Albanian Center for Integration of People with Special Needs

Albanian Center for Integration of People with Special Needs Kjo është faqa e facebook-ut e Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta.

Qëllimi ynë është integrimi i njerëzve me nevoja të veçanta në shoqëri, si dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë për nevojat e tyre, problemet dhe zgjidhjet. This is the page for Albanian Center for Integration of People with Special Needs followers. Our purpose is to integrate people with disabilities into society and society's awareness of their needs, problems and solutions.

Sot u mblodhëm së bashku me prindërit për të diskutuar mbi ecurinë e secilit fëmijë, progresin e arritur gjatë këtij vit...
31/07/2026

Sot u mblodhëm së bashku me prindërit për të diskutuar mbi ecurinë e secilit fëmijë, progresin e arritur gjatë këtij viti dhe nevojat e mëtejshme për të mbështetur zhvillimin e tyre.

Në fund të takimit, vogëlushët tanë u surprizuan me certifikata të shpërndara nga terapistët e tyre, si një vlerësim për përkushtimin, bashkëpunimin dhe përparimin e treguar gjatë gjithë vitit.

Jemi krenarë për çdo hap të hedhur së bashku dhe falënderojmë prindërit për besimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e tyre.

🌸 Ju urojmë të gjithëve pushime të mbara! Shihemi në shtator, vogëlushë! Ju presim me shumë dashuri për një vit të ri plot sfida, mësim dhe suksese. 💛

05/04/2026

Në Ditën e Ndërgjegjësimit për Autizmin 💙🧩, në qendrën tonë zgjodhëm ta jetojmë ndryshe këtë ditë… më pranë, më thellë, më me ndjenjë.

Profesionistë nga fusha të ndryshme 👩‍⚕️👨‍🏫 u bënë pjesë e terapisë, duke hyrë në botën e fëmijëve dhe duke ndarë me ta momente të vogla, por shumë domethënëse 🤍. Sepse çdo hap i tyre është një fitore 🏆 që meriton të kuptohet dhe të vlerësohet.

Më pas, u bashkuam rreth një tavoline të përbashkët… aty ku fjalët morën peshë ✉️. Lexuam letra nga prindërit, dedikuar fëmijëve të tyre – letra të mbushura me dashuri ❤️, sfida 💭, pranime dhe shpresë 🌟. Ishin ato momente që na kujtuan se pas çdo terapie ka një histori, një familje 👨‍👩‍👧‍👦, një zemër që lufton çdo ditë 💪.

E mbyllëm këtë ditë me një seancë relaksimi 🧘‍♀️ në dhomën sensoriale 🌈, e udhëhequr nga psikologia Jonida Mustafaraj 👩‍⚕️ – një moment qetësie, reflektimi dhe lidhjeje me veten ✨.

Kjo ditë nuk ishte thjesht një aktivitet…
Ishte një kujtesë që autizmi nuk është diçka për t’u ndryshuar, por për t’u kuptuar, pranuar dhe dashur 💙🧩.

Le të jemi më të ndjeshëm 🤝, më të hapur 🌍 dhe më pranë njëri-tjetrit – çdo ditë

Në qendrën tonë, fëmijët përgatitën me shumë dashuri kartolina për mamatë e tyre 💌👩‍👧‍👦Çdo vizatim 🎨 dhe çdo fjalë e shk...
08/03/2026

Në qendrën tonë, fëmijët përgatitën me shumë dashuri kartolina për mamatë e tyre 💌👩‍👧‍👦

Çdo vizatim 🎨 dhe çdo fjalë e shkruar ishte një falënderim i vogël për gratë që çdo ditë tregojnë forcë 💪, durim 🤍 dhe dashuri të pafund.

Për ne, ato janë nëna heroina 🦸‍♀️ që qëndrojnë gjithmonë pranë fëmijëve të tyre dhe nuk dorëzohen kurrë.

Gëzuar 8 Marsin të gjitha nënave! 🌷🌸

🌼 7 Marsi – Dita e Mësuesit 🌼Në këtë ditë të veçantë, si qendër duam të shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë për t...
07/03/2026

🌼 7 Marsi – Dita e Mësuesit 🌼

Në këtë ditë të veçantë, si qendër duam të shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë për të gjitha mësueset dhe mësueset ndihmëse që bashkëpunojnë me ne çdo ditë. 🤝📚

Me shumë dashuri, fëmijët tanë përgatitën kartolina të veçanta për mësueset ndihmëse💌, të cilat i shoqëruam me mimoza pranvere 🌼, si një simbol të vogël vlerësimi dhe falënderimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj.

11/02/2026

Sepse pas çdo hapje e mbyllje kopsash, 🔓🔒 çdo zinxhiri që ngrihet, ⬆️ çdo kapseje që fiksohet… 📎 fshihet një aftësi për jetën. 🌱✨

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në qendrën tonë Ambasadorin e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Republikën e S...
22/01/2026

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në qendrën tonë Ambasadorin e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë z. Ivaylo Kirov dhe bashkëshorten e tij 🇧🇬.

