08/08/2026
Ftesë për ofertë: Lehtësues për rrjetin e fermerëve
Qendra “The Youth of Ura”, në kuadër të projektit “Rijetëzimi i Tregut
të Gjelbër të Beratit”, shpall thirrjen për një Lehtësues në terren për
organizimin dhe koordinimin e rrjetit të fermerëve. Shërbimi synon të
mbështesë krijimin dhe funksionalizimin e rrjetit të fermerëve,
identifikimin e nevojave të tyre për zhvillimin e kapaciteteve,
koordinimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet fermerëve, si dhe
krijimin e një baze të dhënash mbi fermerët dhe produktet e tyre, me
qëllim përmirësimin e funksionimit të Tregut të Gjelbër të Beratit.
📅 Afati i dorëzimit të ofertave: 12 Gusht 2026
📧 Dërgoni ofertat në: [email protected]
📎 Dokumentacioni i plotë dhe specifikimet teknike gjenden në linkun më
poshtë:
https://docs.google.com/document/d/10ceMTgozSQ43nqqXCXU_aTFJ2pKuA7R8/edit