Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJ

Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJ Since 1977, the Albanian Associated Fund set forth a mission focused on preserving the Albanian language and culture.

Through volunteer work, many Albanian Americans continue to learn the language and culture which has been testament to Albanian people.

06/26/2026

Përfundon viti shkollor dhe nxeënësit e shkollës shqipe të QKSHA-Struga me një program festiv pranuan çertifikatat për realizimin e këtij misioni te rëndësishëm ! 🇦🇱

Të nderuar antarë të QKSHA - StrugaJemi të lumtur të ofrojmë dy Kampe Verore argëtuese për nxënësit në Qendrën Kulturore...
06/23/2026

Të nderuar antarë të QKSHA - Struga
Jemi të lumtur të ofrojmë dy Kampe Verore argëtuese për nxënësit në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane - Struga!
Java 1 • Kampi STEM
Aktivitete praktike ndërtimi, dizajnimi dhe sfida STEM që zhvillojnë kreativitetin, punën në grup dhe zgjidhjen e problemeve.
Klasat 3–5: 9:00 AM – 12:00 PM
Klasat 6–8: 1:00 PM – 4:00 PM
📅 29 Qershor – 3 Korrik
Java 2 • Kampi i Fitnesit
Një javë aktive, pa ekrane, e mbushur me sporte, lojëra lëvizëse dhe sfida ekipore të fokusuara në shëndet dhe bashkëpunim.
Klasat 3–5: 9:00 AM – 12:00 PM
Klasat 6–8: 1:00 PM – 4:00 PM
📅 20 Korrik – 24 Korrik
📍 Vendndodhja: 90 Riverdale Road, Riverdale, NJ
📝 Regjistrimi do të bëhet në qendër me administratën e shkollës.
Vendet janë të kufizuara, prandaj i inkurajojmë familjet të regjistrohen sa më herët!
Mezi presim të kalojmë një verë të mrekullueshme me familjet tona të AACC-së.
Me respekt,
Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane
Riverdale, NJ

Dear AACC Families,
We are excited to offer two fun and engaging Summer Camps for students at the Albanian American Cultural Center!
Week 1 • STEM Camp
Hands-on building, designing, and STEM challenges that build creativity, teamwork, and problem-solving.
1. Grades 3–5: 9 AM – 12 PM
2. Grades 6–8: 1 PM – 4 PM
📅 June 29 – July 3
Week 2 • Fitness Camp
An active, screen-free week filled with sports, movement games, and team-based challenges focused on health and teamwork.
1. Grades 3–5: 9 AM – 12 PM
2. Grades 6–8: 1 PM – 4 PM
📅 July 20 – July 24
📍 Location: 90 Riverdale Road, Riverdale, NJ
📝 Registration will take place at the center with school administration.
Space is limited, so we encourage families to register early!
We look forward to a great summer with our AACC families.
Best regards,
Albanian American Cultural Center
Riverdale, NJ

Gëzuar Ditën e Babait për njeriun që me dashurinë, urtësinë dhe sakrificën e tij na mëson çdo ditë çfarë do të thotë for...
06/21/2026

Gëzuar Ditën e Babait për njeriun që me dashurinë, urtësinë dhe sakrificën e tij na mëson çdo ditë çfarë do të thotë forcë, dinjitet dhe zemër e madhe. 🇦🇱

Ju ftojmë të na bashkoheni në marshin e Paradës Shqiptare në New York, që do të mbahet më 20 Qershor.Këtë vit parada i k...
06/17/2026

Ju ftojmë të na bashkoheni në marshin e Paradës Shqiptare në New York, që do të mbahet më 20 Qershor.
Këtë vit parada i kushtohet gjuhës shqipe, si simbol i identitetit tonë kombëtar dhe në dritën e zhvillimeve të fundit që lidhen me statusin dhe përdorimin e saj në Maqedoninë e Veriut.
Le të marshojmë së bashku me krenari, duke treguar unitetin, kulturën dhe dashurinë tonë për gjuhën shqipe. QKSHA - Struga 🇦🇱

Bashkë festojmë një vit të suksseshëm shkollor dhe urojmë pushime të mbara verore. 13 Qershor, E Shtunë ju mirëpresim në...
06/10/2026

Bashkë festojmë një vit të suksseshëm shkollor dhe urojmë pushime të mbara verore.
13 Qershor, E Shtunë ju mirëpresim në QKSHA - Struga 🇦🇱

Ju ftojmë të gjithëve së bashku në ambientet e QKSHA-Struga për të ndjekur super përballjen në një atmosferë sportive, m...
06/04/2026

Ju ftojmë të gjithëve së bashku në ambientet e QKSHA-Struga për të ndjekur super përballjen në një atmosferë sportive, miqësore dhe plot emocion.

🏀 Knicks vs Spurs

📅 E Premte, 6 Qershor

🕣 8:30 PM

📍 QKSHA-Struga

Ejani të shijojmë bashkë emocionet e Finaleve të NBA-së, me sport, shoqëri të mirë dhe atmosferën që na bashkon gjithmonë!

