• Gështenja e Tropojës •

Directions Website Contact the organization

• Gështenja  e  Tropojës • Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from • Gështenja e Tropojës •, Nonprofit Organization, LAGJA DARDANIA ./Shoqata "Gështenja e Tropojës "/, Bajram Curri.

Pa e njohur gjëndjen shëndetsore të pemëve të Gështenjës dhe pa u informuar se cilat sherbime kulturore duhen lryer , shoqëruar me luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve , nuk mund të ruash trashgiminë e kultivarit Autoktonë . � Shoqata "Gështenja e Tropojës" në momentin e themelimit të sajë e gjeti ekosistemin agro-pyjor të gështenjës Tropojë në një vakum ligjor - institucional :
- Pa një ligj që drejton , zhvillon, orienton dhe rregullon me ligjë mardhënjet e komunitetit me ekosistemin agro-pyjor të gështenjës .
- Pa një plan menaxhimi që menaxhon ekosistemin ,
- Pa zgjidhur statusin pronsor të tijë ,
- Pa një strukturë të përgjegjshme drejtuese , administrative shtetrore apo komunale ,
- Pa u rregjistruar në rregjistrin e pronave të qeverise Shqiptare .
- Pa asnjë dokumentacion teknik , rregjister kadastral , hartë , plan inventarizimi apo pasqyra të përshkrimit morfologjik parcelar .
� Në mungese të tyre shoqata "Gështenja e Tropojës " ka hartuar planin e zhvillimit perspektiv të ekosistemit që do të jetë udhëzuesi apo korrniza ligjore që do të drejtojë ekosistemin .
• Gështenja , kjo pasuri me vlera të larta ekonomike shëndetsore dhe mjedisore për rrethin e Tropojës , si rezultat i tranzicionit anarkodemokratik , mbeti jasht kujdesit si nga strukturat shtetrore ashtu edhe nga pronarët e tyre gjatë periudhës së tranzicionit , duke u bërë objekt i prerjeve abuzive , dëmtimet nga zjarret dhe trafikimit të lëndës drusore nga njëra anë dhe dëmtimi nga veprimi i pa frenuar i sëmundjeve dhe dëmtuesve të ndryshëm nga ana tjeter .•
• Miniera sado e pasur ka një sasi të caktuar rezervash minerale , të cilat duke u shfrytzuar vazhdimisht ato pakësohen sa , vjen një ditë që ato shterrojnë , ndërsa ekosistemi agro-pyjor i gështenjave të Tropojës është një minierë e pa shterrshme , i cili po të drejtohet ripërtritja natyrore e orientuar drejtë ruajtjes dhe përmirsimit të struktures gjenetike të kultivarit vendor , ai e ripërtërinë vetvehten dhe e bën këtë ekosistem të përjetshëm .

Krijuesi i gjithësisë sapo krijoj njeriun dhe e solli mbi tokë , mendoj edhe për sigurimin e ushqimit të tij , prandaj i...
01/11/2026

Krijuesi i gjithësisë sapo krijoj njeriun dhe e solli mbi tokë , mendoj edhe për sigurimin e ushqimit të tij , prandaj i urdhëroj t’gjitha bimët dhe pemët që të plehërojnë dhe të pasurojnë tokën , në mënyrë që toka t’ketë mundësi për t’prodhuar ushqim e nevojshëm për njrëzit .

👏 Shumë njerëz e shohin këtë foto , por pak e kuptojnë .... pse është ekspozuar ! ** Kam dëshirë që ta shohin dhe të rea...
28/10/2026

