Link Shtime

Link Shtime OJQ Link Shtime është një organizatë joqeveritare, e cila fokusohet në trajnime, edukim dhe zhvillim komuniteti.

Synimi jonë është rritja e kapaciteteve të qytetarëve dhe të shoqërisë civile duke promovuar kulturën edukimin dhe sportin.

Sot, në ambientet e OJQ LINK në Shtime, u mbajt workshopi për orientim në karrierë me psikologun Leotrim Edipi, ku nxënë...
09/05/2026

Sot, në ambientet e OJQ LINK në Shtime, u mbajt workshopi për orientim në karrierë me psikologun Leotrim Edipi, ku nxënësit e shkollave të mesme patën mundësinë të diskutojnë dhe të mësojnë më shumë rreth zhvillimit personal, zgjedhjes së karrierës dhe planifikimit të së ardhmes së tyre.
Gjatë aktivitetit u trajtuan tema me rëndësi për:

✅ njohjen e potencialit personal
✅ orientimin profesional
✅ vendimmarrjen për të ardhmen
✅ motivimin dhe zhvillimin e vetes

Falënderojmë psikologun Leotrim Edipi për kontributin dhe përvojën e ndarë me të rinjtë tanë, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe energjinë pozitive gjatë workshopit.

🎓 WORKSHOP PËR ORIENTIM NË KARRIERËOJQ LINK organizon workshop për orientim në karrierë me psikologun Leotrim Edipi, MA....
30/04/2026

🎓 WORKSHOP PËR ORIENTIM NË KARRIERË

OJQ LINK organizon workshop për orientim në karrierë me psikologun Leotrim Edipi, MA.
Leotrim Edipi ka përfunduar studimet master në Psikologji dhe Këshillim Shkollor në Universitetin e Prishtinës dhe është i certifikuar si psikoterapist për fëmijë dhe adoleshentë. Aktualisht ushtron funksionin e koordinatorit në organizatën “Vizioni”, psikolog në Qendrën Psikologjike “Introspektri” dhe psikolog shkollor në “Horizon School”.
Me përvojë të gjerë në shëndetin mendor dhe orientimin në karrierë, ai do të ndajë njohuri praktike për të ndihmuar të rinjtë në zgjedhjen e rrugës së tyre profesionale.

📅 Data: 09.05.2026 (e shtunë)
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Zyret e OJQ LINK (Objekti i Fitores – Shtime)

👥 Workshopi është i dedikuar për nxënësit e shkollave të mesme.



Address

Rr. Tahir Sinani P. N
Stimlje
72000

Telephone

+38348566441

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Link Shtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Link Shtime:

Share