Shoqata e Pensionistëve të TMK FSK & Simpatizantëve ELITA

Directions

Shoqata e Pensionistëve të TMK FSK & Simpatizantëve ELITA Shoqatë e Pensionistëve të TMK/ FSK dhe Simpatizantëve

Vizitë e Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj në selinë e Degës VI të Neredimes të Shoqatës “ELITA”Sot, patëm kë...
14/10/2026

Vizitë e Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj në selinë e Degës VI të Neredimes të Shoqatës “ELITA”

Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në zyrat e Degës VI të Neredimes të Shoqatës “ELITA” në Ferizaj, kryetarin e Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj, z. Afrim Kurti, së bashku me stafin e tij.

Fillimisht, mysafirët u pritën nga përfaqësuesit e Degës VI të Neredimes: z. Naim Sylejmani, përfaqësues i selisë qendrore të Shoqatës “ELITA”; z. Imri Azemi, kryetar i degës, dhe z. Herton Hoxha, sekretar i saj, të cilët u njohën me misionin, veprimtarinë dhe strukturën organizative të Shoqatës “ELITA”. Gjatë takimit ata diskutuan edhe për aktivitetet e Degës VI të Neredimes, si dhe me planet dhe objektivat e saj për të ardhmen.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe mundësia e bashkëpunimit ndërmjet Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” dhe Shoqatës “ELITA”, me qëllim forcimin e partneritetit dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Në këtë kuadër, u shpreh gatishmëria që në të ardhmen e afërt ky bashkëpunim të formalizohet përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të përvojave dhe zhvillimit të nismave të përbashkëta, në funksion të përmbushjes së misionit dhe objektivave të të dyja organizatave.

Bashkëpunimi, komunikimi dhe angazhimi i përbashkët janë çelësi i suksesit të qëndrueshëm!

Më 9 tetor 2026, Shoqata “ELITA” me ftesë të Drejtorit të DMSH z. Enver Shabani  në Komunën e Gjilanit, nën udhëheqjen e...
10/10/2026

Më 9 tetor 2026, Shoqata “ELITA” me ftesë të Drejtorit të DMSH z. Enver Shabani në Komunën e Gjilanit, nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Karadakut z. Selami Bejta, mori pjesë në ushtrimin e përbashkët ndërkombëtar ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe qytetit Sioux City, Iowa (SHBA), të zhvilluar përmes videokonferencës me QOE.

Në emër të Shoqatës “ELITA” morën pjesë z. Selami Bejta, kryetar i Degës së Karadakut, z. Estref Uruqi, nënkryetar i degës dhe z. Imri Azemi, Kryetar i Degës së Nerodimes. Në ushtrim morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e drejtorive komunale, Policia e Kosovës, Zjarrfikësve, Kryqit të Kuq dhe Qendrës së Thirrjeve 112 (AME) nën udhëheqjen e Drejtorit të DMSH z. Enver Shabani.

Tema kryesore ishin përmbytjet dhe menaxhimi i situatave emergjente.
Përfaqësuesit e Shoqatës “ELITA” kontribuuan si vëzhgues, duke dhënë komente, vlerësime dhe këshilla profesionale.

Ushtrimi përfundoi me analizë të përbashkët dhe me shprehjen e interesit për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e kontakteve të mëtejme. Pjesëmarrja e Shoqatës “ELITA” kontribuoi në shkëmbimin e përvojave dhe në avancimin e përgatitjeve për reagim ndaj situatave emergjente jo vetëm në kuadër të kësaj komune, por edhe në nivel vendi.

Kryesia e Degës së Pashtrikut, në vazhdën e aktiviteteve të bashkëpunimit me institucionet lokale, zhvilloi takim pune m...
30/09/2026

Kryesia e Degës së Pashtrikut, në vazhdën e aktiviteteve të bashkëpunimit me institucionet lokale, zhvilloi takim pune me Zv.komandantin dhe njëherit Komandantin e Batalionit për Intervenim në Brigadën e Zjarrfikësve në Prizren, z. Ardian Muja dhe Shefin operativ të kësaj brigade z. Sejfulla Berisha.

