ILLYRICUM LIBERTAS

ILLYRICUM LIBERTAS Non Government, voluntary and patriotic youth Organisation. Giving its best to protect national huma Shoqatë joqeveritare shqiptare.

Përpiqet ti mbrojë gjithmonë interesat kombëtare shqiptare.

HAVZI NELA (1934 – 1988)31 VJET NGA EKZEKUTIMIME VARJE I POETITHAVZI NELA😢
10/08/2026

HAVZI NELA (1934 – 1988)
31 VJET NGA EKZEKUTIMI
ME VARJE I POETIT
HAVZI NELA😢

Revista «Oko» e Zagrebit botoi më 13 shtator 1980 këtë përkujtim me rastin e vdekjes së profesor Eqrem Çabejt (06.08.190...
10/08/2026

Revista «Oko» e Zagrebit botoi më 13 shtator 1980 këtë përkujtim me rastin e vdekjes së profesor Eqrem Çabejt (06.08.1908 - 13.08.1980). Përkundër rrethanave të kohës, të cilat ishin të shoqëruara me përplasje ideologjike mes udhëheqjeve komuniste, ky është një shkrim brilant. Lexim të këndshëm!

Eqrem Çabej (1908-1980)

Më 13 gusht në Tiranë u mbyll një jetë e pasur dhe fisnike. Profesor Eqrem Çabeji tërë jetën e vet ia kushtoi studimit të gjuhës dhe të zakoneve të popullit të vet si dhe të popujve të tjerë që jetojnë në Ballkan.

Vdekja e tij godet posaçërisht popullin shqiptar dhe të gjithë ata që merren me historinë, gjuhën dhe kulturën e tij.

Eqrem Çabej studioi linguistikën indoevropiane në Vjenë, ku mbrojti edhe tezën e vet të doktoranturës “Italoalbanische Studien” para profesorëve të vet dhe indoevropianistëve të shquar Paul Kretschmer dhe Norbert Jokl. Pas kthimit në Shqipëri punoi si mësues në vendlindje (Gjirokastër). Kjo periudhë e parë e punës së tij nga viti 1933-1945 karakterizohet nga interesime fushash të ndryshme. Çabej merret me letërsi, me kritikë, me folklor, muzikologji, etnografi, harton tekste gjuhësore e letrare për shkolla, etj. Më 1935 boton veprën me rëndësi nga fusha e etnologjisë me titull “Sitten und Gebräuche der Albaner”. Në monografinë “Për gjenezën e literaturës shqipe” më 1938 merret me problemet e gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare. Këtë punë e vazhdoi me krestomacinë “Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe”.

Gjatë luftës punon në Institutin për studime albanistike në Romë rreth atlasit të gjuhës shqiptare. Në të njëjtën kohë fillon punën e vet shumëvjeçare dhe historike për transkribimin e tekstit të parë më vëllimor në gjuhën shqipe, “Mesharin” e Buzukut, që doli në Tiranë më 1968. Në atë kohë merret intensivisht edhe me studimin e dialektit verior të gjuhës shqipe, sidomos nga aspekti fonologjik. Kjo i hap rrugë në fusha ku më së shumti i dha shkencës së albanistikës dhe asaj të ballkanistikës - linguistikën historike të gjuhës shqipe dhe të gjuhëve ballkanike, pastaj punimet në Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe në tetë vëllime. Kjo vepër monumentale fatkeqësisht mbeti e papërfunduar. Deri më tash kanë dalë dy vëllime, kurse edhe dy janë në dorëshkrim. Një fjalor i tillë është kërkesë e pazëvendësueshme dhe vepër nisëse e të gjithë studimeve serioze ballkanologjike. Shqiptarët janë populli më i vjetër autokton i Ballkanit prandaj edhe gjuha e tyre, dhe vetëm me ndihmën e saj mund të shpjegohen më hollësisht dukuri të ndryshme karakteristike në bashkësinë gjuhësore ballkanike.

Studimet albanistike na hapin rrugë edhe për arkeologjinë linguistike të Ballkanit, çështje të gjuhës ilire e trakase, onomastikë, paleoballkanike, etj.

