Shoqata MATI

Call Directions Website Contact the organization

Shoqata MATI Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata MATI, Nonprofit Organization, 293 Bay 20th Street 1st Fl, Brooklyn, NY.

INTERNATIONAL DAY OF ACTIONLiri për Çlirimtarët!  We believe that, in the end, justice will prevail.This Saturday, Septe...
09/10/2026

INTERNATIONAL DAY OF ACTION

Liri për Çlirimtarët! We believe that, in the end, justice will prevail.

This Saturday, September 12, Albanian Americans will gather peacefully on Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way in the Bronx, in support of those who fought for Kosova’s freedom and independence and who are being unjustly held in The Hague.

Let's stand with our KLA leaders who risked everything for Kosova!
Rally for their Freedom, Justice & Dignity!
When: Sat. Sept 12th @ 9:30AM
Where: Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way
(Arthur Ave. btwn Crescent Ave & E 183rd St) Bronx, NY

09/04/2026

Shoqata Mati, mbeshtet dhe percjell shqetesimin e disa qindra familjeve nga Bashkia Klos me banim ne New York dhe New Jersey per ndarjen territoriale. Me poshte edhte letra e hapur e ketij komuniteti drejtuar instistucioneve perkatese.

Leter e Hapur
New Jersey 27 Gusht, 2026

Drejtuar:
Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise Z. Niko Peleshi
Deputeteve te qarkut Diber Znj.Denisa Vata dhe Z. Agron malaj
Kuvendit te Shqiperise
Keshillit Bashkiak te Bashkise Klos
Per dijeni: Kryeministrit te Shqiperise Zotit : Edi Rama

Lenda: Kundershtim I projektligjit per reformen territorial dhe shkrijen e bashkise Klos.

