Bashkësia Lokale - Fshati Uzurmisht

Directions Contact the organization

Bashkësia Lokale - Fshati Uzurmisht Kjo është faqja zyrtare e Bashkësisë lokale e fshatit Uzurmisht.

Qëllimi kryesor i formimit të kesaj faqeje është transparenca e punes sonë dhe komunikimi me bashkëfshatarët.

Të nderuar bashkëfshatarë,Nga ky moment, unë Shpend Nebiu nuk do të jem më kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Uzurmi...
22/07/2026

Të nderuar bashkëfshatarë,

Nga ky moment, unë Shpend Nebiu nuk do të jem më kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Uzurmisht.

Ky vendim vjen për arsye familjare dhe për shkak të angazhimeve të mia në biznes, të cilat nuk më lejojnë t’i kushtoj kohën dhe përkushtimin që kërkon kjo detyrë. Besoj se ka ardhur koha që të formohet një kryesi e re, e cila do ta vazhdojë punën me përgjegjësi dhe përkushtim për të mirën e fshatit.

Dua të falënderoj nga zemra çdo bashkëfshatar për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin që më keni dhënë gjatë periudhës sa kam qenë në këtë detyrë. Çdo punë e realizuar ka qenë fryt i bashkëpunimit dhe kontributit të përbashkët.

Më poshtë po paraqes një përmbledhje të punimeve dhe aktiviteteve të realizuara gjatë mandatit tim prej 1 viti e 3 muajsh, si dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët për zhvillimin e fshatit.

Ju kërkoj mirëkuptim për vendimin tim dhe i uroj kryesisë së re suksese në punën e saj. Shpresoj që të vazhdojë me përkushtim projektet e nisura dhe të sjellë zhvillime të reja në interes të të gjithë banorëve.

Faleminderit për besimin, respektin dhe mbështetjen që më keni dhënë. Do të mbetem gjithmonë i gatshëm të ndihmoj fshatin tim si qytetar, sa herë që të ketë nevojë.

Me Respekt

Shpend nebiu

📢 Ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve të fshatit që sonte, në ora 20:30, të jemi pranë Klubit të Rinisë dhe ta mbështesi...
21/07/2026

📢 Ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve të fshatit që sonte, në ora 20:30, të jemi pranë Klubit të Rinisë dhe ta mbështesim ekipin tonë në turne.

Le të tregojmë se, edhe pse jemi një fshat i vogël, jemi të bashkuar si asnjëherë më parë. Prania dhe përkrahja e secilit prej nesh është motivim i madh për djemtë tanë.

💙 Së bashku për fshatin, së bashku për Klubin e Rinisë! Ju presim sonte në ora 20:30!

urojmë Clubit të Rinisë së fshatit Uzurmisht shumë suksese dhe vazhdimin e fitoreve në turne! ⚽🏆Ju urojmë lojë të mirë, ...
20/07/2026

urojmë Clubit të Rinisë së fshatit Uzurmisht shumë suksese dhe vazhdimin e fitoreve në turne! ⚽🏆

Ju urojmë lojë të mirë, fair-play dhe rezultate sa më të mira në çdo ndeshje. Krenarë me përfaqësimin dinjitoz të fshatit tonë.

Suksese dhe vetëm fitore! 💙🤍

Sot u mbajt takimi me kryetarin e Komunës së Zhelinës. Ai na priti dhe dëgjoi kërkesat tona.Për të gjithë ata që nuk bes...
17/07/2026

Sot u mbajt takimi me kryetarin e Komunës së Zhelinës. Ai na priti dhe dëgjoi kërkesat tona.

Për të gjithë ata që nuk besuan se ky takim do të realizohej, sot u dëshmua se me angazhim dhe këmbëngulje gjërat ecin përpara.

Si kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Uzurmisht, paraqita propozimin për realizimin e projektit të stadiumit të fshatit. Kryetari na premtoi se këtë çështje do ta trajtojë me seriozitet dhe se do të angazhohet maksimalisht për të siguruar fondet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.

Por një gjë duhet ta them hapur: është për të ardhur keq interesimi i ulët i banorëve për të marrë pjesë në takime kaq të rëndësishme. Shpesh kërkojmë ndryshime, ankoheni se nuk realizohen projekte, por kur vjen momenti të jemi të bashkuar dhe ta ngremë zërin për fshatin tonë, mungon pjesëmarrja.

Asnjë kryetar i bashkësisë lokale nuk mund t’i realizojë i vetëm projektet. Kur nuk ka përkrahje dhe interes nga vetë banorët, është shumë më e vështirë të kërkosh dhe të fitosh investime për fshatin. Nëse duam zhvillim, duhet të jemi të pranishëm, të bashkuar dhe aktivë. Vetëm kështu Uzurmishti do të ecë përpara.

