Federata e Familjes & W - CARP Vlorë

Federata e Familjes & W - CARP Vlorë Federata e Familjes për Paqe Botërore & W-CARP Vlorë

Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim (FFPBB) është degë e FFWPU International, një organizatë ndërkombëtare që përbëhet nga familje që përpiqen të mishërojnë idealin e dashurisë së vërtetë dhe të ndërtojnë një botë paqeje dhe bashkimi midis të gjithë popujve, racave dhe besimeve, bazuar në vizionin e Reverend Sun Myung Moon të përmbledhura në Parimin Hyjnor. FFPBB u themelua në 1997 n

ë mënyrë që të zgjerojë misionin dhe vizionin e Lëvizjes së Unifikimit për të krijuar një aleancë të njerëzve që kanë vizionin e përbashkët të ndërtimit të familjeve me në qendër Zotin, si baza për komunitete të shëndetshme, shoqëri të qeta dhe një botë paqësore. Shoqata Universitare për Studimin e Parimit (CARP) është degë e “FFWPU International”, një organizatë ndërkombëtare që përbëhet nga të rinj vizionarë, entuziastë dhe të vendosur për të ndërtuar një botë pa dallim midis popujve, racave dhe besimeve. W – CARP thekson Dashurinë e Vërtetë, si baza për komunitete të shëndetshme, shoqëri të qeta dhe një botë paqësore. W – CARP synon trajnimin e të rinjve dhe edukimin e tyre jo vetëm si lidera të së tashmes, por si lidera të së ardhmes. Vizioni i CARP është mbështetja e të rinjve për të pasur një kuptim më të thellë për veten e tyre dhe për të kuptuar kapacitetin për të marrë përgjegjësi në zhvillimin botëror dhe drejtimin e saj. Mësimet e W – CARP nuk janë ëndrra me sy hapur, ato janë mësime dhe trajnime praktike të cilat shoqërojnë zhvillimin e kapacitetit tek gjithësecili.

Address

Adresa, Rruga;”Ismail Qemali”, Ndërtesa 62, Hyrja 11, Apartamenti 7
Vlorë
9401

Opening Hours

Monday 10:00 - 18:00
Tuesday 10:00 - 18:00
Wednesday 10:00 - 18:00
Thursday 10:00 - 18:00
Friday 10:00 - 18:00
Saturday 10:00 - 18:00
Sunday 10:00 - 18:00

Telephone

+355695283334

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Familjes & W - CARP Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Federata e Familjes & W - CARP Vlorë:

Share