Këshilli i Bashkësisë Islame - Prizren

Directions Website Contact the organization

Këshilli i Bashkësisë Islame - Prizren Këshilli i Bashkësisë Islame - Council of Islamic Community - Odbor Islamske Zajednice - İslam Birliği Kurulu - Prızren

25/10/2026

NJOFTIM

Duke filluar nga mesnata bëhet ndërrimi i orës.
Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta prapa, andaj rrjedhimisht edhe oraret e faljes së namazëve do të ndryshojnë.

🕒 Kohët e namazit për nesër, e diele – 25.10.2026

🌙 Imsaku: 4:20
☀️ Lindja e Diellit: 5:55
☀️ Dreka: 11:24
☀️ Ikindia: 14:21
🌔 Akshami: 16:46
🌑 Jacia: 18:17

KBI-Prizren, 20 tetor 2026Dje më datë 19 tetor 2026, Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Tivarit, Mr. Mujdin e...
20/10/2026

KBI-Prizren, 20 tetor 2026

Dje më datë 19 tetor 2026, Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Tivarit, Mr. Mujdin ef. Milaimi e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Ai u mirëprit nga kryetari i KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe zyrtarët e tjerë të administratës.

Ishte një takim konstruktiv, ku u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy këshillave, forcimin e komunikimit si dhe mundësitë për realizimin e projekteve të ndryshme të përbashkëta.

Vizita kaloi në frymë tërësisht vëllazërore, edhe për faktin se kryeimami Milaimi është nga Kosova.

09/10/2026

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti ka mbajtur sot hytben e xhumasë në Xhaminë "Sinan Pasha" në Prizren. Ai para besimtarëve ligjëroi temën "Besimi dhe ibadeti ruajnë natyrshmërinë e pastër njerëzore".

16/09/2026

DEKLARATË E MYFTIUT TË KOSOVËS
ME RASTIN E VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË

Të dashur vëllezër e motra,
Vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara të Tribunalit në Hagë është juridikisht i kontestueshëm, i ndikuar politikisht dhe, sipas vlerësimit tonë, në mospërputhje të plotë me standardet e një procesi të drejtë, të paanshëm dhe të barabartë ligjërisht.
Ky vendim, vlerësojmë se rrezikon të shërbejë si një mjet për relativizimin e krimeve të kryera nga Serbia në vendin tonë, krime këto që përbëjnë një kapitull të pashlyeshëm dhe të dokumentuar të historisë sonë të afërt.
As vendimi i sotëm, e asnjë vendim tjetër në të ardhmen, nuk mund ta tjetërsojë të drejtën tonë legjitime për të mbrojtur të vërtetën historike, dinjitetin e viktimave dhe epopenë e luftës sonë për liri dhe pavarësi, e as nuk mund ta zbehë sakrificën sublime të atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës.
Të dashur qytetarë,
Në këto momente të rëndësishme, si çdo herë tjetër, ne qëndrojmë palëkundshëm në mbështetje të çlirimtarëve tanë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë pjekuri qytetare dhe përgjegjësi të lartë, të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin, të jenë pranë çlirimtarëve dhe në krah të vlerave të luftës, dhe të kontribuojnë në forcimin, konsolidimin dhe funksionalizimin e shtetit tonë.
Beteja jonë për drejtësi dhe për mbrojtjen e dinjitetit dhe pafajësisë së çlirimtarëve tanë nuk përfundon këtu. Ne besojmë në pastërtinë e luftës sonë çlirimtare të prirë nga UÇK-ja, besojmë në kontributin dhe integritetin e prijësve dhe udhëheqësve të saj, si dhe në të drejtën e tyre për një proces gjyqësor të drejtë, objektiv, të paanshëm dhe në përputhje me standardet më të larta universale të drejtësisë.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e saj!

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Kryetari i KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi,  Kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe zyrtarët e tjerë të administratës duke...
16/09/2026

Kryetari i KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi, Kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe zyrtarët e tjerë të administratës duke e përcjellur direkt shpalljen e aktgjykimit në Hagë, nga selia e KBI-Prizren

Me vendim të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, në shenjë solidariteti me çlirimtarët e Kosovës dhe në prag të vendim...
16/09/2026

Me vendim të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, në shenjë solidariteti me çlirimtarët e Kosovës dhe në prag të vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, në minaret e xhamive të Kosovës është vendosur flamuri i UÇK-së – flamuri i luftës dhe i lirisë.

Nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi!

UÇK – përherë simbol i lirisë së Kosovës!

P.S.
Foto nga xhamitë e Prizrenit!

16/09/2026

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, më 15 shtator 2026, ka marrë vendim që të gjitha institucionet e Bashkësisë Islame të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Me këtë vendim, në objektet e xhamive dhe mesxhideve, përveç hapësirave të rregullta, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e tyre.

Në vendim thuhet se ky veprim shërben si shenjë organizimi, solidariteti dhe nderimi për luftën e drejtë të UÇK-së, duke iu bashkuar urimit dhe shpresës që të gjithë të akuzuarit të lirohen nga aktakuzat e ngritura ndaj tyre dhe të shpallen të pafajshëm.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar të gjitha Këshillat e Bashkësisë Islame, drejtuesit e institucioneve arsimore, si dhe imamët dhe nëpunësit e xhamive në mbarë vendin. Vendimi, i nënshkruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, hyn në fuqi menjëherë.

KBI-Prizren, 14 shtator 2026Me mallëngjim, me lojëra e ëmbëlsira të ndryshme, pardje më datë 12 shtator 2026, filloi vit...
14/09/2026

KBI-Prizren, 14 shtator 2026

Me mallëngjim, me lojëra e ëmbëlsira të ndryshme, pardje më datë 12 shtator 2026, filloi viti i ri shkollor “Mektebi 2026 / 2027”, në nivel të xhamive të komunës së Prizrenit.

KBI-Prizren, imamët, mësueset fetare (mualimet) dhe Këshillat e xhemateve, tashmë i kanë bërë përgatitjet për një vit shkollor të suksesshëm.

Meqë në të njëjtën ditë rastisi ‘Marshi për liri’, imamët e mualimet ia kushtuan disa minuta për rëndësinë e vlerave të luftës çlirimtare.

E për t’i uruar nxënësit, kryetari i KBI-Prizren Valon ef. Ibrahimi dhe kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, vizituan disa prej mektebeve ku patën rastin nga afër që t’i përgëzojnë nxënësit, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese akoma më të mëdha në vitin e ri shkollor.

Shumë urime viti i ri shkollor “Mektebi 2026 / 2027”!

P.S.
Afati për regjistrim në Mekteb mbetet i hapur deri më datë 19 shtator 2026.

09/09/2026
FTESË(Regjistrimi i nxënësve të ri në Mekteb, Niveli i Parë)Të nderuar prindër, Ju ftojmë që t’i regjistroni fëmijtë në ...
05/09/2026

FTESË

(Regjistrimi i nxënësve të ri në Mekteb, Niveli i Parë)

Të nderuar prindër,

Ju ftojmë që t’i regjistroni fëmijtë në Mekteb.

Mëso fenë, bëhu shembull!

Viti i ri shkollor në Mekteb 2026/2027, për të tri nivelet (I-II-III), do të fillojë më datë 12 shtator 2026 (e shtunë), në të gjitha mektebet e xhamive të komunës së Prizrenit.

Urime Viti i Ri shkollor në Mekteb!

Address

Rr. Bajraklia, Nr. 17
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00
Saturday 08:00 - 15:00
Sunday 08:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Bashkësisë Islame - Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Këshilli i Bashkësisë Islame - Prizren:

Shortcuts

Share