Qyteti i Gramsh*t

Directions Website

Qyteti i Gramsh*t Informacione per Qytetin e Gramsh*t. Kontakt për reklama inbox 📥

26/10/2026

Nxënës të shkollave 9-vjeçare “Asllan Shahini” dhe “Rilindja” në Gr...

24/10/2026

GRAMSH | Digjet një automjet në aksin rrugor Gramsh–Kodoviat, pranë fshatit Mashan

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 11:50, teksa po lëvizte në aksin rrugor Gramsh–Kodoviat, pranë fshatit Mashan.

Sipas informacionit paraprak, mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, por automjeti nuk ka mundur të shpëtohet nga djegia.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

24/10/2026

VIDEO | KF Gramshi triumfon 3–0, ja golat ndaj Eagle Football

KF Gramshi siguroi një fitore 3–0 në transfertë ndaj Eagle Football. Sadiq, Raboshta J. dhe Peqini J. ishin autorët e golave që vulosën rezultatin e kësaj përballjeje.

⚽ Sadiq
⚽ Raboshta J.
⚽ Peqini J.

Më poshtë, video me pamjet e tre golave të ndeshjes.

23/10/2026

Ndeshja Eagle Football – KF Gramshi, e zhvilluar në Kompleksin Internacional në Tiranë, u shoqërua me tensione dhe debate në minutat e fundit të pjesës së parë.

Sipas pamjeve filmike, trajneri i skuadrës kundërshtare i drejtohet ekipit të Gramsh*t me fjalët “Ma lër mua”, duke shkaktuar reagime në fushë. Situata përshkallëzohet dhe nis debati mes personave të përfshirë. Gjatë incidentit, trajneri ndëshkohet me karton të kuq, por, sipas pamjeve, qëndron ende në fushë, ndërsa tensionet vijojnë.

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi sjelljen në fushë dhe mënyrën se si u menaxhua situata. Përse iu drejtua kështu ekipit të Gramsh*t dhe pse tensionet vijuan edhe pas kartonit të kuq? Këto janë çështje që kërkojnë sqarim.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe strukturat e arbitrimit duhet të shqyrtojnë pamjet filmike dhe të sqarojnë rrethanat e incidentit, duke vlerësuar edhe nëse janë respektuar rregullat gjatë menaxhimit të situatës.

KF Gramshi përfaqëson qytetin e tij në çdo transfertë dhe ka të drejtën të luajë në kushte normale sportive, pa presione dhe përplasje që cenojnë frymën e garës. Në futboll, respekti për kundërshtarin dhe zbatimi i rregullave duhet të jenë parësore.

Në fund të pjesës së parë, pas këtyre momenteve, KF Gramshi arriti të shënonte gol, duke mbyllur pjesën e parë me një zhvillim të rëndësishëm në fushë.

Pamjet filmike janë aty. Tashmë pritet që institucionet përgjegjëse të shqyrtojnë ngjarjen dhe të japin sqarimet përkatëse.

Këngë për Baba Meleqin  - Lulëzim Muha & Neki ZhupaniTeksti: Abedin MuratiKlarinet: Renato LiciOrkestrimi: Festim Kovaci...
21/10/2026

Këngë për Baba Meleqin - Lulëzim Muha & Neki Zhupani

Teksti: Abedin Murati
Klarinet: Renato Lici
Orkestrimi: Festim Kovaci
Video: Esmerid Murati

Sponsor:
Florjan Muha
Ilir Osmani
Arjan Brace

Teksti: Abedin MuratiKlarinet: Renato LiciOrkestrimi: Festim Kova...

17/10/2026

KF GRAMSHI FITON 2-0 NDAJ PARTIZANIT B, GOLAT VENDOSIN NDESHJEN

KF Gramshi ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit B, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e ri të qytetit, ku skuadra gramshiote regjistroi fitoren e parë në shtëpinë e saj të re.

Takimi u zhbllokua në minutën e 40-të, kur Ndrejaj F. dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Gramsh*t. Në minutën e 83-të, Tabaku S. shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren e skuadrës vendase.

Përtej rezultatit, kjo ndeshje shënon një moment të veçantë për futbollin e Gramsh*t, me skuadrën që feston suksesin e parë në stadiumin e ri.

Rezultati përfundimtar:

KF Gramshi 2-0 Partizani B

40’ – Ndrejaj F. / ⚽ 83’ – Tabaku S.

TRE TALENTE TË GRAMSH*T NESËR NË ELBASAN PËR SELEKSIONIMIN E KOMBËTARES U-11Gramshi do të përfaqësohet nesër në Elbasan ...
12/10/2026

TRE TALENTE TË GRAMSH*T NESËR NË ELBASAN PËR SELEKSIONIMIN E KOMBËTARES U-11

Gramshi do të përfaqësohet nesër në Elbasan nga tre futbollistë të talentuar të grupmoshave: Gerd Hamzallari, Dior Llalla dhe Roan Berbiu, të cilët do të marrin pjesë në seleksionimin e Kombëtares Shqiptare U-11, që do të zhvillohet në orën 12:00.

Tre djemtë do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre në këtë proces përzgjedhjeje, duke hedhur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre sportiv.

Në përgatitjen e futbollistëve të rinj angazhohet edhe trajneri i grupmoshave, Fatjon Latifi, i cili kontribuon në zhvillimin e talenteve të reja të futbollit në Gramsh.

Pjesëmarrja e tyre përbën një moment të bukur për futbollin e moshave në qytet dhe një mundësi që emrat e rinj të Gramsh*t të fitojnë më shumë përvojë në rrugën drejt niveleve më të larta të futbollit.

Suksese Gerd Hamzallarit, Dior Llallës dhe Roan Berbiut në seleksionimin e nesërm në Elbasan!

Address

Hamburg's Oldest Street
Gramsh
07008

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qyteti i Gramsh*t posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby non profit organizations