30/09/2026
Bursat studentore 2026/2027…
KONKURS PËR BURSA STUDENTORE !!!
(Viti akademik 2026–2027)
Viti i 7-të me radhë, Shoqata Humanitare “Agimi i Bamirësisë” – Tetovë, shpall konkursin e hapur për bursa studentore për vitin akademik 2026/2027, për studentët me mesatare më të lartë konkurrues në këtë konkurs, i cili vlen për studentët e të gjitha universiteteve SHTETËRORE të Republikës së Maqedonisë së Veriut (studentët e universiteteve private nuk kanë të drejtë konkurrimi).
Në këtë konkurs do të shpërndahen 50 bursa për studentët:
me mesatare më të lartë;
bursa sociale;
bursa për studentët e FShI-së,
me shpresë se ky numër bursash do të rritet.
A – Ndarja e bursave:
10 bursa për studentët e Shkencave Islame – FShI (Shkup & Prishtinë) – me mesatare më të lartë;
30 bursa meritore – me mesatare më të lartë;
10 bursa sociale – për rastet sociale, ku renditja e tyre do të jetë përsëri sipas mesatares.
B – Kushtet për të fituar bursë:
Të drejtën e bursës e kanë kandidatët që studiojnë në universitetet dhe fakultetet e RMV-së.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet vijuese:
a) Mund të konkurrojnë studentët e vitit II, III, IV, V (absolventët nuk kanë të drejtë konkurrimi);
b) Studenti të mos ketë përsëritur vitin arsimor;
c) Të mos jetë fitues i bursave ose kredive nga shoqata apo institucione të tjera;
d) Studentët që kanë marrë bursë studentore nga “Agimi i Bamirësisë” për 2 vite me radhë, nuk kanë mundësi të marrin përsëri bursë.
B – Dokumentacioni i duhur për të aplikuar për bursë:
Kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit.
CV (biografi) e shkurtër, numër kontakti dhe e-mail adresë.
Kopje të indeksit – dy faqet e para: faqja e fotografisë dhe faqja ku është regjistruar semestri i fundit ose viti i fundit.
Certifikata e notave e lëshuar nga administrata e universitetit ku studion studenti – vërtetim i notave ku mund të shihet nota mesatare.
Për studentët e vitit II, III, IV, V – vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2026/2027, si dhe listat e notave të viteve të mëparshme, për t’u evidentuar ecuria e mesatares ndër vite – nga INDEKSI i studentit.
Për bursat e konkurruesve me mesatare të lartë, por në veçanti për rastet sociale, nevojiten edhe:
për prindërit anëtarë të pensionuar – fletëpagesë pensioni;
për ata që marrin ndihmë sociale – fletëpagesën e ndihmës sociale;
për ata që nuk punojnë – vërtetim nga enti i punësimit se nuk janë në marrëdhënie pune.
Bursistët do të marrin bursë për 10 muaj të vitit akademik përkatës.
C – Afati i konkurrimit
Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në zyrat e Shoqatës Humanitare “Agimi i Bamirësisë” – Tetovë, ose ndryshe e njohur si Menza Studentore.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet prej 01.10.2026 deri më 15.10.2026, çdo ditë pune (e hënë – e premte) nga ora 09:00–16:00.
Gjatë konkurrimit, kandidatët duhet PERSONALISHT t’i dorëzojnë dokumentet.
Për rezultatet e konkursit, studentët do të informohen përmes faqes sonë në Facebook, si dhe në zyrat e Shoqatës Humanitare “Agimi i Bamirësisë” – Tetovë.
D – Vërejtje:
Dokumentet e kandidatëve që kanë mungesa dhe që dorëzohen me vonesë, pas datës përmbyllëse, nuk do të futen në konkurrim.
Dokumentacioni i dorëzuar do të mbahet në arkivin e shoqatës sonë, pra nuk do të kthehet prapa.
Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i bashkuar dhe futur në zarf, për t’u shënuar me numër rendor të konkurrimit.
Me respekt – Kryesia e Shoqatës Humanitare
“Agimi i Bamirësisë” – Tetovë
Paypal: https://www.paypal.com/paypalme/agimiibamiresise
Buymeacofffe: https://buymeacoffee.com/agimibamiresise