21/10/2026
🏗️ APEL PËR KOMPANITË NDËRTIMORE – SË BASHKU NDËRTOJMË SHPRESË! 🤲
Shoqata Humanitare “Agimi i Bamirësisë” – Tetovë u drejtohet të gjitha kompanive ndërtimore, depove të materialeve dhe bizneseve që kanë mundësi të kontribuojnë në projektin tonë humanitar për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.
🧱 Kontributi juaj mund të jetë në formë materialesh ndërtimore, si tulla, çimento, hekur, rërë, izolim, dyer, dritare, materiale elektrike, hidrosanitare apo çdo material tjetër i nevojshëm.
Nuk ka rëndësi sa i madh është kontributi. Çdo material i dhuruar na afron një hap drejt përfundimit të një shtëpie dhe gëzimit të një familjeje.
🤝 Me ndihmën dhe mirëkuptimin e kompanive, deri më sot kemi arritur të realizojmë shumë projekte banimi. Sot kemi nevojë që edhe më shumë biznese të bëhen pjesë e kësaj vepre fisnike.
📖 “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në devotshmëri.” (El-Maide, 2)
📞 +389 76 403 755
💚 Ju dhuroni materiale, së bashku ndërtojmë shtëpi, ndërsa familjeve u dhurojmë shpresë!
SH.H. “Agimi i Bamirësisë” – Tetovë
Paypal: https://www.paypal.com/paypalme/agimiibamiresise
Buymeacofffe: https://buymeacoffee.com/agimibamiresise
--------
Like/Follow dhe shpërndajeni faqen e re të shoqatës tonë Agimi Bamiresise