Albnatyra Org

Directions Contact the organization

Albnatyra Org 🐦Protecting Albania’s nature through biodiversity conservation, community engagement, and sustainable solutions🐢🌳

Arome vjeshte nga  Parku Kombetar Shebenik🍂🍁
14/10/2026

Arome vjeshte nga Parku Kombetar Shebenik🍂🍁

11/10/2026

🌙🦊 Jeta e egër gjatë natës në Parkun Kombëtar Shebenik! 🦡🌿

Kur bie nata dhe natyra duket sikur pushon, jeta e egër vazhdon aktivitetin e saj!
🎥 Sekuenca të shkurtra nga kamerat kurth që na sjellin miqtë e natyrës me pamje të dhelprës (Vulpes vulpes) dhe baldosës (Meles meles) në habitatin e tyre natyror.

Prania e këtyre specieve dëshmon pasurinë faunistike të Parkut Kombëtar Shebenik dhe rëndësinë e ruajtjes së habitateve natyrore.

💚 Natyra nuk fle! Ne dhe miqtë e natyrës i monitorojmë për ta njohur dhe mbrojtur atë.

Prespa Ohrid Nature Trust - PONT Critical Ecosystem Partnership Fund Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan

10/10/2026

🦌 Kaprolli një dëshmi e jetës së egër në Parkun Kombëtar Shebenik! 🌿

Kamerat kurth të vendosura nga shoqata AlbNatyra kanë regjistruar praninë e një kaprolli mashkull (Capreolus capreolus) në habitatin e tij natyror.

Prania e kësaj specieje është një tregues i rëndësishëm i vlerave të biodiversitetit dhe i rëndësisë që ka Parku Kombëtar Shebenik për ruajtjen e faunës së egër.

📹 Përmes monitorimit të vazhdueshëm me kamera kurth, AlbNatyra kontribuon në dokumentimin e jetës së egër dhe mbrojtjen e habitateve natyrore.

💚 Të njohim, të monitorojmë dhe të mbrojmë biodiversitetin e Shebenikut!

Prespa Ohrid Nature Trust - PONT Critical Ecosystem Partnership Fund Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan

29/09/2026

🐑🌿 Tradita e kullotjes në Parkun Kombëtar Shebenik .

Kullotja tradicionale është pjesë e lidhjes së hershme mes njeriut dhe natyrës. Kur ushtrohet me kujdes dhe në masën e duhur, ajo ndihmon në ruajtjen e kullotave, krijon larmi habitatesh dhe mbështet biodiversitetin, ndërsa siguron jetesën e familjeve blegtorale.

Të ruajmë traditat që jetojnë në harmoni me natyrën!

26/09/2026
🌿 Natyra nuk njeh kufij!Shoqata AlbNatyra mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara në Vevçan, Maqedonia e Veriut, dhe në R...
24/09/2026

🌿 Natyra nuk njeh kufij!

Shoqata AlbNatyra mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara në Vevçan, Maqedonia e Veriut, dhe në Rrajcë, Shqipëri, në kuadër të nismës Brezi i Gjelbër Evropian-European Green Belt, me ftesë të Protection and Preservation of Natural Environment in Albania /PPNEA dhe Македонско еколошко друштво / Macedonian Ecological Society/MES.

Zhvillimi i aktiviteteve në të dyja anët e kufirit përcjell më së miri frymën e Brezit të Gjelbër Evropian: bashkëpunim ndërkufitar për monitorimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit, habitateve natyrore dhe peizazheve të përbashkëta.

Në takime dhe gjatë vizitave në terren u diskutua mbi monitorimin e llojeve të florës dhe faunës, evidentimin e gjurmëve të kafshëve të egra, ndryshimet në habitate, si dhe raportimin e kërcënimeve dhe presioneve ndaj natyrës.

Brezi i Gjelbër Evropian përfshin edhe Parkun Kombëtar Shebenik në Shqipëri dhe Malin e Jabllanicës në Maqedoninë e Veriut. Këto territore formojnë një ekosistem të pandarë, me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe me rëndësi të veçantë për ruajtjen e biodiversitetit.

Prandaj, prej vitesh mbështetet ideja e krijimit të një parku ndërkufitar Shebenik-Jabllanicë, i cili do të forconte mbrojtjen e natyrës dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, organizatave dhe komuniteteve lokale të të dy shtetet fqinje.

🤝 Kufijtë ndajnë shtetet, por jo ekosistemet, pyjet, burimet ujore dhe jetën e egër.

🌍 Natyra nuk njeh kufij, ta mbrojmë së bashku!

🦋Pas instalimit të kurtheve me feromone, po vijojmë monitorimin e rregullt në zonat e përcaktuara të Rrajcës për të ndje...
15/09/2026

🦋Pas instalimit të kurtheve me feromone, po vijojmë monitorimin e rregullt në zonat e përcaktuara të Rrajcës për të ndjekur praninë dhe dinamikën e popullatës së Cydalima perspectalis, një nga dëmtuesit kryesorë të pyjeve natyrore të bush*t.

Në çdo vizitë, kurthet kontrollohen dhe të dhënat regjistrohen. Numri i individëve të kapur na ndihmon të ndjekim ndryshimet e popullatës gjatë sezonit dhe të kuptojmë më mirë zhvillimin e këtij dëmtuesi.

Monitorimi po zhvillohet në vazhdimësi edhe për të krahasuar të dhënat para dhe pas trajtimit biologjik të kryer me dron. Kjo do të na ndihmojë të vlerësojmë më mirë efektin e ndërhyrjes dhe të përcaktojmë masat e nevojshme për mbrojtjen e pyjeve të bush*t.

📍 Të dhënat e mbledhura në terren janë një pjesë e rëndësishme e punës për një menaxhim më të mirë dhe më të bazuar në evidenca të dëmtuesve në zonat natyrore.

Projekti “Pyje të zgjuara – menaxhimi i dëmtuesve përmes dronit” zbatohet nga PSEDA - Iliria , në bashkëpunim me Shoqata AlbNatyra dhe Agri-En, me mbështetjen e Green-AL, financuar nga Sida dhe zbatuar nga CoPlan Institute for Habitat Development , në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.

Address

Sotire
Gramsh
04201

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albnatyra Org posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Albnatyra Org:

Shortcuts

Share