29/12/2024
🇦🇱
Të dashur miq dhe komunitet i respektuar shqiptar,
Më 14.12.2024 patëm nderin të festojmë mbledhjen themeluese të URA e.V. – Bashkimi i Diasporës Shqiptare nga Maqedonia e Veriut, në Berlin. Ju falënderojmë nga zemra të gjithë pjesëmarrësve, të cilët përshkuan rrugë të gjata – nga pjesë të ndryshme të Gjermanisë dhe madje edhe nga Austria – për të ndarë këtë moment të veçantë me ne.
Një moment historik për të gjithë ne❗️
Themelimi i këtij shoqate shënon një ditë historike për komunitetin shqiptar. Ky është një hap që do ta afrojë më shumë komunitetin tonë dhe do të forcojë vlerat tona kulturore, sociale dhe shoqërore. Përmes kësaj shoqate po krijojmë një platformë që jo vetëm ndërton ura mes nesh në diasporë, por gjithashtu na lidh me rrënjët tona në atdheun tonë.
Gjatë mbledhjes, prezantuam konceptin e shoqatës tonë, si dhe synimet tona afatgjata dhe afatshkurtra, përfshirë projekte dhe iniciativa që synojnë të fuqizojnë diasporën shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Gjithashtu, u zgjodh kryesia ynë i parë drejtues, i cili tani do të ndërmarrë hapin e radhës: regjistrimin e shoqatës sonë në regjistrin e shoqatave. Me miratimin e statutit tonë, kemi vendosur një bazë të rëndësishme për ta bërë realitet vizionin tonë.
Një thirrje për diasporën shqiptare📢
Kjo shoqatë jeton falë njerëzve që e formojnë atë. Prandaj, ju ftojmë përzemërsisht të bëheni pjesë e kësaj nisme. Së bashku mund të arrijmë shumë dhe të ushtrojmë një ndikim pozitiv në komunitetin tonë. Idetë tuaja, mbështetja juaj dhe kontributi juaj janë thelbësore për suksesin e shoqatës sonë.
Le ta shfrytëzojmë këtë moment historik si një mundësi për t’u bashkuar edhe më shumë dhe për të forcuar zërin tonë si diasporë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Presim me padurim këtë udhëtim të përbashkët dhe për të realizuar synimet tona për komunitetin tonë.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj. Së bashku mund të arrijmë shumë!
Me respekt dhe mirënjohje, ju përshëndesim,
URA e.V. – Unioni i Diasporës Shqiptare nga Maqedonia e Veriut
🇩🇪
Liebe Freunde und geschätzte albanische Community,
am 14.12.2024 durften wir die Gründungsversammlung von URA e.V. – Union der albanischen Diaspora aus Nordmazedonien in Berlin feiern. Wir bedanken uns von Herzen bei allen Teilnehmenden, die teils weite Wege auf sich genommen haben – aus verschiedenen Teilen Deutschlands und sogar aus Österreich – um diesen besonderen Moment mit uns zu teilen.
Ein historischer Moment für uns alle❗️
Die Gründung dieses Vereins markiert einen historischen Tag für die albanische Gemeinschaft. Es ist ein Schritt, der unsere Gemeinschaft enger zusammenbringen und unsere kulturellen, sozialen und gesellschaftlichen Werte stärken wird. Mit diesem Verein schaffen wir eine Plattform, die nicht nur Brücken zwischen uns in der Diaspora, sondern auch zu unseren Wurzeln in Nordmazedonien baut.
Während der Versammlung stellten wir das Konzept unseres Vereins sowie unsere langfristigen und kurzfristigen Ziele vor, darunter spannende Projekte und Vorhaben, die die albanische Diaspora aus Nordmazedonien stärken sollen. Zudem wurde unser erster Vorstand gewählt, der nun den nächsten Schritt einleitet: die Eintragung unseres Vereins ins Vereinsregister. Mit der Verabschiedung unserer Satzung haben wir eine wichtige Grundlage geschaffen, um unsere Vision Wirklichkeit werden zu lassen.
Ein Aufruf an die albanische Diaspora📢
Dieser Verein lebt von den Menschen, die ihn gestalten. Deshalb laden wir euch herzlich ein, ein Teil dieser Initiative zu werden. Gemeinsam können wir viel bewegen und einen positiven Einfluss auf unsere Gemeinschaft haben. Eure Ideen, eure Unterstützung und eure Mitwirkung sind entscheidend für den Erfolg unseres Vereins.
Lasst uns diesen historischen Moment als Chance nutzen, um noch enger zusammenzuwachsen und unsere Stimme als albanische Diaspora aus Nordmazedonien zu stärken. Wir freuen uns auf die gemeinsame Reise und darauf, Großartiges für unsere Gemeinschaft zu bewirken.
Vielen Dank für eure Unterstützung und euer Vertrauen. Gemeinsam können wir Großes
bewegen!
Mit herzlichen Grüßen,
URA e.V. – Union der albanischen Diaspora aus Nordmazedonien
Arbin Mustafa Shkumbim Emini