14/07/2026
🍃 Iniciativa e MULTIKULTURA-s jep rezultat: Këshilli Komunal miraton themelimin e Sektorit për Mjedis Jetësor dhe Energjetikë
Me kënaqësi ndajmë lajmin se Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar vendimin për themelimin e Sektorit për Mjedis Jetësor dhe Energjetikë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin e gjelbër.
Ky vendim është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe iniciativës sonë, e ndërmarrë në kuadër të projektit "Strengthening Local Governance for Green Transition- Establishing a Department for Environment and Energy in Tetovo", me mbështetjen e Open Society Foundations- Western Balkans. Projekti synon krijimin e një strukture të përhershme institucionale që do të koordinojë politikat për mbrojtjen e mjedisit, energjinë, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Komunën e Tetovës.
Falënderojmë Komunën e Tetovës, Këshillin Komunal, partnerët dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces.
Ky është vetëm fillimi. Së bashku vazhdojmë për një Tetovë më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. 🌿
***************************************
🍃 Иницијативата на МУЛТИКУЛТУРА даде резултат: Советот на Општина Тетово го усвои одлуката за формирање на Сектор за животна средина и енергетика
Со особено задоволство ја споделуваме веста дека Советот на Општина Тетово ја усвои одлуката за формирање на Сектор за животна средина и енергетика, што претставува значаен чекор кон зајакнување на институционалните капацитети за заштита на животната средина и зелена транзиција.
Оваа одлука е резултат на заедничките напори и нашата иницијатива, реализирана во рамките на проектот „Strengthening Local Governance for Green Transition- Establishing a Department for Environment and Energy in Tetovo“, со поддршка од Open Society Skopje Office - Open Society Foundations Western Balkans Western Balkans. Проектот има за цел воспоставување на трајна институционална структура која ќе ги координира политиките за заштита на животната средина, енергетиката, климатските промени и одржливиот развој во Општина Тетово.
Им се заблагодаруваме на Општина Тетово, Советот на Општина Тетово, нашите партнери и на сите кои придонесоа во овој процес. 🌿