Një vizitë e rëndësishme që forcon bashkëpunimin dhe vlerësimin për punën që zhvillohet çdo ditë me përkushtim për fëmijët dhe familjet 🇧🇬.

Vizita u shoqërua me shkëmbim idesh, vlerësim dhe mbështetje për misionin tonë. 🤝✨

✨ 2025 jonë… një vit pune, zemre dhe shprese ✨📌 Janar – Nisëm vitin me projektin Terapia e Artit, ku profesionistë nga f...
31/12/2025

✨ 2025 jonë… një vit pune, zemre dhe shprese ✨

📌 Janar – Nisëm vitin me projektin Terapia e Artit, ku profesionistë nga fusha të ndryshme u trajnuan për të sjellë më shumë ngjyra në jetën e fëmijëve 🎨
📌 Shkurt – Krahas projekteve, terapitë në qendër u zhvilluan intensivisht, duke sjellë arritje dhe progres të dukshëm 💪
📌 Mars – Duart e vogla shkruan kartolina për nënat e tyre, me dashuri të pastër dhe emocione të sinqerta 💌
📌 Prill – Mbyllëm me sukses Terapinë e Artit me një panair pikturash dhe një koncert nga fëmijët tanë 🎶🖌️ Gjithashtu, më 2 Prill, Ditën Botërore të Autizmit, u mblodhëm në “shtëpizën” tonë të vogël bashkë me prindërit 💙
📌 Maj – Startuam projektin me Special Olympics, ku fëmijët tanë u përfshinë në aktivitete fizike 🏃‍♂️🤸‍♀️ Po ashtu, terapistët tanë kontribuuan në formimin e studentëve praktikantë 📚
📌 Qershor – Vizitë studimore në Bullgari 🇧🇬, ku u trajnuam pranë Fondacionit Karin Dom, duke marrë dije dhe frymëzim të ri 🌍
📌 Korrik – Terapitë intensive vazhduan, duke aplikuar metodat e mësuara gjatë trajnimit 💡
📌 Shtator – Prezantuam 4 workshop-e mbi eksperiencën e përfituar në Karin Dom, nga profesionistët e qendrës 🧠
📌 Tetor – Aktivitetet me të rinjtë, festa e Halloween-it 🎃 dhe mesazhe ndërgjegjësuese për 10 Tetorin, Ditën Botërore të Shëndetit Mendor 💚
📌 Nëntor – Përgatitje për 28–29 Nëntorin 🇦🇱, ku fëmijët qëndisën flamurin çdo ditë me përkushtim ❤️ Festa u zhvillua jashtë ambienteve të qendrës, mes prindërve, këngëve dhe valleve 🎶
📌 Dhjetor – Konferenca për 3 Dhjetorin, Ditën Botërore të Aftësisë së Kufizuar, që përkoi edhe me 10-vjetorin e themelimit të qendrës sonë 🎉

🙏 Faleminderit stafit tonë, që çdo ditë punon me zemër e përkushtim për progresin e çdo fëmije, jo vetëm akademik, por në çdo drejtim të jetës 🤍
🙏 Faleminderit donatorëve, që na mbështesni gjithmonë me zemër të hapur – mirënjohja jonë është e pafund 💫
🙏 Faleminderit prindërve, për besimin dhe përpjekjen e përditshme për fëmijët e tyre 🌱

✨ 2025 jonë… një vit që na rriti, na bashkoi dhe na dha më shumë arsye për të besuar.

🎅✨ Babagjyshi na vizitoi dhe solli dhurata, buzëqeshje dhe shumë gëzim për fëmijët tanë 💝Gëzuar Vitin e Ri! 🎆
30/12/2025

🎅✨ Babagjyshi na vizitoi dhe solli dhurata, buzëqeshje dhe shumë gëzim për fëmijët tanë 💝
Gëzuar Vitin e Ri! 🎆

“Përmes seancave të edukimit shëndetësor, në praninë e dr. Irena Palloshi 👩‍⚕️ dhe psikologes klinike Jonida Mustafaraj ...
26/12/2025

“Përmes seancave të edukimit shëndetësor, në praninë e dr. Irena Palloshi 👩‍⚕️ dhe psikologes klinike Jonida Mustafaraj 🧠, krijuam për prindërit e fëmijëve një hapësirë të ngrohtë besimi 🤍, dëgjimi 👂 dhe mbështetjeje 🤝. Një vend ku shqetësimet u pritën me empati 💞, pyetjet me kujdes 💬 dhe çdo prind u fuqizua ✨ për të ecur përpara me më shumë siguri 🌱 dhe shpresë 🌈. Sepse kur mbështesim prindërit, forcojmë të ardhmen e fëmijëve 👨‍👩‍👧‍👦💙.

Ky aktivitet u zhvillua nga iniciativa “Atletë të Shëndetshëm” 🏃‍♂️💚 e Special Olympics Albania.”

Address

Rruga Skenderbej
Elbasan
3006

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Center for Integration of People with Special Needs posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share