02/12/2025
Qendra për Edukim, Inovacion dhe Zhvillim Profesional realizoi me sukses aktivitetin e radhës në kuadër të projektit “Rinia e Artit dhe Trashëgimisë”.
Ky projekt synon të ruajë, promovojë dhe fuqizojë trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe historike, duke nxitur ndërgjegjësimin dhe përfshirjen aktive të të rinjve. Përmes këtij aktiviteti, u vu në pah simbolika e kullave🏰, plisit dhe objekteve të tjera tradicionale, të cilat bartin rrëfime të thella historike dhe shpirtërore, duke shërbyer si burim frymëzimi dhe identiteti ndër breza.
Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit🇽🇰, kontributi i së cilës është thelbësor në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare🇦🇱.
Një falënderim i veçantë shkon për Abdullah Musliun, për përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për të na shoqëruar në vizitën tek Kulla e Lirisë mbi fshatin Reçak, një simbol i qëndresës, sakrificës dhe historisë sonë kombëtare. Kontributi i tij në ruajtjen dhe promovimin e këtij objekti me vlera të jashtëzakonshme historike është i çmuar dhe i paharrueshëm.
Le të vazhdojmë së bashku të ruajmë dhe të përcjellim me krenari trashëgiminë tonë tek brezat e ardhshëm.
🦅