Punimet nga fusha e arkeologjisë zënë vend të posaçëm në opusin e këtij polihistoriku, njeriu që ia doli të bëhet autoritet që nuk mund të lihet anash në të gjitha ato fusha me të cilat u mor. Populli dhe shkenca shqiptare me vdekjen e këtij njeriu dhe humanisti të madh humbën shumë, kurse të gjithë popujt e Ballkanit njeriun që më së shumti dinte për ta dhe të cilëve ua kushtoi tërë jetën dhe veprën e vet.

------------------------------------------

Oko, gazetë për kulturë dhe art, u themelua në vitin 1973 në Zagreb. Fillimisht botohej çdo javë, ndërsa që nga viti 1974 dilte çdo dy javë. Numri i fundit doli në janar të vitit 1991.

Sot shënohet 118-vjetori i lindjes së gjuhëtarit dhe albanologut, prof. Eqrem Çabej. Ai lindi me 6 gusht 1908 në Gjiroka...
07/08/2026

Sot shënohet 118-vjetori i lindjes së gjuhëtarit dhe albanologut, prof. Eqrem Çabej. Ai lindi me 6 gusht 1908 në Gjirokastër, ku mori edhe mësimet e para. Kreu gjimnazin në Klagenfurt (Austri) dhe ndoqi studimet e larta për gjuhësi krahasuese indoeuropiane dhe albanologji në Universitetin e Gracit e më pas në Universitetin e Vjenës, ku u diplomua si “Doktor në filozofi” (1933). Punoi si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në shkolla të mesme në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Tiranë. Në vitet 1940 u dërgua në Romë, ku punoi për Atlasin gjuhësor shqiptar ndër Arbëreshët e Italisë. U kthye në atdhe në vitin 1944 dhe punoi në Institutin e Shkencave dhe qe ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë Pedagogjik dyvjeçar. Me themelimin e UT rifilloi veprimtarinë mësimore si pedagog i lëndëve: “Histori e gjuhës shqipe” dhe “Fonetika historike e shqipes”. Punoi në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë deri në fund të jetës. Vdiq në Romë.
Çabeji ka dhënë një kontribut shumë të madh për njohjen dhe studimin e botës arbëreshe, duke botuar një sërë veprash mbi këtë lëmi.

Instituti për studime arbëreshe

19/07/2026

Tony Blair

Gëzuar ditën e pavarësisë aleatëve dhe  vëllezërve tanë amerikanëIllyricum Libertas4 Korrik 2026
04/07/2026

Gëzuar ditën e pavarësisë aleatëve dhe vëllezërve tanë amerikanë

Illyricum Libertas
4 Korrik 2026

Për historinë e pabotuar në gjuhën në të cilën u shkruaNga: Fatmir SulejmaniVepra “Kryengritja e Dervish Carës” e histor...
15/06/2026

Për historinë e pabotuar në gjuhën në të cilën u shkrua

Nga: Fatmir Sulejmani

Vepra “Kryengritja e Dervish Carës” e historianit Aleksandar Matkovski është përkthyer dhe botuar dy herë në gjuhën shqipe, po asnjëherë në maqedonisht, në gjuhën në të cilën është shkruar. Kjo dukuri e pazakonshme nxit pyetjen: përse askush nuk denjon ta botojë librin, që hedh dritë mbi njërën prej kryengritjeve me shtrirjen më të gjerë gjeografike, të bërë kundër Osmanëve, në kohën e Tanzimatit? Përgjigja mund të merret me mend, sepse studimin e doktorit të parë të historisë në RMV, nuk dëshiron ta shohë të botuar një klasë e ngarkuar me paragjykime, për shkak se vepra flet për betejën më të madhe antiosmane të shqiptarëve të këtij nënqielli, e cila bie ndesh me të dhënat e disa pseudohistorianëve, sipas të cilëve ne na paskan sjellë në këto hapësira osmanët, nga mesi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX. Kjo e pavërtetë shktron pyetjen: si qe e mundur që një “popull ardhacak” të bënte një kryengritje aq të madhe çlirimtare, që, më 1843, nisi në Dibër dhe mbaroi në Vrajë të Sanxhakut të Nish*t, prej ku, më 1877-78, serbët i dëbuan shqiptarët me dhunë dhe terror të paparë. “Argumentet” e “historianëve” në fjalë mbështeten kryesisht në toponimet, që i kemi peshqesh nga Mbreti Simeon i Perandorisë Bullgare (893-927), jo nga fqinjët sllavë.