👏 Shumë njerëz e shohin këtë foto , por pak e kuptojnë .... pse është ekspozuar !
** Kam dëshirë që ta shohin dhe të reagojnë me komente t'gjith ata fermerë që kan Gështenjë , pasi në çdo kashnjet Gështenje ka disa pemë si kjo që kan nevojë për t'i ndihmuar .
🌰 Ky punëtor i veshur me paisjet e sigurimit teknik dhe mbrojtjes nga aksidentet në punë po përpiqet për tu pozicionuar për ta prerë këtë degë të kësaj peme ! Kjo degë nuk është degë prodhuese , por është "Thithak"-"Pinjoll"apo"Stërlep"! (Emërtime sipas krahinave)
*** Këto janë degë që lindin në trung - si kjo degë që duam ta presim apo të tjerë si kjo që lindin në bazen e rrënjëve të pemëve të gështenjës që rriten paralel me trungun , drejt -vertikalisht ,të holla , me lëvore më të lëmuar se degët prodhuese , por që nuk prodhojnë fruta .
** Thithakët e kanë origjinën nga indet e fjetur për disa sezone vegjetative .
** Thithakët shpërthejnë në trung ose në degët dytësore me moshë disa vjeçare , por edhe në bazën e rrënjës .
- "Thithakët" , "Pinjollët" apo "Stërlepët"? kan rritje të vrullshëme dhe zhvillim të theksuar me drejtim vertikal , për shkak të konkurrencës , pasi thithakët kërkojnë të mbizotërojnë lastësitë dhe të dominojnë kurorën .
- Këto organe nuk prodhojnë fruta !
- Këto organe janë organe "shterpë" !
- Veprimtaria e tyre është thjesht vegjetative dhe nuk kontribuojnë në prodhimin e frutave , përkundrazi prishin ekuilibrin midis veprimtarisë vegjetative dhe aktivitetit të prodhimit të frutave për pemët , pasi :
*** 1 - Thithakët ja rrëmbejnë pemës energjitë dhe lëndët ushqimore që pema arrin të sigurojë duke shkaktuar uljen e imunitetit natyror ,
*** 2 - Uljen e rendimentit të prodhimit të pemës dhe
*** 3 Degradimin e përshpejtuar të pemës deri në tharjen e plotë të sajë !
Në krasitjen ripërtëritëse të pemëve krahas degëve të thata , të infektuara , të nënshtruara , të mbytura e të mbivendosura priten edhe Thithakët - Stërlepët , "Degët shterpë"që duhen hequr çdo vit !

- O gështenjë - O -"Dhuratë e Perëndisë",- Që Zoti t'dërgoj për t'ushqyer çdo qënje të gjallë ,- O “Pema e bekuar"nga Zo...
28/10/2026

- O gështenjë - O -"Dhuratë e Perëndisë",
- Që Zoti t'dërgoj për t'ushqyer çdo qënje të gjallë ,
- O “Pema e bekuar"nga Zoti i gjithësisë ,
- Madhështia jote ka befasuar dynjanë !

- Sado që t'flitet e t'shkruhet për kët"Pemë t’Bekuar”,
- Është e pa mundur t'i kallxojnë vlerat e sajë ,
- Pasi konrtributi yt është vështirë për tu vlerësuar ,
- Pasi çdo qënje e gjallë të ruan si ushqim të parë !

- Për t'gjith pronarët e Kashnjeteve të Gështenjës ,
- Shoqata ka sot kam një kushtrim !
- Për ti krasitur , kuruar dhe pastruar sa më shpesh ,
- Nga sëmundjet dhe insektet dhe desinfektim .

🌰 🌰 KUR FESTOHET DHE Ç’FARË PËRFAQSON FESTA E GËSHTENJËS        🌰    Një Nentor !  🌰  Tradicionalisht në komunitetin e f...
27/10/2026

🌰 🌰 KUR FESTOHET DHE Ç’FARË PËRFAQSON FESTA E GËSHTENJËS
🌰 Një Nentor !
🌰 Tradicionalisht në komunitetin e fermerve të rrethit të Tropojës , data "Një Nëntor" është konsideruar si dita e gështenjës .
** Me daten një nentor , fermerët pronar të gështenjës i kanë lëshuar kashnjetet e gështenjës , duke i lënë ato të lira në përdorim të të gjithe komunitetit .
* Sasia e frutave të gështenjës e mbetur e pambledhur në pyllë me daten 1 nëntor i lihet në dispozicion të atyre fermerve që nuk kane kashnjet dhe pjesës tjeter të komunitetit që janë në nevojë .
🌰 Fermerët pronar të gështenjës kane shijuar gëzimin e grumbullimit të prodhimit dhe kanë bërë bilancin e sasisë së prodhimit të frutit në krahasim me vitet e më parshme , ndërsa pjesa tjetër e komunitetit ka gëzuar mundësinë e grumbullimit të një sasie të frutave të gështenjës për përdorim familjar si dhe mundesinë për tregtim të tepricës .
🌰 Me rastin e kësaj dite , shoqata “Gështenja e Tropojes“ që përfaqson bashkimin vullnetar të afro 3000 fermerve të gështenjës së rrethit të Tropojes , i përshendet dhe ju uron suksese dhe mbaresi komunitetit te rrethit tone dhe mbare vendit , me rastin e festës së geshtenjes , te kësaj peme që ju ka gjendur prane popullsise se zonave malore ne ditet me të vështira , duke i ndihmuar në zbutjen e varferise dhe kalimin e krizave te bukës, në vitet e vështira të mungesës së sajë .
** Qytetrimet e lashta Europiane në vendet që rritet gështenja , në respekt dhe nderim të kësaj peme ka caktuar një dite në vjeshtë dhe kan shpallur festen e gështenjës .
** Në këtë ditë feste zhvillohen aktivitete promovuese , sensibilizuese , zhvillohen ceremoni festive , zhvillohen panaire me produkte të ndryshme të ëmbëlsirave dhe ushqimeve që pregaditen nga mielli i gështenjës etj .
🌰 Në këtë ditë feste lihen qyterarët e varfër dhe ata qe nuk kane kashnjete gështenje në pronësi që të mbledhin frutat e gështenjës të mbetura pa u mbledhur nëpër kashnjete .
🌰 Edhe ne komunitetin e trevës tonë ,në mënyre ceremoniale , është vlersuar dhe nderuar kjo pemë që nga lashtësia dhe data 1 nëntor është caktuar si dita e gështenjes duke i lëshuar dhe lënë në perdorim të përbashkët kashnjetet , për të mbledhur ato fruta që kane mbetur të pa mbledhura nga pronarët , nga njerzit në nevoje dhe ata që nuk kane gështenjë në pronësi
🌰 Edhe në treven tonë nuk ka munguar shpirti i humanizmit dhe ndjenja e bamirësisë për tu ardhur në ndihme atyre familjeve që nuk kanë kashnjet Gështenje .
** Edhe ne komunitetin e trevës tonë ,në mënyre ceremoniale , është vlersuar dhe nderuar kjo pemë që nga lashtësia dhe data 1 nëntor është caktuar si dita e gështenjes duke i lëshuar kashnjetet e zëna me dt 15 Shtator dhe duke i lënë të lira , në perdorim të përbashkët , për ti mbledhur nga njerzit në nevoje dhe ata që nuk kane gështenjë në pronësi ato fruta që kane mbetur të pa mbledhura nga pronarët ,
🌰 Edhe në treven tonë nuk ka munguar shpirti i humanizmit dhe ndjenja e bamirësisë për tu ardhur në ndihme atyre familjeve që nuk kanë kashnjet Gështenje .