16/07/2026

Njoftim⌛️

Falënderojmë të gjithë ata që treguan interes për fshatin dhe morën pjesë në diskutimin për projektet dhe nevojat e Uzurmishtit.

Ju njoftojmë se nesër, në ora 11:30, është planifikuar një takim me kryetarin e komunës lidhur me kërkesat dhe projektet e fshatit.

Ftojmë të gjithë banorët që të marrin pjesë në këtë takim, në mënyrë që secili të ketë mundësinë t’i shprehë pakënaqësitë, kërkesat dhe propozimet e veta drejtpërdrejt.

Shpresojmë që kryetari të na presë në takim dhe të dëgjojë shqetësimet e banorëve. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të mos humbasim kohë me takime pa rezultate. Zëri i përbashkët ka më shumë peshë.📌⛔️

16/07/2026

Njoftim

Ftohen të gjithë banorët e fshatit që janë të interesuar për zhvillimin e fshatit tonë, që kanë propozime për projekte të reja ose dëshirojnë të diskutojnë për çështje që lidhen me fshatin, veçanërisht për fushën e futbollit.

Ju ftojmë të merrni pjesë në mbledhjen e Bashkësisë Lokale, e cila do të mbahet:

📅 Data: 16.07.2026 (e enjte) ( Sonte )
🕣 Ora: 20:30
📍 Vendi: Mektebi i xhamisë

Prania dhe mendimi i secilit është i mirëpritur. Le të kontribuojmë së bashku për zhvillimin dhe të ardhmen e fshatit tonë.

Bashkësia Lokale

Njoftim nga Bashkësia Lokale e fshatit UzurmishtTë nderuar bashkëfshatarë dhe mërgimtarë,Fillimisht, ju urojmë mirëseard...
14/07/2026

Njoftim nga Bashkësia Lokale e fshatit Uzurmisht

Të nderuar bashkëfshatarë dhe mërgimtarë,

Fillimisht, ju urojmë mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve tanë dhe ju dëshirojmë pushime të këndshme pranë familjeve tuaja.

Bashkësia Lokale është e angazhuar që në stadiumin e madh të realizohet një projekt për ndërtimin e një fushe të asfaltuar sportive, sipas planit të paraparë.

Njëkohësisht, dëshirojmë të theksojmë se çdo iniciativë apo ndërhyrje që merret në hapësirat publike, pa pëlqimin dhe koordinimin me Bashkësinë Lokale, nuk është e hijshme dhe nuk i shërben interesit të përbashkët të fshatit.

Prandaj, për çdo veprim të ndërmarrë pa miratimin e Bashkësisë Lokale, ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për pasojat apo problemet që mund të lindin më pas.

25/05/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të puçes Fauzi , babai i Bujaminit dhe Besnikit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, farefisit dhe gjithë të afërmve.
Allahu e mëshiroftë të ndjerin dhe e shpërbleftë me Xhenet, ndërsa familjes ju dhëntë sabër dhe forcë në këto momente të vështira.

Varrimi bëhet pas namazit të ikindisë.

17/05/2026

Banorë të nderuar,

Kërkojmë nga të gjithë fshatarët që të shqyrtojnë mos-pagesën e taksave komunale deri sa Komuna e Zhelinës të fillojë të kryejë detyrimet ndaj fshatit tonë.

Prej vitesh paguajmë rregullisht obligimet tona, ndërsa në këmbim nuk kemi:

* mirëmbajtje të rrugëve
* ndriçim të rregullt
* pastrim dhe higjienë
* investime infrastrukturore
* përkrahje reale për fshatin

Nuk është e drejtë që qytetarët vetëm të paguajnë, ndërsa të mos marrin asnjë shërbim bazë nga komuna.

Kërkojmë:

* transparencë për mjetet e mbledhura
* investime konkrete në fshat
* trajtim të barabartë me vendbanimet tjera

17/05/2026

Ora 2 kemi vendos si bashkfshatarë të dalim te pastrojm Fshatin te gjith ju qe e ndjeni veten bashkfshatarë te fshatit jeni te obliguar te dalim ne ndihm bashkarisht per te pastruar ju bejm ftes kush do kete mundsi te dal te j*p kontributin e vetë

Address

Uzurmisht
Tetovë
1200

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 19:00
Sunday 08:00 - 19:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkësia Lokale - Fshati Uzurmisht posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkësia Lokale - Fshati Uzurmisht:

Shortcuts

Share