21/08/2026
Përmbyllja e Shkollës Verore 2026 në Shkup 🌿💛
Me shumë mirënjohje dhe emocione të bukura, përmbyllëm një tjetër kapitull të Shkollës Verore 2026 në Shkup.
Përgjatë këtyre ditëve, hapësira jonë u mbush me fëmijë që mësuan, pyetën, krijuan, luajtën, bashkëpunuan dhe mbi të gjitha, ndërtuan kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e tyre.
Përmes ligjërimeve dhe mësimeve fetare, aktiviteteve kreative, aftësive jetësore, sesioneve për higjienën dhe shëndetin, si dhe aktiviteteve të ndryshme jashtë rutinës, çdo ditë solli një mundësi të re për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.
Por ajo që e bëri këtë rrugëtim vërtet të veçantë nuk ishte vetëm programi. Ishin miqësitë e reja, bashkëpunimi, bisedat, të qeshurat, pyetjet, lojërat dhe ato çaste të vogla që sot janë bërë pjesë e kujtimeve tona më të bukura. 🌱
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë fëmijët pjesëmarrës, për prindërit që na besuan, për ligjëruesit dhe të gjithë angazhuesit që me përkushtimin e tyre i dhanë jetë këtij projekti.
Mirënjohje e veçantë edhe për FOCIC - Konakun e Vilajetit, për mundësimin dhe mbështetjen me ambientin ku u zhvillua kjo pjesë e rëndësishme e aktiviteteve tona.
Sot mbyllim një kapitull, por kujtimet, mësimet dhe miqësitë e krijuara do të vazhdojnë të jetojnë edhe më tej. 💚
Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e këtij rrugëtimi!
Shkolla Verore 2026, një verë për të mësuar, për t’u rritur dhe për të krijuar kujtime së bashku.