11/10/2026

🙏 Zoti i Gjithësisë - e ruajt "Pemën e Bekuar", "Pemën e Jetës", "Pemën e Bukës"- Gështenjën , që ka shuar urinë e komuniteteve malore , që ka ofruar jetë për njrëzimin duke ofruar edhe "Bukë edhe njomës"duke kompensuar mungesen e Bukës !
🙏 Zoti e mbjelltë farën e dashurisë e të respektit tek njerëzimi , por edhe detyrimin njerëzor për t'i shërbyer dhe për ta mbrojtur këtë "PEMË TË BEKUAR" që i ka dhënë jetë njerëzimit që nga Antikiteti e deri në ditët e sotme !

11/10/2026

🌰 RUAJTJA E GËSHTENJËS .... NË THARK !
Një metodë e moçme për ruajtjen e frutave të gështenjës është edhe metoda e ruajtjes në"THARK", e trashëguar që nga antikiteti !
🌰 Ruajtja e frutave të Gështenjës ka qënë nevojë , por edhe dëshirë si për prodhuesit e frutit por edhe për konsumatorët - për ta patur sa më gjatë këtë frut të magjishëm !
🌰 Nevoja për ta patur sa më gjatë këtë ftut i ka shtyrë prodhuesit për të aplikuar disa metoda për ruajtjen e frutit , por metoda më efektive ka rezultuar - Ruajtja në"Thark" !
🌰 Ruajtja e gështenjës në"Thark"realizohet duke krijuar një platformë në një mjedis të përshtatshëm të kashnetit , duke e rrafshuar terrenin , duke e shtruar me fier apo me gjethe dushku të thata !
🌰 Në at'platformë vendosen zhguajt e Gështenjës bashk me frutat në një trashësi nga 60 - 80 cm , që mbulohen dhe rrethohen me fier apo gjethe të thata dhe tharku rrethohet me trungje të pemëve dhe mbulohen me degë të pemëve për të siguruar mbrojtjen nga kafshët e egra !
🌰 Kjo metodë tradicionale e ruajtjes së frutave është e vlefshme për një periudhë kohore nga një 1-6 muaj !

Shoqata ndjehet e kënaqur dhe mendon se komuniteti i fermerëve të Gështenjës së Tropojës kan fituar përvojën e nevojshme...
09/10/2026

Shoqata ndjehet e kënaqur dhe mendon se komuniteti i fermerëve të Gështenjës së Tropojës kan fituar përvojën e nevojshme për informacione dhe ndihmë teknike për Gështenjën , pasi në vitin e fundit po mungojnë reagimet në këtë faqe .

Address

LAGJA DARDANIA ./Shoqata "Gështenja E Tropojës "/
Bajram Curri
BAJRAMCURRI

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when • Gështenja e Tropojës • posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to • Gështenja e Tropojës •:

Shortcuts

Share