QKSHA-Struga – shtëpia jonë e përbashkët! 🏀🔥🗽🏆

Të dashura Familje të AACC-së,Jemi të lumtur të ofrojmë dy Kampe Verore argëtuese dhe angazhuese për nxënësit në Qendrën...
06/02/2026

Të dashura Familje të AACC-së,
Jemi të lumtur të ofrojmë dy Kampe Verore argëtuese dhe angazhuese për nxënësit në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane!
Java 1 • Kampi STEM
Aktivitete praktike ndërtimi, dizajnimi dhe sfida STEM që zhvillojnë kreativitetin, punën në grup dhe zgjidhjen e problemeve.
Klasat 3–5: 9:00 AM – 12:00 PM
Klasat 6–8: 1:00 PM – 4:00 PM
📅 29 Qershor – 3 Korrik
Java 2 • Kampi i Fitnesit
Një javë aktive, pa ekrane, e mbushur me sporte, lojëra lëvizëse dhe sfida ekipore të fokusuara në shëndet dhe bashkëpunim.
Klasat 3–5: 9:00 AM – 12:00 PM
Klasat 6–8: 1:00 PM – 4:00 PM
📅 20 Korrik – 24 Korrik
📍 Vendndodhja: 90 Riverdale Road, Riverdale, NJ
📝 Regjistrimi do të bëhet në qendër me administratën e shkollës.
Vendet janë të kufizuara, prandaj i inkurajojmë familjet të regjistrohen sa më herët!
Mezi presim të kalojmë një verë të mrekullueshme me familjet tona të AACC-së.
Me respekt,
Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane
Riverdale, NJ

Dear AACC Families,
We are excited to offer two fun and engaging Summer Camps for students at the Albanian American Cultural Center!
Week 1 • STEM Camp
Hands-on building, designing, and STEM challenges that build creativity, teamwork, and problem-solving.
1. Grades 3–5: 9 AM – 12 PM
2. Grades 6–8: 1 PM – 4 PM
📅 June 29 – July 3
Week 2 • Fitness Camp
An active, screen-free week filled with sports, movement games, and team-based challenges focused on health and teamwork.
1. Grades 3–5: 9 AM – 12 PM
2. Grades 6–8: 1 PM – 4 PM
📅 July 20 – July 24
📍 Location: 90 Riverdale Road, Riverdale, NJ
📝 Registration will take place at the center with school administration.
Space is limited, so we encourage families to register early!
We look forward to a great summer with our AACC families.
Best regards,
Albanian American Cultural Center
Riverdale, NJ

06/02/2026

Me një manifestim spektakolar dhe një atmosferë të jashtëzakonshme festive, QKSHA-Struga realizoi Festivalin Tradicional të Fundvitit Shkollor, ku performuan nxënësit e Shkollës Shqipe dhe Grupi i Valleve të organizatës.
Përmes një programi artistik e kulturor të pasur, fëmijët dhe të rinjtë shfaqën para publikut talentin, përkushtimin dhe aftësitë e fituara gjatë vitit shkollor, duke dëshmuar edhe një herë suksesin e Shkollës Shqipe, e cila tashmë është shndërruar në një institucion të mirëfilltë edukimi me theks të veçantë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës, historisë dhe traditave shqiptare.
Salla e stërmbushur në Wayne Community Center mirëpriti me duartrokitje dhe entuziazëm paraqitjet e nxënësve dhe valltarëve të qendrës sonë, duke krijuar një atmosferë emocionuese dhe krenarie për të gjithë të pranishmit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, zv. kryetari i organizatës, Jeton Abduramani, vlerësoi punën dhe përkushtimin e të gjithë aktivistëve, mësuesve, prindërve dhe veçanërisht angazhimin e vetë nxënësve në këtë mision të rëndësishëm kombëtar e kulturor.
Programi artistik filloi me një Tabllo Koreografike, për të vijuar më pas me këngë, vjersha dhe interpretime të ndryshme nga nxënësit e Shkollës Shqipe. Një pikë e veçantë muzikore me çifteli elektrizoi sallën dhe u prit me ovacione nga publiku.
Një punë madhështore e një viti të tërë u përmblodh në një program rreth dyorësh, ku prindërit, familjarët dhe dashamirët e organizatës patën mundësinë të shijonin frytet e punës së fëmijëve të tyre dhe t’i shpërblenin me duartrokitje të gjata e plot emocion.
Pas këtij suksesi qëndronte një angazhim i jashtëzakonshëm në prapaskenë: përgatitja skenike, shoqërimi me instrumente muzikore live, përgatitja e kostumeve kombëtare dhe artistike, si dhe kujdesi e asistenca për nxënësit gjatë gjithë programit. E gjithë kjo u realizua falë punës vullnetare dhe dashurisë së madhe për artin, kulturën dhe traditat shqiptare.
QKSHA-Struga vazhdon të jetë një vatër e rëndësishme e shqiptarëve në diasporë, një shtë

05/28/2026

Atmosferë festive dhe ambiente të stërmbushura me besimtarë krijuan sot një pamje të mrekullueshme në QKSHA-Struga, me rastin e ditës së Kurban Bajramit.
Qindra anëtarë dhe mysafirë, që në orët e hershme të mëngjesit, iu bashkuan lutjeve në këtë festë që simbolizon sakrificën, devotshmërinë, unitetin dhe mirënjohjen.
Si tradicionalisht, pas faljes së namazit, të gjithë pjesëmarrësit u shërbyen me ëmbëlsira dhe kafe, nga ku më pas vazhduan festën pranë familjeve të tyre.
Nuk munguan as dhuratat për fëmijët që morën pjesë në lutjet e kësaj dite të shënuar.
Gëzuar Kurban Bajramin dhe për shumë vjet gjithë shqiptarëve, kudo që festojnë!🇦🇱

Të dashur besimtarë, me rastin e Kurban Bajramit ju urojmë gëzuar së bashku me familjet, miqtë dhe dashamirët tuaj.Me ze...
05/26/2026

Të dashur besimtarë, me rastin e Kurban Bajramit ju urojmë gëzuar së bashku me familjet, miqtë dhe dashamirët tuaj.
Me zemër të hapur, dashamirësi dhe respekt për njëri-tjetrin, ju mirëpresim në ambientet e QKSHA–Struga për ta ndarë së bashku këtë ditë të bekuar feste.

Address

90 Riverdale Road
Riverdale, NJ
07457

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJ:

Share