Shoqata Integrimi Tropoje

Call Directions

Shoqata Integrimi Tropoje Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Integrimi Tropoje, Non-Governmental Organization (NGO), Bajram Curri.

09/10/2026
🌿 JAVA KUSHTUAR MOSHËS SË TRETË 🌿Në javën kushtuar moshës së tretë, Shoqata Integrimi, së bashku me NjVKSh Tropojë, orga...
06/10/2026

🌿 JAVA KUSHTUAR MOSHËS SË TRETË 🌿

Në javën kushtuar moshës së tretë, Shoqata Integrimi, së bashku me NjVKSh Tropojë, organizuan aktivitete të veçanta në nderim dhe kujdes për të moshuarit tanë. ❤️

🤝 Socializim, ndërveprim, kujdes shëndetësor, këshilla dhe informacion ishin pjesë e këtyre ditëve, me fokus të veçantë te matja e tensionit arterial dhe glicemisë, duke i kushtuar vëmendje shëndetit dhe mirëqenies së tyre.

Aktivitetet u zhvilluan kryesisht pranë Qendrës për të Moshuarit, financuar nga donatorët tanë të çmuar Dorcas dhe Kom over en Help, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë. 🙏💙

🏡 Stafi i Shoqatës Integrimi realizoi gjithashtu vizita në familjet e të moshuarve, veçanërisht tek ata që jetojnë të vetmuar. Sepse kujdesi nuk është vetëm të jesh pranë dikujt kur ka nevojë, por edhe t’i bësh të ndiejë se nuk është harruar dhe se ka rëndësi për ne. ❤️

👵👴 Më shumë se një moshë, ata janë kujtesa e familjeve tona, historia e komunitetit, bartësit e traditave dhe vlerave që na kanë formuar si njerëz. Ata na mësojnë durimin, respektin, dashurinë për familjen dhe forcën për të përballuar jetën.

T'u kushtosh kohë, vëmendje dhe dashuri të moshuarve është një mënyrë për të falënderuar brezat që kanë dhënë kaq shumë për ne. 🌸

💙 Sepse një shoqëri që kujdeset për të moshuarit, është një shoqëri që respekton rrënjët e saj dhe ndërton me më shumë dashuri të ardhmen.

✨ “Mos i numëroni vitet e tyre; numëroni dashurinë, urtësinë dhe kujtimet që ata kanë dhuruar gjatë gjithë jetës.” ❤️

Respekt Dashuri TëMoshuarit@NjVKSh @DorcasaidAlbania BashkiaTropojë 🌿❤️

04/08/2026
Me shumë mirënjohje mirëpritëm një grup të rinjsh nga partnerët tanë Kom Over en help,të cilët vizituan programin tonë t...
21/07/2026

Me shumë mirënjohje mirëpritëm një grup të rinjsh nga partnerët tanë Kom Over en help,të cilët vizituan programin tonë të përbashkët në veri të Shqipërisë.

Duke takuar familjet, fëmijët dhe pjesëmarrësit e projekteve tona, ata njohën nga afër realitetin, kulturën dhe traditat e komuniteteve ku shërbejmë. Përmes kohës së ndarë, mbështetjes praktike dhe lidhjeve të krijuara, kjo vizitë dëshmoi se partneriteti ynë është më shumë se një bashkëpunim – është një mision i përbashkët i ndërtuar mbi besimin, dashurinë dhe shpresën.

"Le të ndriçojë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira. Secili, sipas dhuntisë që ka marrë, ta vërë në shërbim të të tjerëve".

Së bashku, të udhëhequr nga besimi dhe dashuria për njerëzit, mund të sjellim ndryshim të vërtetë në jetën e atyre që kanë më shumë nevojë.
Faleminderit Kom Over en help që ecni krah nesh në këtë mision.

Dorcas
Kom over en help

Të lumtur që ja dolëm 👏🎉 Një program përfundon, por ndikimi i tij vazhdon! 💙Me shumë krenari shënuam përmbylljen e progr...
18/07/2026

Të lumtur që ja dolëm 👏

🎉 Një program përfundon, por ndikimi i tij vazhdon! 💙

Me shumë krenari shënuam përmbylljen e programit 3-vjeçar SMILES – "Social Mobilisation, Inclusion and Local Entrepreneurship Support", duke lënë pas një arritje të rëndësishme për komunitetin e Tropojës: hapjen e Qendrës Komunitare Ditore për të Moshuarit.

Kjo qendër është krijuar për të promovuar mirëqenien, dinjitetin dhe përfshirjen sociale të të moshuarve, duke u ofruar një hapësirë të sigurt për socializim, aktivitete rekreative dhe akses në shërbime sociale. Ajo do të shërbejë gjithashtu si një pikë e rëndësishme koordinimi për Rrjetat Komunitare të Sigurisë (CSN).

🤝 Ky rezultat u bë i mundur falë partneritetit të ngushtë me Bashkinë Tropojë, e cila jo vetëm vuri në dispozicion mjediset për qendrën, por mori përsipër edhe menaxhimin dhe funksionimin e saj pas përfundimit të projektit, duke garantuar vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e këtij shërbimi për komunitetin.