Palët, përveç tjerash, u zotuan për afrimin edhe më të ngushtë të bashkëpunimit krahë njëra-tjetrës në rast nevoje për të mirën e vendit dhe qytetarëve të kësaj komune.

Dega e VI e SHP të TMK/FSK “ ELITA” në kuadër të  planit të Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë se Shërbimeve Publike (...
23/09/2026

Dega e VI e SHP të TMK/FSK “ ELITA” në kuadër të planit të Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë se Shërbimeve Publike ( Sektori i Sigurisë) dhe me iniciative të policisë së Kosovës- stacionit në Ferizaj kanë realizuar ushtrimin “Vjeshta 26”, për testim te planeve emergjente të shkollave SHFMU “Tefik Çanga” ku u inskenua zjarri në ndërtesë, kurse në SHM Gjimnazi Shkencorë “Kuvendi i Arbrit” u inskenua një evakuim në rast tërmeti.

Këtij ushtrimi i ka paraprirë një përgatitje paraprake përmes punëtorive me aktoret pjesëmarrës të ushtrimeve, ku SHP TMK/“ELITA” ka pasur barrën për përgatitjen e skenarëve dhe ka mbikëqyrë ekzekutimin e ushtrimit e paraprakisht mbështetje dhe ndihmë në përpilimin e planeve të menaxhimit të emergjencave në shkolla ( Plani i Evakuimit). Në fund është bërë një analizë pasvepruse dhe janë identifikuar heshtjet që duhen rishikuar në planet e evoluimit.

Në këtë ushtrim ishin të përfshirë DKA Ferizaj, Sektori i Sigurisë, Policia e Kosovës Drejtoria Regjionale Ferizaj, Zjarrfikësit Ferizaj dhe Kryqi i kuq i Kosovës, në cilësinë e mysafirit ishte edhe Kryetari i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj.
Në këtë aktivitet ishin të angazhuar në role të ndryshme rreth 300 pjesëmarrës ( personel) si dhe një numër nga makineritë dhe mjetet motorike të institucioneve te sigurisë.

Në hapësirat e objektit të Komunës së Prizrenit, Kryetari i Degës së Pashtrikut z. Agron Tafaj i shoqëruar nga kryesia e...
22/09/2026

Në hapësirat e objektit të Komunës së Prizrenit, Kryetari i Degës së Pashtrikut z. Agron Tafaj i shoqëruar nga kryesia e degës, zhvilluan takim pune me Drentorin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca pranë kësaj komune z. Sead Arifi dhe Komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve z. Flamur Hoti.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit të sinqertë për të mirën e vendit dhe qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Të gjitha palët u zotuan për bashkëpunimin dhe përkrahjen e pashoqe në mes palëve në rast nevoje.

Jo në emër të popullit të Kosovës!Anëtarët e Shoqatës ,,ELITA", janë thellësisht të zhgënjyer me vendimin politik të Dho...
16/09/2026

Jo në emër të popullit të Kosovës!

Anëtarët e Shoqatës ,,ELITA", janë thellësisht të zhgënjyer me vendimin politik të Dhomave të Specializuara në Hagë, që haptazi kanë devijuar nga parimet e drejtësisë.

Ky vendim, nuk ka bazë juridike as në të drejtën vendore e në shpërputhje të plotë me parimet e të drejtës ndërkombëtare.

Andaj Shoqata ,,ELITA", në emër të anëtarëve të sajë, publikisht deklaron që, nuk pajtohet me këtë vendim. Dhe haptaz themi:

Jo në emrin tonë!

11/09/2026

Shoqata ,,ELITA" perkrahë Marshin i lirisë në Qytetin e Prishtinës me 12 shtator 2026, për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen padrejtësishtë në Hagë.

