15/07/2026
Vizitë zyrtare te Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj
Në kuadër të fillimit të vitit rotarian 2026–2027, Presidenti i Rotary Club Macadam Prizren, Arbnor Morina, së bashku me Sekretaren e klubit, Krenare Mati, dhe anëtaren Valtida Shukriu, zhvilluan një takim zyrtar me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.
Takimi u zhvillua në frymën e partneritetit dhe shërbimit ndaj komunitetit, ku u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e iniciativave të përbashkëta që adresojnë nevojat e qytetarëve dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit tonë.
Rotary beson se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, organizatave dhe qytetarëve krijon mundësi për ndryshime pozitive dhe me ndikim afatgjatë. Në këtë frymë, Rotary Club Macadam Prizren mbetet i përkushtuar ndaj misionit të Rotary International – “Service Above Self” (Shërbimi mbi Veten) – duke promovuar projekte që forcojnë solidaritetin, zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit.
Shprehim mirënjohjen tonë për Kryetarin Shaqir Totaj për mikpritjen, dialogun e hapur dhe gatishmërinë për të ndërtuar partneritete që krijojnë vlerë për qytetin e Prizrenit.
Together, we create hope and lasting impact.
🌍💙