Te nderuar deputete,
Komuniteti shqiptar me banim te perhershem ne New York dhe New jersey i perbere nga disa qindra familje Klosiane, ndjek me shqetesim dhe interes te vecante zhvillimet ne Shqiperi dhe vecanerisht kohet e fundit, projektligjin per reformen territoriale. Ashtu sic gezohemi per cdo arritje te vendit tone po ashtu shqetesohemi kur familjet tona jane nen trysnine dhe presionin e zhvillimeve qe ndikojne negativisht ne jeten e tyre te perditshme ose te ardhmen e tyre aty ku jetojne.
Pa pretenduar te bejme histori duam tju kujtojme se zona e Klosit ka qene historikisht e harruar megjithese i ka rrenjet qe nga koha e Skenderbeut, ka kontribut te vecante ne historine kombetare, ka njerez punetore dhe arsimdashes dhe ka nxjerre intelektuale dhe njerez te mencur qe i kane sherbyer asaj treve.Nje pjese e mire jane larguar apo vazhdojne te largohen.
Pavaresisht se kemi emigruar, te gjithe ne kemi konsideruar dhe e konsiderojme veten pjese te komunitetit Klosjan dhe po ju drejtohemi Ju per te shprehur shqetesimin tone per nje problem qe ne mendojme qe eshte thelbesor per Komunitetin dhe ne nje fare menyre ngrejme shqetesimin qe kane te gjithe familjet tona ne vendin ku kemi lindur.
Zona e Klosit, ka resurse te jashtzakonshme dhe njerez bujare the punetore dhe vetem mbas perfundimit te rruges se Arbrit dhe krijimit te Bashkise Klos ka filluar te marre marre zhvillim, nga ku familjet tona jane te motivuara dhe entuziaste gje e cila ka frenuar sadopak largimin e njerezve nga Klosi. Ne e dime shume mire faktin qe jemi te gjithe vellezer Matjane, por kur dy vellezer ndahen nga e njejta shtepi, historia nuk njeh as edhe nje rast te vetem qe te bashkohen p***eri.
P***e komuniteti Klosjan e kundershton kete ndarje territoriale:
Se pari :
Nuk jepet asnje lloj shpjegimi dhe nuk ka asnje lloj studimi p***e duhet te shkrihet bashkia Klos, cilat jane avantazhet qe familjet tona do te marrin ne sherbime, si do inkurajohet dhe investohet dhe shume te tjera. Argumenti qe perdoret qe jemi me te forte te bashkuar nuk eshte bindes. Ekzistenca e bashkise nuk eshte thjesht nje nocion administrativ, numer banoresh apo siperfaqe por eshte shume me shume se sa kaq, eshte besim ndaj qeverisjes lokale, eshte identiteti i zones dhe mbi te gjitha eshte sherbimi ndaj komunitetit, gje te cilen ndarja e re administrative nuk e siguron.
Se dyti:
Zona e Klosit ka historine e tije dhe eshte unike dhe e vecante ne te gjithe Shqiperine. Historia e zones fillon qe nga koha e Skenderbeut. Ne mund te citojme Barletin ne librin e tije Historia e Skenderbeut, I cili thote se Skenderbeu mbante deri ne 12000 forca vetem ne fshatin Fshat. Klosi kishte industrine e luftes me modern to kohes, nje zinxhir te tere dhe mbi 19 familje qe kishin punishte baruti dhe kane mbeshtetur per shekuj luftrat e popullit tone per liri dhe pavaresi. Ka qene nyje per shekuj nga ku kalonin karvanet ne Uren e Vashes, nga ku kalonte rruga Egnatia. Ka historine e tije ne adminstrimin lokal, ke vecorite e tije ne tradite, kulture, zhvilllim, ka vecorite e tije ne tregti i permendur vecanerisht deri vone per pazarin e ures ( Klosit) punishten e rakise dhe shume te tjera si keto.
Vazhdimesia e bashkise i nxjerr ne drite dhe i ruan te gjithe historine, dhe identintetin e Klosit, ndersa ndarja e re territoriale ne nje fare menyre i ve nje shtrese pluhuri historise dhe identitetit te zones.
Se treti.-
Me mbarimin e rruges se Arbrit, zona ka potenciale turistike te jashtezakonshme. Bashkia ekzistuese ka nje performance te kenaqeshme ne krahasim me bashkite e tjera, me gjithe fondet e pakta te akorduara, ka nje zhvillim pozitive dhe jane hapur disa pika turistike si ajo e Ures se Vashes, disa te tjera mbi lum ne Klos, ne Gurre dhe te tjera te cilat ne nje fare menyre kane ngadalesuar deri diku largimin e njerezve dhe kane ngjallur shpresen. Kjo ka krijuar nje fryme pozitive tek popullata por edhe per zhvillimin e turizmit. Ndarja e re territorjale jo vetem qe nuk e ndihmon frymen e re qe eshte krijuar, jo vetem qe do e frenoje kete zhvillim pozitiv, por largimi i popullates do te vazhdoje me te njejtin ritem, largon sherbimin nga njerezit dhe krijon veshtiresi artificiale per zhvillimin.
Se katerti:
Bashkia Klos ka nje aktivitet mbi 10 vjecar ne sherbim te njerezve dhe me nje performance te kendshme perderisa komuniteti eshte i kenaqur. Po ashtu ne nuk druhemi ta themi, qe zona e Klosit eshte lene gjithmone ne hije, qofte ne investime qofte ne perfaqesim ne cdo lloj pushteti megjithese ka patur dhe ka nje armate te tere intelektualesh. Ne nuk druhemi ta themi edhe nje te vertete tjeter te madhe, qe investimet e bera ne Bashkine Mat jane dhjete fish me shume dhe as qe mund te krahasohen me bashkine Klos ne te gjitha aspektet. Ky fakt dhe shume te tjera kane humbur besimin te njerezit ne nje bashki te vetme, pasi faktet e kohes se kaluar dhe ne ditet qe po kalojme ne keto aspekte jane kokeforta. Komuniteti e ka humbur besimin e qeverisjes lokale ne nje bashki te vetme dhe eshte e paumundur ti kthehet besimi.
