Kryqi Kuq Shqiptar,Dega Elbasan

Call Directions Contact the organization

Kryqi Kuq Shqiptar,Dega Elbasan Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është ndihmës i organeve të pushtetit për çështjet humanitare në mbarë vendin.

K KSH synon të jetë një shoqatë humanitare e zhvilluar, që punon për përmirësimin e jetës dhe dinjitetit të njerëzve në nevojë, në përputhje me Parimet Themelore të Lëvizjes ndërkombëtare të KK dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ai është themeluar më 4 tetor 1921 dhe është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke qenë kështu shoqata e 38-të e themeluar deri atëherë. Në këtë mënyrë Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Sipas nenit 1 të Ligjit Nr.7864 për Kryqin e Kuq Shqiptar, të miratuar nga Parlamenti Shqiptar më datë 29.9.1994, Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë humanitare vullnetare që e ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur në bazë të parimeve themelore të Lëvizjes ndërkombëtare humanitare të Kryqit të Kuq e Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 - ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 27 maj 1957 - dhe Protokolleve shtesë të 10 qershorit 1977 - ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 16 qershor 1993.

❤️🥖 16 Tetor – Dita Botërore  Kundër UrisëNë kuadër të Fushatës Kundër Urisë, Kryqi i Kuq Dega Elbasan, në bashkëpunim m...
16/10/2026

❤️🥖 16 Tetor – Dita Botërore Kundër Urisë

Në kuadër të Fushatës Kundër Urisë, Kryqi i Kuq Dega Elbasan, në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Qamil Guranjaku” dhe falë kontributit të nxënësve të kësaj shkolle, u gjend pranë familjeve në nevojë përmes shpërndarjes së pakove ushqimore, duke përcjellë mesazhin e solidaritetit dhe kujdesit për ata që kanë më shumë nevojë. 🤝❤️

Çdo kontribut ka vlerë dhe çdo gjest solidariteti sjell shpresë. Së bashku mund të ndërtojmë një komunitet më të bashkuar, ku askush të mos mbetet pas!


🩸❤️ Programi i Shëndetit – Dhurimi Vullnetar i GjakutDhuro gjak, shpëto jetë! 🩸Kryqi i Kuq Dega Elbasan zhvilloi një sea...
16/10/2026

🩸❤️ Programi i Shëndetit – Dhurimi Vullnetar i Gjakut

Dhuro gjak, shpëto jetë! 🩸

Kryqi i Kuq Dega Elbasan zhvilloi një seancë dhurimi vullnetar të gjakut pranë Xhamisë Umar, duke ftuar komunitetin të kontribuojë në këtë akt humanitar në ndihmë të fëmijëve talasemikë. 🤝❤️

Mirënjohje për çdo dhurues që, përmes këtij gjesti solidariteti, ndihmon në shpëtimin e jetëve!

⚽⛑️ UEFA CONFERENCE LEAGUENë stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua ndeshja e vlefshme për UEFA Conference League ndërmjet...
15/10/2026

⚽⛑️ UEFA CONFERENCE LEAGUE

Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua ndeshja e vlefshme për UEFA Conference League ndërmjet ekipeve KF Egnatia dhe FC Midtjylland.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar – Dega Elbasan ishin të pranishëm me shërbimin e Ndihmës së Parë, duke qëndruar në gatishmëri gjatë zhvillimit të ndeshjes. ❤️🤝

🚨🌍 Java Kombëtare e Ndërgjegjësimit për Zvogëlimin e Riskut nga FatkeqësitëKryqi i Kuq Shqiptar u bë pjesë e fushatës nd...
13/10/2026

🚨🌍 Java Kombëtare e Ndërgjegjësimit për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë

Kryqi i Kuq Shqiptar u bë pjesë e fushatës ndërgjegjësuese, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin, përgatitjen dhe përballimin e situatave emergjente.

