19/04/2026
Gjatë kësaj jave u mbajt me sukses takimi vetëdijesues për hemofilinë, i organizuar nga organizata jonë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit për këtë gjendje.
Ky aktivitet tashmë është pasqyruar edhe nga mediat, për çka i falënderojmë për mbështetjen dhe vëmendjen e dhënë.
Falënderojmë përzemërsisht të gjithë doktorët dhe profesionistët shëndetësorë për kontributin dhe angazhimin e tyre të çmuar, si dhe të gjithë të pranishmit që morën pjesë dhe e bënë këtë takim të suksesshëm.
Së bashku vazhdojmë të rrisim vetëdijen dhe të mbështesim komunitetin tonë. 🤍
Takim vetëdijesues për hemofilinë