "Komun...
25/08/2026

🌿 Këtë pranverë, ekipi ynë realizoi monitorimin sezonal të mbetjeve plastike në Karaburun, në kuadër të projektit "Komuniteti në Veprim për Monitorimin e Plastikës në Pellgun e Vjosës"
Por këtë herë nuk shkuam në bregdet vetëm për të mbledhur mbetje.
🔎 Shkuam për t’i matur.
📊 Për t’i klasifikuar.
🧪 Për t’i dokumentuar.
🌊 Për të kuptuar nga vijnë dhe çfarë na tregojnë për presionin që ushtrimi i aktivitetit njerëzor i shkakton detit.
Monitorimi u realizua sipas Beach Macro Litter Monitoring Protocol (>2.5 cm), duke regjistruar sasinë, peshën dhe kategoritë e mbetjeve të gjetura në zonën e monitorimit. Kjo metodë na mundëson që të krijojmë të dhëna të krahasueshme ndërmjet stinëve dhe të kuptojmë më mirë dinamikën e ndotjes plastike.
Të dhënat e këtij monitorimi do të krahasohen me ato të dimrit dhe do të plotësohen me monitorimet e verës dhe vjeshtës, për të krijuar një panoramë të plotë vjetore të ndotjes plastike.
Sepse ajo që nuk matet, nuk mund të menaxhohet.
Dhe ajo që dokumentohet me të dhëna, mund të kthehet në vendimmarrje, politika dhe veprime konkrete.
💚 Ne besojmë se mbrojtja e Karaburunit dhe e gjithë vijës sonë bregdetare fillon duke njohur problemin, duke mbledhur prova dhe duke i kthyer qytetarët në pjesë të zgjidhjes.
Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit , i cili financohet nga EU Delegation to Albania dhe zbatohet nga Milieukontakt Albania dhe ETMI Albania.




lowplasticzone
cleanriverproject
CleanerSeas
PlasticWasteReduction

09/07/2026
03/07/2026
Një tjetër aktivitet pastrimi i bregdetit u zhvillua në kuadër të projektit "Komuniteti në Veprim për Monitorimin e Plas...
16/06/2026

Një tjetër aktivitet pastrimi i bregdetit u zhvillua në kuadër të projektit "Komuniteti në Veprim për Monitorimin e Plastikës në Pellgun e Vjosës" duke mbledhur së bashku të rinj vullnetarë dhe turistë që po shijonin ditën në plazh.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u angazhuan në pastrimin e zonës bregdetare nga mbetjet plastike dhe lloje të tjera mbetjesh, duke kontribuar drejtpërdrejt në ruajtjen e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm. Veçanërisht inkurajues ishte fakti që disa turistë, të cilët ndodheshin në plazh në atë moment, iu bashkuan spontanisht nismës sonë, duke treguar se mbrojtja e natyrës është një përgjegjësi e përbashkët që nuk njeh kufij.
Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit , i cili financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) dhe Environmental and Territorial Management Institute.







🌊♻️ Monitorimi sezonal i mbetjeve plastike!Në kuadër të projektit "Komuniteti në Veprim për Monitorimin e Plastikës në P...
29/05/2026

🌊♻️ Monitorimi sezonal i mbetjeve plastike!
Në kuadër të projektit "Komuniteti në Veprim për Monitorimin e Plastikës në Pellgun e Vjosës", realizuam monitorimin sezonal të pranverës të mbetjeve makro plastike (>2.5 cm) në zonat bregdetare të Vlorës, duke zbatuar Beach Macro Litter Monitoring Protocol, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian (MSFD dhe EMODnet).
Qëllimi i këtij procesi është mbledhja e të dhënave të besueshme dhe të krahasueshme mbi praninë e plastikës në bregdet, të cilat do të ndihmojnë në mbështetjen e vendimmarrjes lokale dhe kombëtare për reduktimin e ndotjes plastike dhe mbrojtjen e ekosistemeve tona.
Rezultatet e monitorimit do të publikohen së shpejti edhe për komunitetin, si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së ndërgjegjësimit dhe veprimeve konkrete për një bregdet më të pastër. 🌿🌍
Së bashku për më pak plastikë dhe më shumë kujdes për natyrën!
Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit , i cili financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) dhe Environmental and Territorial Management Institute.







Address

Vlorë
9401

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vizioni i Gjelbër / Green Vision posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Nearby non profit organizations