Tendencat e sipërthëna penguan dhe pengojnë botimin e veprës së Matkovskit në gjuhën në të cilën u shkrua, sepse ndryshe do të avulloheshin sa hap e mbyll sytë profkat për gjoja krimet e kryengritësve shqiptarë mbi të krishterët sllavë. Lidhur me këto të dhëna, A. Matkovski shkroi: “Gjithë këto burime duhet të merren me një rezervë, sepse vijnë nga peshkopët fanatikë – priftërinjtë dhe konsujt e huaj… Nuk duhet harruar se edhe shtypi turk i asaj kohe ishte me orientim antikryengritës dhe antishqiptar, shtyp në të cilin i mbështetnin informatat e tyre konsujt e huaj dhe i cili kishte për qëllim informimin e gënjeshtërt të opinionit turk dhe botëror, duke hiperbolizuar e prezantuar si krime monstruoze keqbërjet e zakonshme në kohë lufte. Është e vërtetë gjithashtu se raportet ishin tendencioze dhe të ekzagjeruara, me qëllim të diskreditimit të kryengritësve. Informacionet tendencioze i përhapte pushteti dhe shtypi turk, peshkopët e ndryshëm, priftërinjtë dhe konsujt, të cilët gjithashtu kishin qëndrim negativ ndaj kryengritësve”.

Për mashtrimet në fjalë, Akademik Matkovski citon dhe disa konsuj evropianë. Sipas tij, konsulli francez thoshte: “Jam i bindur se ka ekzagjerime”. Për konsullin austriak: “Shqiptarët nuk janë fanatikë fetarë, ata e duan vetëm paqen… Edhe përkundër të dhënës se në disa vende ka ngatërresa, nuk duhet besuar lajmeve të ekzagjeruara prej atyre që i ngjyrosin’ ngjarjet, gjoja popullata e krishterë po keqtrajtohet. Kështu, peshkopi grek nga Shkupi, i cili gjendet në Selanik, përhapi në publik lajme të rreme, prandaj u qortua seriozisht nga Ali Riza-pasha, i cili ka ardhur me mision në këto vende dhe i cili i demantoi lajmet e rreme”.

Konsulli anglez, Lejardi (dëshmitari më serioz i ngjarjeve që lidhen me kryengritjen e Dervish Carës), e pranon se: “Si zakonisht, raportet e këtilla ishin të ekzagjeruara dhe ndoshta të pabazuara fare”, sjell reagimin e vetë kryengritësve në këto shpifje: “Prijësit protestonin të fyer duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë në ato lajme, sepse gjithçka ishte shpifje e armiqve të tyre Turqve, me qëllim të dëmtimit të kauzës së tyre dhe të ndërsimit të urrejtjes nga ana e vendeve evropiane. Ata deklaronin se, me përjashtim të tatimeve të mbledhura që nga koha e vënies nën kontroll të rrethit, për të cilët besonin se janë legjitime, ndaj dhe i mblidhnin prej njerëzve të të gjitha shtresave dhe besimeve, në asnjë mënyrë nuk ishin ndeshur me të krishterët të cilët ishin vëllezërit e tyre dhe të cilët nuk janë shqetësuar kurrë për shkak të besimit të tyre”.

Këto janë vetëm ca të dhëna lidhur me veprën “Kryengritja e Dervish Carës”, të shkruar nga një historian joshqiptar, që guxoi të shpërfaqë me dashuri të vërtetën për një ngjarje të lavdishme historike, në një kohë diabolizimi të skajshëm e të rrezikshëm të imazhit tonë. Vepra është një mësim i mirë për studiuesit e papërgjegjshëm, të cilët duhet ta kuptojnë se kryengritja, që mobilizoi mijëra burra, nuk ka mundur të organizohej nga një etni e pakonsoliduar sa duhet brenda një hapësire gjeografike.

Botimi i kësaj vepre në gjuhën shqipe është njëlloj qortimi dashamirës edhe për shkencëtarët tanë, të cilët, në vend të humbjes së energjive me spekulimet e të tjerëve, në vend të bërjes së karrierës me llafe dhe me të vërteta triviale, duhet të gjurmojnë në arkiva të vërtetat historike të shqiptarëve të këtyre trevave, me çka do të mbyllej kapitulli i poshtërimeve, si ato që na bëhen prej vitesh, madje edhe përmes teksteve shkollore…

ProtestaNga: Afrim FandaShqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar – jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë, Tetov...
15/06/2026

Protesta

Nga: Afrim Fanda

Shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar – jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë, Tetovë, Shkup. Por në emër të shqiptarëve protestues nuk mund të flasin komunistët, qofshin enveristë apo neokomunistë! Sepse shqiptarët, e provuan atë ideologji, nga e cila vuajtën të zitë e ullirit, në të dy anët e kufirit, qoftë nga enverizmi, qoftë nga titizmi. Dhe vuajnë akoma sot e kësaj dite, të zënë peng në një tranzicion pambarim, me shtetin në duart e trashëgimtarëve të komunistëve dhe bandave kriminale, të zhytur në korrupsion dhe kriminalitet!

