Shoqata " Gështenja e Tropojës "

Directions Contact the organization

Shoqata  " Gështenja e Tropojës " Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata " Gështenja e Tropojës ", Community Organization, Bajram Curri.

Shoqata "Gështenja e Tropojës", organizata jo qeveritare dhe jo partiake , shpreh interesat dhe mbron të drejtat e fermerëve të Gështenjës në Shqipëri dhe Kosovë . Gështenja është një burim natyror i ripërtëritëshëm ka sigruar t’ardhura reale për komunitetet malore që nga antikiteti duke funksionuar sipas një ligjësie natyrore , ku norma e ripërtëritjes së këtij burimi duhet të jetë më e lartë se sa masa e varfërimit që ky burim pëson gjatë shfrytëzimit apo përdorimit të tij , në mënyrë që ky burim të ripërtërihet dhe të kthehen në gjëndjen e tij të mëparëshme për të siguruar vijimsinë e produktivitetit natyror të përvitshëm . Norma e ripërtëritjes së këtij burimi natyrorë si pasojë e shfytëzimit intensiv është më e ulët se masa e dëmtimit , prandaj ky burim ka filluar degradimin , kan shterruar energjitë prodhuese , është pakësuar prodhimi dhe vijon shkatrrimi gradual i tij ; ky burim natyror ka rënë në reçension dhe së shpejti do të pushojnë së funksionuari , duke humbur statusin e prodhimit të frutave .

🌰 -  Keqardhje për pemën e "Bekuar të Gështenjës"që është katandisur kaq keq dhe për frutin e sajë . 🌰  - Qeveria Shqipt...
09/10/2026

🌰 - Keqardhje për pemën e "Bekuar të Gështenjës"që është katandisur kaq keq dhe për frutin e sajë .
🌰 - Qeveria Shqiptare - Gështenjën e ka lënë si fëmijë jetime ; e ka lënë "t'vejë"- si grua pa burrë ; e ka lënë - Mallë "t'pa zot" !
🌰 - Qeveria Shqiptare e ka braktisur , e ka diskriminuar dhe vrarë Burimin Natyror të Gështenjës !
🌰 - Qeveria Shqiptare ---- T'PAKTËN DUHET TA KISHTE RREGJISTRUAR në Rregjistrin Themeltar të Pronave të Shtetit Shqiptar .

09/10/2026

🌰 Në sezonin e ri të prodhimit të Gështenjës , Poeti i mirënjohur Popullor i Nikaj -Mërturit - Mhill Bushati -"MiMaraBush"; i ka thurur këto vargje - vlerave të trashgimisë Kulturore , të dokeve dhe zakoneve të Krahinës së Nikaj Mërturit , të Burimeve Natyrore të kësaj treve që Gështenja - historikisht ka ofruar, t'ardhura për komunitetin , ka siguruar zhvillim ekonomik , dhe ka"Zëvëndsuar bukën" kur ajo ka munguar - që nga lashtësia deri në ditët e sotme dhe me t'ardhurat që sigurohen nga Gështenja - komunitetet malore kan garantuar mbijetesen duke siguruar bukën e vitit dhe shkollimin e fëmijëve ! ! ! !
🙏 Nderim , Respekt e mirënjohje për Poetin e Nderuar Mhill Bushati që ka formuluar këto vargje për vëndlindjen dhe burimet e sajë natyrore .

KRENOHEM PËR VENDLINDJEN TIME !

* Të'ndihesh krejnar e t'thurësh lavdatë,
* Vatanit tënd ku të lanë Mëme e Atë ,
* E ti përshkruaj me mall vendet e mia ,
* Qe i ka përsosur mjeshtërsht Perëndia !
#
* "Ari"më i pastër që gjëndet në botë ,
* Janë prindërit e mi t'varrosur n'kët tokë ,
* Është trolli - ku u linda dhe e rrita shtatin ,
* Është kënaqësia e jetës që kujton fshatin !
#
* Vënmdlindja jonë ka plot pasuri ,
* Plantacione Gështenjash pa i mjell njeri ,
* Pa u kujdes për to e as pa u ba sherbim ,
* Më e ëmbël se buka e ç'do ushqim !
#
* Në zonën Mesdhetare mbin' e rritet ,
* Me hy n'prodhim s'kalojn dhjetë vitet ,
* N'muajin tetor gështënjat maturohen ,
* Bien vetë n'toke e lehtë grumbullohen !
#
* Boçat e gështenjës me gjëmba veshë ,
* Qëndrojnë brënda zonjat mbret'neshë ,
* Kur çahet zhgualli dalin tu'e qeshë ,
* Tre bukuroshe me ngjyrë kuqaleshë !
#
* Çdo vjeshtë njerzia n'fshat ngjitet ,
* Se vlera e frutit për çdo vitë rritet ,
* Po të kët' burim që të përmirësohet ,
* Ekonomia e çdo familje pasurohet !
#
* Këto vargje Malsisë ja kushtova ,
* Rrodhën fjalët vet e pak u mendova ,
* Ju kujtoj ju bjeshkë nga bregu i detit ,
* Nga ku frymzimi në çast i lind poetit !