Se pesti:
Historikisht zona e Klosit ka patur qeverisjen e tije lokale per gati 100 vjet. Po ashtu, banoret e Planit te Bardhe, Gurit te Bardh, Shkalles, Xibrit do e shikojne veten e tyre,per shkak te largesise nga Burreli, larg perfaqesimit, jashte qeverisjes vendore dhe larg vemendjes dhe sherbimeve qe eshte ne nje fare menyre nje dekurajim per banoret ne vendet ku jetojne. Për banorët e zonave më të thella si Plani i Bardhë, Guri i Bardhë, Shkalla apo Xibri, ky bashkim territorial do të thotë izolim i plotë. Këtyre banoreve do t'u duhet të udhëtojnë mbi 40-50 minuta më shumë në rrugë të vështira e shpesh të bllokuara gjatë dimrit, vetëm për të marrë një shërbim bazë administrativ, ose per te shpehur nje shqetesim. Po ashtu largimi fizik i institucioneve nga qytetari dhunon parimin e decentralizimit, duke e lënë komunitetin tonë të gjerë gjeografik plotësisht jashtë vëmendjes dhe pa përfaqësim real.
Se gjashti.
Emigracioni ne pergjithesi dhe komuniteti i Klosit ketu ku jetojme, eshte i organizuar, jep kontributin modest dhe pas gati 30 vjetesh ne mergim ka arritur edhe pjekurine financiare. Ne nuk e kemi harruar per as edhe nje moment vendin ku kemi lindur dhe jemi rritur, por eshte koha dhe momenti qe jo vetem i kemi kthyer syte dhe mendjen nga vendlindja por edhe sejcili pre nesh mendon tashme dhe ka plane per te investuar ne vendlindje. Nje pjese e jona ka filluar tashme ne rigjenerimin e kullave apo te tjera projekteve. Ndarja e re territorjale dhe fryma qe eshte krijuar, ne nje fare menyre, jo vetem qe do i ngadalsoje keto investime por edhe do i ndaloje ato.
Komuniteti klosjan në SHBA nuk ka thjesht lidhje emocionale, por përbën një shtyllë reale ekonomike për zonën. Çdo vit, qindra familje nga diaspora investojnë qindra mijëra dollarë në rigjenerimin e kullave historike, ndërtimin e bujtinave dhe nxitjen e agroturizmit, investime këto që u lehtësuan ndjeshëm vetëm pas krijimit të Bashkisë Klos dhe hapjes së Rrugës së Arbrit. Si një nyje kyçe turistike ku kalon kjo rrugë strategjike kombëtare, Klosi ka dëshmuar rritje të qëndrueshme dhe performancë të lartë buxhetore në menaxhimin e fondeve lokale. Shkrirja e bashkisë dhe transferimi i kompetencave do të krijonte një ngadalësim burokratik, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë kapitalin që diaspora po injekton për zhvillimin ekonomik dhe frenimin e emigrimit.
Komuniteti Klosjan me banim ne New York dhe New Jersey i drejtohet dhe i ben thirrje deputeteve te qarkut Diber z. Agron Malaj dhe zonjes Denisa Vata, Kyetareve te Komisionit te reformes zgjedhore, te gjithe deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, Kryetarit te Parlamentit Z. Niko Peleshi dhe keshillit Bashkiak Klos qe te degjojne zerin e Komunitetit ne mbrojtje te integritetit territorial, pasigurise se tyre per sherbimet publike dhe te respektojne vullnetin e komunitetit per reformen territorjale.
Ne mendojme se duke miratuar reformen e re territorjale, ju po beni gabim te pa riparueshem per ate komunitet, ju po vrisnin shpresen, po ndaloni investimet, po kontribuoni indirekt ne largimin e popullsise dhe po beni nje gabim strategjik per ate zone.
Ne, ashtu sic jemi te bindur qe kjo reforme nuk behet per aresye politike apo elektorale, dhe nuk e veme ne dyshim qellimin e mire te reformes, por ne rastinn konkret nuk mendojme se i sherben komunitetit.
Kërkojmë zyrtarisht nga Komisioni për Reformën Territoriale të organizojë një dëgjesë publike me përfaqësues të komunitetit dhe diasporës përpara se ky projektligj të kalojë për votim.
Pas nje diskutimi te gjere ne te gjithe Komintetin dhe ne pamundesi per aresye te kohes se shkurter per tu firmosur nga te gjithe anetaret e familjeve te ketij ketij komuniteti qe jetojne ne New York dhe New Jersey, me pelqimin e komunitetit, me poshte jane perfaqesues nga te gjithe fshatrat e zones se Klosit.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin dhe vemendjen mbetemi me shprese se kerkesa jone do te merret ne konsiderate.
Komuniteti Klosjan ne Nju Jork dhe Nju Xhersi, SHBA.
Emri Mbiemri Fshat Nr. Telefonit
1.-Shkelqim Derguti Guri Bardhe 9178608091
2.-Zeqit Jaurri Plani Bardhe 3477259138
3.-Elton Hoxha Bejne 6462083578
4.-Besmir Hoxha Bejne 551 795 4617
5.-Vullnet Marsela Ceruje 914 704 5977
6.-Miri Dervishi Pleshe 64679123466
7.-Arlind Cela Patin 917 331 2020
8.-Gent Cela Patin 6465737402
9.-Sajmir Likcenaj Kurdari 3475984807
10.-Altin Elezi Gurre 732 351 0647
11.-Edison Muharremi Gurre 3474478506
12.-Novruz Shira Fullqet 9175773982
13.-Behar Halili Dars 2017578843
14.-Lad Dani Dars 8622413944
15.-Hysen Llaveshi Fshat 5512000510
16.-Agron Buzhiqi Klos Katund 9143093850
17.-Mir Buzhiqi Klos Katund 6463423405
18.-Lulzim Buzhiqi Klos Katund 3476221710
19.-Vladimir Vranga Qyteti Klos 9292458516
20.-Ahmet Milkurti Qyteti Klos 7185102474
21.-Enis Bala Qyteti Klos 5513995825