✨ Qendra është një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm, pronësisë lokale dhe përfshirjes sociale, duke sjellë në Tropojë modelin e provuar dhe te sukseshetm të qendrave ditore të zhvilluara nga Dorcas Albania.

🙏 Një falënderim i veçantë për Bashkinë Tropojë, partnerët tanë lokalë Shoqaten Integrimi, donatoret Dorcas dhe Kom Over en Hulp, për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e kësaj nisme.

🌱 Së bashku dëshmuam se kur komunitetet, institucionet dhe partnerët bashkojnë forcat, krijojnë ndryshim të qëndrueshëm dhe një të ardhme më dinjitoze, ku askush nuk mbetet pas.



Bashkia Tropojë Dorcas Kom over en help Shoqata Integrimi Tropoje

06/07/2026
🌟🧒👧 🌈💙Për rreth 3 vite, Programi Smile u bë një dritare e bukur mundësish për shumë fëmijë, falë mbështetjes së vyer të ...
21/06/2026

🌟🧒👧 🌈💙
Për rreth 3 vite, Programi Smile u bë një dritare e bukur mundësish për shumë fëmijë, falë mbështetjes së vyer të donatorëve Dorcas dhe Kom over en Help. 🤝❤️
Gjatë kësaj periudhe, fëmijët u përfshinë në një larmi aktivitetesh edukative, sociale, argëtuese dhe zhvilluese, të cilat jo vetëm i ndihmuan të mësojnë, por edhe të krijojnë kujtime të bukura, miqësi të reja dhe përvoja që do t’i mbajnë mend gjatë. 📚🎨⚽🎭🌱
Një ndër aktivitetet më të dashura ishte edhe pikniku me fëmijët, një ditë e mbushur me lojëra, të qeshura, aventura dhe momente të paharrueshme në natyrë. 🌳☀️🧺🎈 Fytyrat e buzëqeshura dhe gëzimi i tyre ishin dëshmia më e bukur e ndikimit që ky program pati në jetën e tyre. 😊💞
Kënaqësia, emocionet dhe lumturia që fëmijët përjetuan gjatë këtyre viteve janë të paçmueshme. 💖✨ Faleminderit të gjithë atyre që besuan dhe investuan tek fëmijët, duke u dhënë mundësinë të rriten, të mësojnë dhe të ëndërrojnë më shumë. 🌟🌍
dorcasaidinternationalalbania
Kom over en help
Dorcas
😊 🧒👧 🎨⚽ 🌳 😍 Dorcas 🤝 KomoverenHelp ❤️ KujtimeTëBukura 📸✨

Gjatë muajit maj zhvilluam dhe përmbyllëm me sukses katër seancat e fundit të qasjes Aflatoun🌟 një program që i ndihmoi ...
15/06/2026

Gjatë muajit maj zhvilluam dhe përmbyllëm me sukses katër seancat e fundit të qasjes Aflatoun🌟 një program që i ndihmoi fëmijët të fitojnë njohuri dhe aftësi të rëndësishme për jetën. 💡👧👦

Përmes aktiviteteve interaktive, diskutimeve dhe lojërave edukative, fëmijët mësuan mbi vlerat sociale, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe mbi menaxhimin e financave, kursimin dhe planifikimin. 💰🤝🌱

Kjo qasje jo vetëm që forcoi njohuritë e tyre, por gjithashtu nxiti vetëbesimin, bashkëpunimin dhe mendimin kritik. Fëmijët e përqafuan me shumë entuziazëm çdo takim, duke e bërë Aflatoun një përvojë të dashur dhe të paharrueshme për ta. ❤️✨

Jemi krenarë për angazhimin dhe progresin e secilit fëmijë dhe besojmë se njohuritë e fituara do t’i shoqërojnë ata në rrugëtimin e tyre drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të suksesshme. 🌈📖⭐
dorcasaidinternationalalbania
Dorcas
Kom over en help
Aflatoun International
💙🌟

🎈🌈 Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🌈🎈Sot festojmë buzëqeshjet më të bukura, ëndrrat më të pastra d...
01/06/2026

🎈🌈 Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🌈🎈
Sot festojmë buzëqeshjet më të bukura, ëndrrat më të pastra dhe zemrat më të sinqerta – fëmijët tanë. 💖
Urojmë që çdo fëmijë të rritet i lumtur, i shëndetshëm, i mbrojtur dhe i rrethuar me dashuri. Le të punojmë çdo ditë për t'u dhënë atyre mundësi për të mësuar, për të ëndërruar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. 🌟
Fëmijët janë drita e së nesërmes, shpresa e çdo familjeje dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë. 👧🧒💫
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim, lojëra, dashuri dhe kujtime të bukura! 🎁🎉🎊

❤️🌸 Çdo fëmijë meriton të qeshë, të ëndërrojë dhe të shkëlqejë! 🌸❤️

nl


program

Address

Bajram Curri
8702

Telephone

+355692072920

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Integrimi Tropoje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share