MiMaraBush ;

Ç'do fermer i Gështenjës - KA NEVOJË TË NJOHIN rregullat dhe standartet teknike të krasitjes të Gështenjës : - Duhet t'i...
08/10/2026

Ç'do fermer i Gështenjës - KA NEVOJË TË NJOHIN rregullat dhe standartet teknike të krasitjes të Gështenjës :
- Duhet t'i njohin Pinjollët ,Thithakët që shpërthejnë në rrënjët apo trungun e pemëve që duhen hequr pa dhimbje ;
- Duhet të zotërojnë aftësi për t'i identifikuar degët e nënshtruara - të mbytura të infektuara nga sëmundjet dhe dëmtuesit e Gështenjës :
- Duhet të njohin standartet teknike të prerjes , të laspitjes , të desinfektimit dhe kurimit të plagëve të shkaktuara nga krasitja në pemët e Gështenjës në kushtet e epidemisë së patogjenit të Cryphonetria Parasitica !

🌰 Pse nuk Ripërtërihen pemët e moçme të Gështenjës në Ekosistemin Agro-Pyjor të Gështenjës që rrezikojnë humbjen e kultivarit Autokton ?
*** Ripërtëritja e pemëve të moçme që mbartin vlerat gjenetike të kultivarit Autokton të Gështenjës së Tropojës - realizohet vetëm nëpërmes Krasitjes së Kurorave !
- Janë disa faktor që pengojnë krasitjen e kurorave të këtyre pemëve :
1 - Faktorët natyror :
2 - Faktorët njerëzor :
3 - Mungesa e mjeteve financiare :
** 1 ** Tek faktorët Natyror - hyjnë :
- Kushtet e relievit dhe mundësia e aplikimit të punimeve ,
- Vështirësitë e ngjitjes në kurorat e pemëve të rritura në mënyrë natyrore në formë pylli !
** 2 ** Tek faktorët Njerëzor - hyjnë ;
- Mungesa e përkushtimit të fermerëve pasi s'arrijnë ti sigurojnë kushtet e nevojshme .
- Mungesa e forcave të punës të aftë për punë për proçeset e punës së shkallës së lartë të vështirësisë - me hypje në lartësi të pemëve të rritura në pyllë .
- Mungesa e kompletit të sigurimit teknik dhe mbrojtjes nga aksidentet në punë , që kan kosto të lartë për fermerët :
** 3 ** Mungesa e mjeteve financiare për të siguruar blerjen e bazës materiale për blerjen e "Kompletit të sigurimit teknik dhe mbrojtjes nga aksidentet në punë", për të siguruar medikamentet kuruese dhe desinfektuese që nevojiten për lyerjen dhe desinfektimin e plagëve të degëve që priten gjatë kryerjes së operacionit Dendro-kirurgjikal :
**** Përfundimisht - për të gjith këto - shkaktar është Shteti , që nuk e ka zgjidhur statusin e pronës dhe statusin teknik të Ekosistemit !

🌰 Pse nuk Ripërtërihen pemët e moçme të Gështenjës në Ekosistemin Agro-Pyjor të Gështenjës që rrezikojnë humbjen e kulti...
02/10/2026

01/10/2026

Dhimbje dhe keqardhje për komunitetin e Malsisë së Gjakovës që ecin me këmbë zbathur dhe me bark t'unët mbi florinj !

01/10/2026

TROPOJA ME BURIMET NATYRORE MË TË LARTA DHE ME VARFËRINË MË TË MADHE NË EUROPË .

01/10/2026

Address

Bajram Curri

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata " Gështenja e Tropojës " posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata " Gështenja e Tropojës ":

Shortcuts

Share