Më mirë për Tetovën

Më mirë për Tetovën Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Më mirë për Tetovën, Non-Governmental Organization (NGO), Rr. "Kuzman Josifovski/Pitu" Nr. 78, Tetovo.

02/06/2026

PARCELA E SHFRYTËZUAR NGA NPK TETOVA RIDESTINOHET PËR 14 NDËRTESA KOLEKTIVE - BANESA

🟢 Në seancën e 12 të Këshillit të Komunës së Tetovës si pikë 23 e rendit të ditës ishin ndryshimet në bllokun urban 58.

🔴 Te ky bllok urban shumica e parcelave janë me destinim B2 (qendra tregtare), B3, B4 (objekte komerciale dhe administrative), por me këtë propozim transformohen në A2 (banim kolektiv).

🚩 Interesante është se parcela e futur në seancën e 8 në programën për sh*tje me 13,000 m², tani ndahet në disa parcela ku parashihen ndërtime blloqesh të banesave, më sakt 14 ndërtesa të ndara në 5 blloqe.

🚨 Te blloku urban 58 askund nuk parashihet ndonjë objekt publik (çerdhe, shkollë, shtëpi shëndeti). Fokusi i kësaj udhëheqësie komunale është vetëm ndërtimi i banesave edhe pse Tetova periudhën e fundit është bombarduar me ndërtime të tilla.

🆘 A ka fund histeria e betonizimit që i bëhet qytetit?

01/06/2026

RIDESTINIMI I PARCELAVE PA TRANSPARENCË

🟢 Në mbledhjen e 12-të të Këshillit të Komunës së Tetovës, këshilltari i Më mirë për Tetovën, Agron Arifi, gjatë shqyrtimit të pikës së 22 të rendit të ditës, ku diskutohej për planin urbanistik në bllokun 11, kërkoi nga Sektori i Urbanizmit të sqarojë arsyet e ridestinimit të parcelave në atë zonë.

❓ Konkretisht, parcelat po kalojnë nga kategoria G2 - G4 (industri e lehtë dhe prodhim) në kategorinë A2 (banim kolektiv). Ky ndryshim destinimi po bëhet pa asnjë arsyetim paraprak nëse qyteti ka vërtet nevojë për këto njësi banimi dhe nëse infrastruktura ekzistuese e qytetit është e gatshme të përballojë këtë mbingarkesë të re banesore.

❌ Po ashtu, për të satën herë radhazi, kërkuam që gjatë debateve për urbanizmin, sektori përkatës të përdorë projektor për të mundësuar një prezantim më transparent dhe vizual të lëndëve në fjalë. Megjithatë, kjo kërkesë e jona vazhdon të injorohet.

29/05/2026

DREJTORI I PREMTON PUBLIKISHT TË GJITHA PAGAT, NË TË KUNDËRTËN OFRON DORËHEQJEN

🟢 Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës, si pikë e rendit të ditës ishte mbulimi i humbjeve të NPK TETOVA nga ana e Komunës së Tetovës për vitin 2025.

⁉️ Drejtori i ndërmarrjes publike kërkoi mbështetje për këtë pikë dhe premtoi se pagat e të punësuarve do të paguhen plotësisht deri në fund të muajit qershor.

❌ Aktualisht, ndërmarrja vetëm për vitin 2025 është në një humbje prej 1.1 milion euro, kurse punëtorët mbeten të lënë pas dore, duke u përballur me paga të papaguara dhe pa sigurim shëndetësor.

🆘 Me këtë keqmenaxhim, ndërmarrja publike i hyn nën hak punëtorëve, të cilët janë më meritorë për mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit.

✅ Duke marrë parasysh premtimin e drejtorit, këshilltari jonë Agron Arifi deklaroi se do të voton pro, mirëpo i kërkoi drejtorit publikisht të deklarohet se nëse nuk e mban këtë premtim, të dorëhiqet deri në fund të qershorit!

