Bashkësia lokale Nerasht

Bashkësia lokale Nerasht Bashkësia lokale Nerasht

-Nerashti nuk është deponi — ta mbajmë të pastër së bashku❗️-Kjo pamje flet vetë: një vend i bukur, natyrë e pastër, por...
24/04/2026

-Nerashti nuk është deponi — ta mbajmë të pastër së bashku❗️

-Kjo pamje flet vetë: një vend i bukur, natyrë e pastër, por e ndotur nga papërgjegjësia e njeriut. Edhe pse tabela paralajmëron qartë “Ndalohet hudhja e mbeturinave”, mbeturinat vazhdojnë të hidhen pa menduar për pasojat. Kjo nuk është vetëm ndotje e tokës, por edhe mungesë respekti ndaj vetes, komunitetit dhe brezave që do të vijnë.

-Ruajtja e ambientit nuk është detyrë e dikujt tjetër — është përgjegjësi e secilit prej nesh. Një vend i pastër fillon nga vetëdija jonë. Nëse duam një jetë më të shëndetshme dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, duhet të ndryshojmë sjelljen tonë sot.

Porosi profetike:
Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Pastria është gjysma e besimit.”

Gjithashtu, ai ka thënë:
“Largimi i një pengese nga rruga është sadaka (bamirësi)!

-Hedhja e mbeturinave në vende të palejuara dënohet sipas ligjit. Inspektoratet komunale dhe organet kompetente mund të shqiptojnë:

* gjoba financiare për individë dhe bizneset❗️
* ndëshkime shtesë për përsëritje të shkeljes❗️
* detyrim për pastrim të zonës nga vetë ndotësit❗️

-Le ta mbajmë Nerashtin të pastër — jo vetëm për sot, por për çdo ditë.

20/04/2026
RAPORT MBI PUNIMET NË RRUGËN 105 – NERASHTGjatë javës së kaluar janë realizuar disa punime të rëndësishme infrastrukturo...
18/04/2026

RAPORT MBI PUNIMET NË RRUGËN 105 – NERASHT

Gjatë javës së kaluar janë realizuar disa punime të rëndësishme infrastrukturore në rrugën 105 në fshatin Nerasht, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe përgatitjen për investime të mëtejshme në rrjetin nëntokësor.

Në kuadër të këtyre ndërhyrjeve:

* Janë ndërruar katër shtylla betoni të rrjetit elektrik, duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e linjës.
* Janë vendosur rreth 260 metra kabllo e re elektrike, ku sistemi i vjetër me 6 tela të paizoluar është zëvendësuar me kabllo të izoluar, duke përmirësuar ndjeshëm standardin e furnizimit dhe sigurinë për banorët.

Të gjitha këto punime janë realizuar me financim të vetë Bashkësisë Lokale (BL) Nerasht, duke dëshmuar angazhimin e komunitetit për zhvillim dhe përmirësim të infrastrukturës.

Këto ndërhyrje krijojnë kushtet e nevojshme për fazën e radhës, respektivisht hapjen e kanalit për ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik.

Sipas planifikimit, hapja e kanalit pritet të fillojë brenda 10 deri në 14 ditëve në vijim.

Gjatë kësaj periudhe, u bëhet thirrje të gjithë banorëve që:

* Të kryejnë pagesat për participim në kohë,
* Të planifikojnë investimet e tyre individuale, në mënyrë që procesi i realizimit të punimeve të ecë pa pengesa dhe me efikasitet maksimal.

Bashkëpunimi i banorëve është kyç për realizimin me sukses të këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin.

22/03/2026

Të nderuar bashkëfshatarë,

-Ju njoftojmë se gjatë ditëve në vijim, ekipe të autorizuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ne bashkëpunim dhe kordinim me Komunën e Tearcës,do të qëndrojnë në fshatin tonë për të kryer m***e teknike në terren.

-Ky proces ka për qëllim rishikimin dhe zvogëlimin e brezit të gjelbër rreth lumenjve. Ky hap është i një rëndësie të veçantë, pasi do të mundësojë tejkalimin e pengesave administrative për legalizimin e shtëpive dhe objekteve që ndodhen në këto zona.

-Ekspertëve do t’u duhet të kenë qasje në pika të ndryshme, që mund të përfshijnë edhe hyrjen e përkohshme në prona private për të kryer m***et e sakta.

Luteni që të jeni:
• Mikpritës dhe mirëkuptues me ekipet e terrenit.
• Bashkëpunues për të lehtësuar punën e tyre teknike.

-Ky projekt është në interesin e drejtpërdrejtë të banorëve tanë dhe zgjidhjes përfundimtare të statusit të pronave tuaja. Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin dhe kontributin tuaj.

Me respekt,
Bashkësia Lokale Nerasht

25/02/2026

Të nderuar banorë të fshatit Nerasht,

Ju njoftojmë se më 01.03.2026, në qendër të fshatit Nerasht, do të organizohet Iftari i Përbashkët.

Ky organizim realizohet nga Bashkësia Lokale Nerasht, Këshilli i Xhamisë Nerasht dhe Shoqata "Pishtari" me qëllim forcimin e bashkimit, solidaritetit dhe frymës së Ramazanit mes banorëve tanë.

Ftohen të gjithë qytetarët që të marrin pjesë dhe të ndajmë së bashku këtë mbrëmje të bekuar në atmosferë vëllazërore.

Me respekt,
Bashkësia Lokale Nerasht

Faleminderim publik!  -Të nderuar banor të fshatit , ju informojmë se Bashkësia Lokale ,ne kordimin me Komunën e Tearcës...
01/01/2026

Faleminderim publik!

-Të nderuar banor të fshatit , ju informojmë se Bashkësia Lokale ,ne kordimin me Komunën e Tearcës ka bërë sinjalizimi e rrugës Nerasht -Dobrosht,me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik.

-Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Kryetarin e Komunës dhe ekipin komunal për realizimin e punimeve në shenjëzimin dhe vijëzimin e rrugës në fshatin Nerasht.

"Aty dhe atëherë kur nga puna shkëlqen gjithçka"!

Me respekt,
Bashkësia Lokale Nerasht.

Njoftohen të gjithë qytetarët se në rrugën Dobrosht – Nerasht po vendosen vijat sinjalizuese rrugore.Për këtë arsye, ju ...
31/12/2025

Njoftohen të gjithë qytetarët se në rrugën Dobrosht – Nerasht po vendosen vijat sinjalizuese rrugore.
Për këtë arsye, ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të respektoni sinjalizimin e përkohshëm dhe të përshtatni shpejtësinë e lëvizjes.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. 🚧🚗.

18/08/2025

Të nderuar, ju paraqesim raportin financiar për rrugën e Jazxhies!

18/08/2025

Të nderuar, Ju paraqesim raportin financiar për periudhën Janar–Korrik 2025!

Address

Nerasht
Tetovo
1203

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkësia lokale Nerasht posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share