Dritë për të Gjithë

Dritë për të Gjithë Jezus Krishti eshte Drite per te Gjitha! Beso ne Te, hape zemren dhe Ai do te vije!

Fondacioni Dritë për të Gjithë është një organizatë e krishterë e cila ka për synim ofrimin e asistencës në fushën shpirtërore, sociale, psikologjike dhe humanitare ndaj grupeve të ndryshme sociale dhe integrimin e tyre në shoqëri. Fondacioni Dritë për të Gjithë tashmë është duke e zhvilluar veprimtarine e tij në katër drejtime.

-Familja e Dritës
-Bashkësia e Jezusit
-Aftësim Profesional
-Ndihma

Humanitare

Familja e Dritës
Familja e Dritës është një shërbesë nëndihmë të personave me aftësi të kufizuar të shikimit. Ka filluar duke parë nevojen e integrimit të tyre në shoqëri dhe për të lehtësuar pjesmarrjen e tyre në jetën normale nëpërmjet përfshirjes në aktivitete të ndryshme të karakterit trajnues, profesional por edhe clodhës dhe argëtues që mundësojnë lidhjen dhe forcimin e miqësisë ndërmjet tyre. Fondacioni Dritë për të Gjithë hartoi dhe hapi këtë aktivitet për arritjen e këtyre objektivave në mënyrë që këta persona të ndihen të aftë dhe të vlefshëm pavarësisht nga mungesa e të parit. Qellimi i kësaj nisme është rehabilitimi dhe integrimi i të verbërve në shoqëri nëpërmjet:

Edukimit dhe Mesimdhënies profesionale që konsiston në mësimin e shkrimit Braile, mësimin e gjuhëve të huaja, aftësimin në përdorimin e kompjuterit,

Zhvillimit të aktiviteteve argëtuese si koncerte, organizime festash dhe kampe verore, ku synohet të arrihet krijimi i kushteve për forcimin e lidhjeve miqësore dhe krijimin e një atmosfere sa më familjare. Aktiviteti i këtij grupi ka filluar për herë të parë në Korrik të vitit 2000 me zhvillimin e kurseve trajnuese për mësimin e shkrimit Braile dhe gjuhës Angleze. AKTUALISHT KURSET PER MESIMIN E GJUHES ANGLEZE DHE KOMPJUTERIT ZHVILLOHEN CDO DITE TE MERKURE NE OREN 10.00


Bashkësia e Jezusit
Eshtë një pjesë e rëndësishme e e veprimtarisë së Fondacionit. Ka një kohë të gjatë që ushtron aktivitetin në rrethin e Elbasanit duke dhënë kontribut të konsiderueshëm në ngritjen shpirtërore, morale dhe edukative të njerëzve të shtresave, traditave, racave dhe etnive të ndryshme pa asnjë dallim. BASHKESIA E JEZUSIT është kishë e krishterë Ungjillore dhe Anëtare e Vëllazerisë Ungjillore Shqiptare (VUSh)

Takimet e Javes

E Marte,Ora 17.00 Kursi i Bibles
E Premte, Ora 16.30 Grupi i te Rinjve
E Diele, Ora 10.00 Sherbesa


Aftësim Profesional
Kurse Aftësimi në përdorimin e kompjuterit dhe programit JAWS dhe gjuhës Angleze. Ndihma Humanitare
Mbështetje jo të vazhdueshme për familje të varfera me veshje, ushqime.

Address

Bashkesia E Jezusit Elbasan
Elbasan
3001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dritë për të Gjithë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Dritë për të Gjithë:

Share