⏳ Ose punëtorët do marrin hakun e tyre, ose drejtori do të largohet!

28/05/2026

NPK TETOVA ME XHIROLLOGARI TË BLLOKUAR

🟢 Gjatë diskutimit për raportin financiar të vitit 2025 te NPK TETOVA parashtruam disa pyetje deri te drejtori i ndërmarrjes dhe për disa nga ato morrëm përgjigje.

🚩 NPK TETOVA ka paguar kompani private 384,000€ që të pastrohet pika ngarkim-shkarkim për mbeturinat inerte, kurse 2 ekskavatorët që i posedonte ia fali Saubermacherit.

🆘 NPK TETOVA ka 82 të punësuar, mirëpo paguan 45,000€ për 60 telefona zyrtarë, nga të cilat drejtori deklaron se gjysma nuk shfrytëzohen, por paguhen nga taksat tona.

🚨 NPK TETOVA posedon 2 kamionë për larjen e rrugëve, mirëpo shfrytëzon vetëm njërin, pasi ka vetëm 1 shofer me leje për vozitje të kategorisë C.

❌ Drejtori refuzon të përgjigjet pse ka më pak te hyra nga qiratë, kurse për shkak të borxheve dhe mospagesës së kontributeve në kohë, xhirollogaria e ndërmarrjes është e bllokuar dhe të punësuarit janë pa rroga.

Urime Kurban Bajramin!Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzime për ju dhe të dashurit tuaj.
27/05/2026

Urime Kurban Bajramin!

Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzime për ju dhe të dashurit tuaj.

26/05/2026

SKANDAL: NPK "TETOVA" NË KOLAPS.
1.1 MILION EURO HUMBJE, PUNËTORËT PA PAGA

🟢 ​Gjatë seancës së kaluar, si pikë e rendit të ditës ishte raporti financiar i NPK "TETOVA" për vitin 2025.

🚩 Situata momentale e ndërmarrjes publike është skandaloze, pasi shpenzimet janë shtuar, ndërsa të ardhurat janë zvogëluar, gjë që rezulton me një humbje rekorde prej 1,155,280 eurosh.

​Sipas raportit vërehen:

​▪️ 580,000 € shpenzime për shërbime
​▪️ 280,000 € shpenzime për kamata
​▪️ 45,000 € shpenzime për telefon dhe internet
​▪️ 384,000 € shpenzime për ekskavatorë
​▪️ 580,000 € për kontrata në vepër
​▪️ 750 € shpenzime për literaturë
​▪️ 40,000 € shpenzime për avokatë dhe noterë

🚨 ​Edhe përkundër të gjitha këtyre shpenzimeve, udhëheqësia nuk gjen mundësinë që t'ua paguajë hakun punëtorëve të vet.

❌ Në kohën kur është mbajtur seanca punëtorët ishin 4 rroga në minus, ndërsa pas reagimit tonë është paguar edhe rroga e shkurtit.

🆘 Revolta e punëtorëve tentohet të shtypet duke u ofruar vauçerë për ushqim në markete të caktuara, ose përmes kërcënimeve për largim nga puna dhe heqje të 10% nga pagat e papaguara.

23/05/2026

KËSHILLTARËT E VLEN-it PROVOKOJNË NGA VENDI, NUK GUXOJNË TË DALIN NË FOLTORE

🔴 Disa seanca me radhë, Kryetari i Komunës dhe këshilltarët e shumicës, të pafuqishëm për të përmbysur argumentet e shpalosura gjatë diskutimeve, zgjedhin metodën e hudhjeve të fjalëve dhe provokimeve nga vendi i tyre.

🚩 Të njejtit këshilltarë që asnjëherë nuk e kanë marrë fjalën për të diskutuar rreth pikave të rendit të ditës, paraqiten në Këshill vetëm për ta plotësuar numrin 16, të nevojshëm që çdo pikë e rendit të ditës të miratohet.

