30/09/2026
Edhe sot, nxënësit e Mektebit të Xhamisë së Epërme në Dobrosht zhvilluan një orë të veçantë dhe shumë të dobishme me hoxhën e tyre të nderuar, Mr. Abid ef. Nesimin, ku ushtruan në mënyrë praktike se si falet Namazi i Bajramit.
Këto mësime praktike janë një mundësi e çmuar që fëmijët tanë jo vetëm të mësojnë, por edhe ta praktikojnë fenë me dashuri, përkushtim dhe gëzim. Një falënderim i veçantë për hoxhën tonë të nderuar, për përkushtimin, durimin dhe punën e palodhshme me nxënësit e mektebit. Edukimi i fëmijëve tanë me dije, moral dhe dashuri për fenë, kombin dhe atdheun është një amanet dhe një investim i madh për të ardhmen. Me rastin e fillimit të vitit të ri në Mekteb, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë edhe për Samir Etemin, i cili sot dhuroi një koktej enkas për nxënësit e Mektebit, duke ua bërë edhe më të veçantë dhe duke ua shtuar gëzimin fëmijëve tanë në fillimin e vitit të ri mësimor. Allahu e shpërbleftë për këtë vepër të mirë, ia shtoftë bereqetin dhe ia pranoftë sadakanë! Fëmijët tanë janë gëzimi ynë, ndërsa edukimi i tyre është amaneti ynë. Allahu i ruajtë, i udhëzoftë dhe i bëftë prej brezave të dobishëm për fenë, familjen, kombin dhe atdheun.
Me respekt,
Xhamia e Epërme