24/06/2019
THIRRJE E HAPUR PER ARTISTET RINJ
GALERIA VERORE
Agjencia e Demokracisë Vendore në Shqipëri (LDA Albania) ka kënaqësinë të shpallë thirrjen e hapur për artistët e rinj, duke i ftuar të paraqesin veprën e tyre të frymëzuar nga trashëgimia kulturore.
Kandidatët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të shfaqin / realizojnë artin e tyre gjatë '' Summer Pop-up Galleries/Galeria Verore '', organizuar në kuadër të projektit CLINK - Cultural heritage LINKing diversities in Europe - Trashëgimia Kulturore Ndërlidhja e Diversiteteve në Evropë, mbështetur nga programi i BE Evropa për Qytetarët.
''Summer Pop-up Galleries/Galeria Verore'' janë konceptuar si një shfaqje jo formale e artit publik që i jep përdorim të ri hapësirave publike, duke kontribuar kështu në identitetin e ri urban të qytetit. Galeritë inkurajojnë shikuesit për të bashkëvepruar me veprat e artit dhe kanë për qëllim të nxisin ide dhe diskutime rreth çështjeve relevante sociale.
'' Summer Pop-up Galleries/Galeria Verore '' do të organizohen në periudhën korrik-shtator 2019 në 9 komunitete brenda 6 vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Mostar, Prijedor, Zavidovići (Bosnja dhe Hercegovina), Subotica dhe Knjaževac (Serbi), Nikshiq Mali i Zi), Sisak (Kroaci), Heraklion (Greqi) dhe Vlorë (Shqipëri).
Kush mund të aplikojë?
Thirrja është e hapur për një gamë të gjerë të individëve dhe grupeve bashkëpunuese të artistëve të moshave 15-30 vjeç, që jetojnë në Shqipëri, në qytetin e Vlorës. Grupet joformale bashkëpunuese të artistëve duhet të përcaktojnë një udhëheqës të ekipit i cili do të aplikojë në emër të grupit. Prandaj, aplikacioni duhet të referojë të gjithë artistët e përfshirë dhe të dokumentojë CV-të e tyre përkatëse dhe Deklaratën e Përbashkët të Artistëve.(sipas kërkesës do t'ju dërgohet me email)
Pranueshmëria dhe kushtet
• Të gjitha profilet e artistëve dhe të gjitha formave të artit janë të pranueshme (artet e bukura, artet e rrugës, grafika, fotografitë, instalimet, poezitë, literaturat, muzika, teatri, valle, film / video, shfaqje të lehta, bashkim i formave të artit dhe / forma të tjera të shprehjes artistike)
• Vepra e artit duhet të jetë në përputhje me temën e përgjithshme të thirrjes - trashëgimia kulturore (e prekshme dhe / ose jomateriale) e vendit të tyre, ruajtja, promovimi dhe përdorimi i qëndrueshëm
• Të gjitha format e artit / veprat e paraqitura duhet të jenë gati për t'u kryer ose instaluar
Mbështetje logjistike
Në përputhje me propozimet e zbatimit të aktivitetit të projektit CLINK, LDA Albania do të ofrojë mbështetje logjistike për artistët e përzgjedhur në organizimin e shfaqjes së tyre të artit në kuadër të'' Summer Pop-up Galleries/Galeria Verore ''
Si të aplikoni?
Ju lutemi të dorëzoni të plotësuar me Deklaratën e Artistit dhe CV-në dhe t'i dërgoni dokumentet me e-mail: [email protected]
Të gjitha informatat shtesë mund të kërkohen deri më 21 qershor 2019 nëpërmjet adreses së emalit [email protected]
Thirrja është e hapur: 6 qershor - 30 qershor 2019