Sot, Kryqi i Kuq Dega Elbasan, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile, zhvilloi një simulim të një situate zjarri në shkollën “Dhaskal Todri”, ku u demonstrua dhënia e Ndihmës së Parë për personat e dëmtuar. 🚒🩺

Aktivitetet vijuan edhe në qytetin e Elbasanit, për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi rëndësinë e përgatitjes dhe reagimit të koordinuar ndaj emergjencave. 🤝

Të jemi të përgatitur sot, për të qenë më të sigurt nesër! ❤️

🏠❤️ PROGRAMI SOCIAL – HOME CAREKujdesi dhe solidariteti marrin kuptim përmes gjesteve të vogla që bëjnë diferencën në je...
12/10/2026

🏠❤️ PROGRAMI SOCIAL – HOME CARE

Kujdesi dhe solidariteti marrin kuptim përmes gjesteve të vogla që bëjnë diferencën në jetën e të tjerëve. 🫶

Kryqi i Kuq Dega Elbasan, përmes programit Home Care, vijon të mbështesë të moshuarit që jetojnë të vetmuar, duke u ofruar ndihmë ushqimore dhe duke përcjellë mesazhin se askush nuk duhet të ndihet i harruar. 🤝❤️

Sepse edhe një dorë e shtrirë me dashamirësi mund të sjellë ngrohtësi dhe shpresë.

🧠 10 Tetor – Dita Botërore e Shëndetit MendorKryqi i Kuq Dega Elbasan, zhvilloi një aktivitet promovues dhe informues me...
09/10/2026

🧠 10 Tetor – Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Kryqi i Kuq Dega Elbasan, zhvilloi një aktivitet promovues dhe informues me nxënësit e shkollës “Vasil Kamami”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e shëndetit mendor, kujdesit për veten dhe mbështetjes ndaj njëri-tjetrit. 💚

Të dëgjojmë pa paragjykim, të mbështesim me mirëkuptim dhe të kujtojmë se çdo histori ka vlerë! 🤝

04/10/2026

❤️ 4 Tetor 1921 – Dita e Themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar

Sot, përkujtojmë me krenari 105-vjetorin e krijimit të Kryqit të Kuq Shqiptar, shoqata më e vjetër dhe më e madhe humanitare ne vend.

105 vite përkushtim, humanizëm dhe solidaritet, gjithmonë pranë njerëzve dhe komuniteteve në nevojë. 🤝

105 vite humanizëm.
105 vite në krah të njerëzve.
Dhe rruga jonë vazhdon.

Gëzuar 105-vjetorin, Kryqi i Kuq Shqiptar!🇦🇱

❤️👵 1 TETOR – DITA BOTËRORE E TË MOSHUARVENë kuadër  të Ditës Botërore të të Moshuarve, Kryqi i Kuq Dega Elbasan ishte p...
01/10/2026

❤️👵 1 TETOR – DITA BOTËRORE E TË MOSHUARVE

Në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve, Kryqi i Kuq Dega Elbasan ishte pranë të moshuarve pjesë e programit Home Care, duke përcjellë kujdes, vëmendje dhe mbështetje përmes ndihmës ushqimore. 🏠❤️

Përmes vizitave dhe përkujdesjes, vullnetarët tanë sjellin jo vetëm ndihmë konkrete, por edhe ngrohtësi njerëzore e shoqëri për të moshuarit që jetojnë të vetmuar. 🤝

Sepse çdo i moshuar meriton të ndihet i vlerësuar, i dëgjuar dhe i kujdesur. ❤️

Pranë tyre, me kujdes dhe humanizëm.

🩸❤️ DHURIM VULLNETAR I GJAKUTNë ambientet e kompanisë Grimer SHPK, u zhvillua një seancë dhurimi vullnetar të gjakut, e ...
17/09/2026

🩸❤️ DHURIM VULLNETAR I GJAKUT

Në ambientet e kompanisë Grimer SHPK, u zhvillua një seancë dhurimi vullnetar të gjakut, e organizuar nga Kryqi i Kuq Dega Elbasan.

Punonjësit e kompanisë iu përgjigjën me solidaritet kësaj nisme, duke dhuruar gjak në mbështetje të fëmijëve talasemikë. 🤝🩸

Mirënjohje për çdo dhurues që kontribuon me një gjest kaq të çmuar human. ❤️

Dhuro gjak, shpëto jetë!

Address

Gëzim Jazexhiu
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 07:30 - 16:00
Tuesday 07:30 - 16:00
Wednesday 07:30 - 16:00
Thursday 07:30 - 16:00
Friday 07:30 - 16:00
Saturday 07:30 - 16:00

Telephone

3554253261

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryqi Kuq Shqiptar,Dega Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kryqi Kuq Shqiptar,Dega Elbasan:

Shortcuts

Share