Klubi Studentor "TIT" - Universiteti "Ukshin Hoti"

Directions Website Contact the organization

Klubi Studentor "TIT" - Universiteti "Ukshin Hoti" Klubi Studentor "TIT" i krijuar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prizrenit "Ukshin Hoti"

📢 Me datën 03.06.2024, nga ora 10:30 deri në 12:30, Klubi Studentor "TIT" në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karr...
29/05/2024

📢 Me datën 03.06.2024, nga ora 10:30 deri në 12:30, Klubi Studentor "TIT" në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës dhe Alumni në Universitetin e Prizrenit (UPz) do të organizojë një punëtori të veçantë për studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FShJM) dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike (FShK)!

🎓 Gjatë kësaj punëtorie, do të mësoni:
✅ Si të hapni dhe optimizoni llogarinë tuaj në LinkedIn.
✅ Si të përdorni LinkedIn për të gjetur punë dhe për të promovuar arritjet tuaja.
✅ Si të krijoni dhe zgjeroni rrjetin tuaj profesional për të ndihmuar në zhvillimin e karrierës suaj.

🗓 Data: 03.06.2024
🕒 Koha: 10:30 - 12:30
📍 Vendi: FSHJM/Salla Amfiteatrit

📍 Gjithashtu në secilin objekt në Universitetin e Prizrenit janë të vendosur posterat ku gjendet edhe QR-Code përmes të cilit mund të bëni regjistrimin për të rezervuar vendin tuaj!

Mos e humbisni këtë mundësi për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe për të përgatitur veten për tregun e punës! 🌟

Klubi i Studenteve “TIT” mbajti aktivitetin e radhës në kampusin e Universitetit të Prizrenit, bashkërisht me Private Se...
24/04/2024

Klubi i Studenteve “TIT” mbajti aktivitetin e radhës në kampusin e Universitetit të Prizrenit, bashkërisht me Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education.

Në panelin e diskutimit me temë “AI IN TECHNOLOGY / INTELIGJENCA ARTIFICIALE NË TEKNOLOGJI”, shkëmbyem mendime rreth benefiteve dhe sfidave nga inteligjenca artificiale dhe dëgjuam perspektivën e ekspertëve të ftuar.

Klubi i Studentëve “TIT”

Të shtunën më 20 prill, nga ora 13:00, Klubi i Studentëve "TIT" në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në bashkëpunim me...
16/04/2024

Të shtunën më 20 prill, nga ora 13:00, Klubi i Studentëve "TIT" në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në bashkëpunim me Private Sector Partnership to Strengthen Higher Education, ka organizuar mbajtjen e një Paneli të Diskutimit me temë "AI IN TECHNOLOGY / INTELIGJENCA ARTIFICIALE NË TEKNOLOGJI".

Sot jemi dëshmitarë se si inteligjenca artificiale e ka shumëfishuar peshën e ndikimit të teknologjisë në shoqëri, biznes dhe jetë. Avancimi që sjell ajo për teknologjinë është kurioziteti ynë dhe tema që ne kemi vendosur ta diskutojmë bashkë. Kjo aq më mirë me njohës të fushës, me të cilët do të shpalosim diskutime përplot, do të pyesim për temën dhe interesohemi për të ardhmen e këtij raporti dhe kufijve që ka në glob.

Ju mirëpresim!
Klubi i Studentëve "TIT"

Ju ftojmë të merrni pjesë në një workshop në lidhje me sigurinë kibernetike, që mbahet më 27 mars 2024 në sallën 432 në ...
22/03/2024

Ju ftojmë të merrni pjesë në një workshop në lidhje me sigurinë kibernetike, që mbahet më 27 mars 2024 në sallën 432 në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prizrenit.

Ligjërues të këtij workshopi janë studentët e FSHK: Petrit Bajraktari dhe Florian Kabashi

Ky workshop u krijua për t'i informuar studentët rreth sigurisë kibernetike dhe të bëjnë një trajnim bazik rreth saj se si mund të mbrohen prej keqpërdorusve por edhe si të kryejn sulme te thjeshta bazike

Vendosja është e kufizuar, kështu që ju lutemi të rezervoni vendin tuaj sa më parë në linkun më poshtë ose në QR-kodin në poster.

Linku per rezervim:https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc8jCsJ-LCeZAb-eGJA2usHZ9B1gGgzZUjnRkpOWJHguO_VjA/viewform?usp=sf_link

Ju faleminderit!

Me respekt,
Klubi Studentor "TIT"

01/03/2024
Ju ftojmë të merrni pjesë në një panel diskutues në lidhje me programimin në biznes, që mbahet më 29 shkurt 2024 në Amfi...
27/02/2024

Ju ftojmë të merrni pjesë në një panel diskutues në lidhje me programimin në biznes, që mbahet më 29 shkurt 2024 në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prizrenit.

Të ftuarit e panelit janë:
Jeton Pashtriku: Business Development Manager at Makerspace Innovation Center.

Mimoza Cena-Sokoli:Co-founder and CEO of MyDasma

Ersan Palicko: Drejtor Menaxhues i Casper Scooter - Startup i inkubatorit "Idea-to-scale")

Bashkohuni për të dëgjuar përvojat dhe mendimet e tyre në lidhje me implementimin e programimit në biznes dhe për të diskutuar rreth sfidave dhe mundësive në këtë drejtim.

Vendosja është e kufizuar, kështu që ju lutemi të rezervoni vendin tuaj sa më parë në linkun më poshtë ose në QR-kodin në poster.

Linku per rezervim:https://forms.gle/xDc4f5aLw93HzFvy8

Ju faleminderit dhe presim me padurim takimin tuaj në panelin diskutues!

Me respekt,
Klubi Studentor "TIT"

Address

Rruga E Shkronjave
Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Studentor "TIT" - Universiteti "Ukshin Hoti" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Klubi Studentor "TIT" - Universiteti "Ukshin Hoti":

Shortcuts

Share