08/05/2026

Shoqata Mati ne New York / New Jersey solidarizohet me te gjithe qytetaret e Klosit dhe anetaret e keshillit bashkiak, ne mbrotje te dinjitetit Klosjan.

Ju bejme thirrje te gjithe anetareve te keshillit Bashkiak qe vota juaj neser, te jete per qytetaret e Klosit dhe ekzistencen, integritetit territorial dhe iteresit te komunitetit te bashkise Klos.

Bashkia Klos edhe pas referomes territoriale te mbetet bashki e konsoliduar me vete edhe ne 2027 dhe vazhdim.
Duke ju shprehur shqetesimin tone per kete problem ekzistencial per gjithe zonen e Klosit, ju pergezojme dhe mbeshtesim per voten e neserme ne sherbim te komunitetit Klosjan.

Pershendetjet tona vellazerore nga me shume se 450 familje Matjane nga New York/New Jersey

Happy 250th birthday, America 🇺🇸🇺🇸🇺🇸  Happy 250th Birthday, America! Here's to 250 years of freedom, courage, unity, and...
07/04/2026

Happy 250th birthday, America 🇺🇸🇺🇸🇺🇸

Happy 250th Birthday, America! Here's to 250 years of freedom, courage, unity, and the American Dream. Warm wishes to all on this 4th of July. "Land of the free, and home of the brave."

Happy 250th Independence Day! 🇺🇸🇺🇸🇺🇸

The Mati Association – Shoqata Mati, had the honor of participating in this year’s Albanian Parade in New York, standing...
06/21/2026

The Mati Association – Shoqata Mati, had the honor of participating in this year’s Albanian Parade in New York, standing alongside our Albanian community in a distinguished celebration of Albanian culture and identity. Our presence reflected our commitment to preserving the legacy, values, and traditions of the Albanian while contributing to the unity and pride of Albanians across the diaspora. Honored to be part of this unforgettable cultural moment Albanian Roots Parade.