🦾 Këta "këshilltarë" nuk i lexojnë as materialet e Këshillit, por si robotë të programuar ngrejnë dorën edhe në dëm të Tetovës, kurse për ironi paguhen nga taksat e qytetarëve me 28,720 denarë në muaj dhe ashtu të zhveshur nga dinjiteti nuk janë as të vetëdijshëm për peshën e Këshillit.

❌ Një sjellje e tillë nuk është e lejuar as me rregullore, por Kryesuesi i Këshillit nguron ti ndalojë kur bëhet fjalë për Kryetarin e Komunës ose këshilltarët e shumicës.

22/05/2026

SHKOLLA NUK I SANKSIONON DHUNUESIT, NDËRSA I RRJEP FINANCIARISHT PRINDËT

🟢 Në pikën e 7 të rendit të ditës u votua për 2 nga 3 përfaqësuesit komunal në shkollën e mesme të mjekësisë "Nikolla Shtejn".

🔴 Aty i sugjeruam koleges nga Këshilli që do përfaqësojë Komunën si themeluese e shkollave, të zgjedh trysninë dhe pengesat që i bëhet Këshillit të prindërve nga stafi i shkollës, konkretisht udhëheqja e mbledhjeve nga persona që nuk janë nga radhët e prindërve.

🆘 Kjo ngulfatje e zërit të prindërve ndodh për disa arsye, kurse një ndër ato janë biznes-interesat për përfitime të paligjshme financiare.

🚩 Këtë vit maturantët e Shkollës së Mjekësisë janë detyruar të paguajnë 70 euro për manifestimet e maturës, ku përfshihen:

▪️1100 denarë për fotografim
▪️600 denarë për diplomat dhe dëftesat
▪️2600 denarë për restoranin.

❌ Të gjitha këto kalkulime bëhen pa u pyetur prindët, të cilët sillen para aktit të kryer, kurse në ndërkohë dikush përfiton financiarisht nga djersa e tyre.

Kjo është baraka që këshilltarët VLEN e legalizuan dhe i lanë Tetovarët pa 1425 vend parkime!Çka planifikon mafia urbane...
22/05/2026

Kjo është baraka që këshilltarët VLEN e legalizuan dhe i lanë Tetovarët pa 1425 vend parkime!

Çka planifikon mafia urbane këtu?

21/05/2026

I PARALAJMËRUAM, PËRSËRI VOTUAN NË DËM TË TETOVËS‼️

📣 Edhe pse në fillim të seancës nga këshilltari jonë Agron Arifi, u kërkua të tërhiqet ky legalizim nga rendi i ditës, pasi është në kundërshtim me interesin publik të Tetovës, kjo nuk u pranua nga këshilltarët e shumicës.

🟢 Gjatë diskutimit për këtë pikë, këshilltari i MMPT-së tentoi të sqaroj pse kjo pikë nuk guxon të votohet, duke u bazuar se këshilltarët nuk e lexojnë materialin që vjen për votim në Këshill.

🚨 Legalizimi i një barake te Qendra Sportive, është në kundërshtim me planin detal urbanistik, ku është planifikuar garazhë në kate me 1425 vendparkime.

🚩 Nga sektori për urbanizëm këtë krim urbanistik që po ia bëjnë Tetovës, në favor të ndonjë personi privat, tentuan ta mbulojnë me vendime nga institucione tjera që nuk kanë lidhje me Këshillin e Komunës së Tetovës.

🦾 Robotët nga shumica, pa asnjë hezitim nuk nguruan të votojnë në favor të privatit, që në të ardhmen i jepet mundësia për vetëm 438 denarë apo 7 euro/m² të blejë tokë shtetërore, që Tetovës ia pamundëson garazhën me kate, e cila do e zgjidhte mungesën me vendparkimet në qytet!

Address

Rr. "Kuzman Josifovski/Pitu" Nr. 78
Tetovo
1200

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Më mirë për Tetovën posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share