Në emër të shqiptarëve në këto protesta nuk mund te flasin as ish komunistët, sot bartës të Islamit Politik, në shërbim të Turqisë neootomane. Sepse edhe këtë ideologji shqiptarët e provuan dhe vuajtën gjatë shekujve të sundimit osman, nga e cila dolën si kombi më i dëmtuar dhe më i varfër në Evropë, i ndarë dhe i coptuar si asnjë komb tjetër në Evropë.

Shqiptarëve që sapo dolën nga një epokë e erët e kultit të Enver Hoxhës, i cili u tregonte fshatarëve të ngratë se për çfarë shërben patatja, nuk u duhet një kult tjetër i gjithëdishëm dhe i gjithëpushtetëshëm, që paraqitet si zgjidhja për çdo problem.

Historia jonë ka treguar se kultet e individit, pavarësisht emrit që mbajnë, prodhojnë varësi politike dhe dobësojnë institucionet.
Shqiptarët kanë nevojë për më shumë liri, më shumë drejtësi, më shumë zhvillim dhe më shumë përgjegjësi politike.

Protesta nuk duhet të shërbejë për të zëvendësuar një kult me një tjetër, një ideologji me një tjetër apo një varësi me një tjetër. Ajo duhet të jetë zëri i qytetarëve të lirë që kërkojnë shtet funksional, institucione të forta dhe dinjitet kombëtar.

Vetëm kështu parulla e protestës "S'ka fe, s'ka parti, ka vetëm shqiptari" merr kuptim të plotë.

Autori është veprimtar i çështjes kombëtare, i burgosur politik në ish Jugosllavi

Lidhja shqiptare e Prizrenit,  10 qershor 1878 - 10  qershor 2026
11/06/2026

Lidhja shqiptare e Prizrenit, 10 qershor 1878 - 10 qershor 2026

In MemoriamServet Pëllumbi ( 12 Dhjetor 1936 - 5 maj 2026)Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi është ndarë nga jeta ...
06/05/2026

In Memoriam

Servet Pëllumbi ( 12 Dhjetor 1936 - 5 maj 2026)

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të marte. Servet Pëllumbi, 89 vjeç, njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit.

Ai ka pasur një karrierë të gjatë politike në PS dhe Kuvend. Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Servet Pëllumbi lindi në Shqipëri në vitin 1936. Ai u formua si intelektual në fushën e shkencave shoqërore dhe u angazhua herët në jetën akademike, duke punuar si pedagog dhe studiues. Ka qenë i lidhur me Universitetin e Tiranës, ku ka kontribuar në mësimdhënie dhe kërkime në fushën e sociologjisë dhe shkencave politike.

Pas rënies së komunizmit dhe vendosjes së pluralizmit politik, Pëllumbi u bë një figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe u përfshi në proceset e tranzicionit politik dhe institucional të vendit. Roli i tij më i spikatur politik ishte kur shërbeu si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2005. Në këtë detyrë, ai drejtoi punimet parlamentare në një periudhë të rëndësishme për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe reformave në Shqipëri.

Servet Pëllumbi ka shkruar libra dhe studime mbi zhvillimet shoqërore, demokracinë, tranzicionin politik dhe historinë e Shqipërisë bashkëkohore. Kontributi i tij lidhet me analizën e transformimeve të shoqërisë shqiptare pas vitit 1990.

Illyrcum Libertas i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe shtetit shqiptar.

5 maj 2026

5 Maji dita kur përkujtojmë dëshmorët e kombitLAVDI
06/05/2026

5 Maji dita kur përkujtojmë dëshmorët e kombit

LAVDI

Address

Tetovë
1200

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ILLYRICUM LIBERTAS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ILLYRICUM LIBERTAS:

Shortcuts

Share