Me nderim të veçantë, Shoqata e Matit mori pjesë në Paradën e Albanian Roots në New York, duke përfaqësuar me dinjitet trashëgiminë, traditat dhe vlerat e përjetshme të shqiptarise. Ky manifestim i rëndësishëm kulturor na bashkoi me të gjitha organizatat shqiptare në një paraqitje të përbashkët të unitetit, identitetit dhe krenarisë kombëtare.
Me këngë, valle tradicionale dhe veshje kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare, rrugët e New Yorkut u shndërruan në një skenë të madhe të krenarisë shqiptare
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për organizatorët dhe të gjithë kontribuuesit që mundësuan këtë ditë të paharrueshme për komunitetin shqiptar.” Albania Roots Parade!!

Parada Shqiptare, eventi me I rendesishem I Shqiptareve te Amerikes, e organizuar nga Albanian Roots, mbahet neser (e sh...
06/19/2026

Parada Shqiptare, eventi me I rendesishem I Shqiptareve te Amerikes, e organizuar nga Albanian Roots, mbahet neser (e shtunen) dt 20 Qershor.
Shoqata Mati parakalon 5 ( e pesta) ne radhe.
Le te bashkohemi te gjithe bashke, e ta mbushim Manhattan KUQ E ZI.
Come and Join US!!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosova jone e dashur!Mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët, Luftëtarët dhe Etërit e Pavarësis...
02/17/2026

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosova jone e dashur!

Mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët, Luftëtarët dhe Etërit e Pavarësisë, që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë. Urojme që shumë shpejt, Kosova ta festojë si anëtare e NATO-s dhe pjesë e familjes së madhe Europiane
Urime Dita e Pavarësisë!!

Në prag të festave të fundvitit, Shoqata “Mati” ne Amerike ka vijuar traditën e saj humanitare duke shpërndarë 200 pako ...
01/03/2026

Në prag të festave të fundvitit, Shoqata “Mati” ne Amerike ka vijuar traditën e saj humanitare duke shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Këtë vit, 100 pako janë shpërndare ne Bashkine Mat dhe 100 pako ne Bashkinë Klos, duke u ardhur në ndihmë familjeve që përballen me vështirësi ekonomike.

Ky aksion bamirës u realizua falë donacioneve të mbledhura nga donator , të cilët, edhe këtë vit, iu bashkuan misionit human të shoqatës për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë.

Në krye të kësaj nisme qëndron kryesia e Shoqatës Mati, e përbërë nga:
Mentor Mata,Anjeza Shema, Ylli Baku,Doralda Çira dhe Hysen Llaveshi I cili mundesoi te dyfishohej donacioni kete vit.Eshte punuar me përkushtim për të siguruar dhe shpërndarë ndihmën në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Shoqata “Mati” shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë donatorët dhe bashkëpunëtorët, duke theksuar se solidariteti dhe humanizmi janë vlera që e mbajnë gjallë këtë nismë vit pas viti.

Ky gjest human është një mesazh i fortë se, edhe në kohë të vështira, bashkimi dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit sjellin shpresë dhe ngrohtësi për shumë familje.

GËZUAR 2026!

Në prag të natës së ndërrimit të viteve, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit shoqata “Mati” e cila operon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka menduar të ...

Me rastin e Vitit të Ri, Shoqata Mati, uron te gjithë shqiptaret kudo qe ndodhen Gezuar Vitin e Ri 2026!Me gjithë zemër ...
01/01/2026

Me rastin e Vitit të Ri, Shoqata Mati, uron te gjithë shqiptaret kudo qe ndodhen Gezuar Vitin e Ri 2026!

Me gjithë zemër ju urojme që viti 2026 të sjellë shëndet të plotë, lumturi familjare, paqe, stabilitet dhe suksese të shumta në jetën personale dhe profesionale të secilit prej jush.

Le të jetë ky vit një vit i forcimit të bashkëpunimit, i mirëkuptimit të ndërsjellë dhe i arritjeve konkrete në shërbim të vlerave të përbashkëta. Le të hapim së bashku një kapitull të ri, me më shumë suksese, më shumë besim dhe më shumë arritje të përbashkëta.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Shoqata Mati

Address

293 Bay 20th Street 1st Fl
Brooklyn, NY
11214

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata MATI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata MATI:

Shortcuts

Share