Shoqata ,,Elita" përfundoi aktivitetin e saj dy ditor sipas planifikimit vjetor të aktiviteteve, e vendosur në objektin ...
06/09/2026

Shoqata ,,Elita" përfundoi aktivitetin e saj dy ditor sipas planifikimit vjetor të aktiviteteve, e vendosur në objektin e Shoqatës së Bjeshkatarëve ,,Haxhi Bedridin Isaja" në Prizren.

Ky aktivitet u manifestua me fushim dhe marshim, duke vizituar edhe majat e bjeshkëve në Vargmalet e Sharrit, filluar nga Maja e Bulecit, si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e emergjencave dhe sigurisë për ngritjen e kapaciteteve në komuna.

Në këtë kampim, përveç anëtarëve të shoqatës sonë, morën pjesë edhe institucionet lokale dhe shoqatat e ndryshme joqeveritare të vendit me të cilat ka bashkëpunim të ngushtë, si: Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit z. Enver Shabani dhe stafi i tij; Përgjegjësi i Sektorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Ferizajit z. Skender Kurti; Kryetari i Shoqatës ,,Çamëria" Dega në Kosovë z. Besim Dinolli; Presidenti i Klubit Rotarian në Ferizaj z. Astrit Mustafa; Kryetari Klubit të Gazetarëve ,,Haki Braha" në Ferizaj z. Afrim Kurti; si dhe Kryetari i Shoqatës së Bjeshkatarëve ,,Haxhi Bedridin Isaja" në Prizren z. Salim Xhejlani.

Të gjithë pjesëmarrësit, u zotuan për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushat e caktuara, si dhe organizime të tilla me mosha të ndryshme, në të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Në hapësirat e objektit të Komunës së Gjilanit, Kryetari i Degës së Karadakut z. Selami Bejta e z. Estref Uruçi,  z. Imr...
07/08/2026

Në hapësirat e objektit të Komunës së Gjilanit, Kryetari i Degës së Karadakut z. Selami Bejta e z. Estref Uruçi, z. Imri Aemi dhe z. Naim Sylejmani, zhvilluan takim pune me Drentorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim pranë kësaj komune z. Enver Shabani me stafin e tij, z. Fadil Kajtazi, z. Hazir Mustafa dhe znj. Yllka Ibrahimi, në pjesēmarrjen të administratorëve të fshatrave , këshillave drejtues dhe përfaqësuesve të OJQ - ve ( shoqata e gjuetarëve, peshkatarëve dhe shoqata e alpinistëve) të Gjilanit.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit të sinqertë për të mirën e vendit dhe qytetarëve të Komunës së Gjilanit, duke rezoltuar me pajtimin e te gjithë pjesēmarrësve në formimin e grupeve vullnetare për emergjenca dhe kërkim shpëtim në raste të fatkeqësive të ndryshme në fshatrat dhe qytetin e Gjilanit.

Të gjitha palët u zotuan për përkrahjen dhe ndihmën e pashoqe në realizimin e kësaj iniciative.

Në hapësirat e zyreve  të SHP TMK/FSK dhe Simpatizantëve - “ELITA”- Dega e Nerodimës në Ferizaj, kryetari i kësaj dege z...
04/08/2026

Në hapësirat e zyreve të SHP TMK/FSK dhe Simpatizantëve - “ELITA”- Dega e Nerodimës në Ferizaj, kryetari i kësaj dege z. Imri Azemi, priti në takim Kryetarin e Kuvendit Rinor të Ferizajit z. Drini Parllaku dhe Kryetaren e Nderit të Kuvendit të Rinjëve të Ferizajit znj. Laureta Osmani.

Ata u njohën me misionin e Shoqatës “ELITA”, veprimtarinë, projektet e realizuara dhe synimet në të ardhmën. Palët u zotun për një bashkëpunim të ngushtë në projektet ku përputhen misionet në ndihmë të qytetarëve dhe vendit. Zotimin së shpejti do ta kurorëzoj edhe nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi mes të dyja palëve.

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Pensionistëve të TMK FSK & Simpatizantëve ELITA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share