Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Wegbeschreibung Website

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Gemeinnützige Organisation, SüdStr. 29, Sankt Augustin.

🇽🇰🇩🇪 “Nga Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar te vizitat në kompanitë anëtare – Unioni viziton ALBED”🤝 Në vazhdën e aktivit...
05/11/2026

🇽🇰🇩🇪 “Nga Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar te vizitat në kompanitë anëtare – Unioni viziton ALBED”

🤝 Në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara pas Forumit të Tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar në Prishtinë, përfaqësues të “Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane” realizuan një vizitë në kompaninë “ALBED”, anëtare e Unionit në kategorinë “Premium”.

Delegacioni i Unionit u prit nga “z. Miri Veseli, pronar i kompanisë ALBED”, me të cilin u zhvillua një takim në frymën e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet bizneseve.

🏡 “ALBED” është kompani që vepron në industrinë e mobilieve dhe arredimit të ambienteve të brendshme, duke ofruar zgjidhje për mobilimin e hapësirave të banimit dhe atyre komerciale.

Në këtë vizitë morën pjesë “Zenun Krasniqi”, Kryetar i Kryesisë; “Afrim Osmanaj”, Nënkryetar i Kryesisë; “Burim Kuraja”, Anëtar i Kryesisë; “Nazmi Viqa”, President i Bordit Këshillëdhënës; si dhe “Azem Rexhaj”, Drejtor Ekzekutiv i Unionit.

Gjatë takimit u diskutua për veprimtarinë dhe zhvillimin e kompanisë, potencialin e industrisë së mobilieve në Kosovë, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe krijimin e partneriteteve të reja në tregun gjerman.

📈 “Vizitat te kompanitë anëtare përbëjnë një pjesë të rëndësishme të angazhimit të Unionit”, duke mundësuar njohjen nga afër të kapaciteteve dhe potencialit të bizneseve, si dhe identifikimin e mundësive konkrete për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Unioni falënderon “z. Miri Veseli” për mikpritjen dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar kontributin e kompanisë “ALBED” si anëtare Premium e rrjetit të bizneseve shqiptaro-gjermane.

🌐 www.albedfurniture.com

IndustriaEMobilieve BashkepunimEkonomik

🇽🇰🇩🇪 Miri Construction Sh.p.k. i bashkohet Unionit!🤝 Përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane realizuan nj...
05/11/2026

🇽🇰🇩🇪 Miri Construction Sh.p.k. i bashkohet Unionit!

🤝 Përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane realizuan një vizitë në Miri Construction Sh.p.k., anëtarin më të ri të Unionit te Bizneseve.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e kompanisë, zgjerimin në tregun gjerman dhe mundësitë për partneritete të reja.

📈 Së bashku, vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

05/11/2026

🇽🇰🇩🇪 DIASPORA SI URË MES GJERMANISË DHE KOSOVËS

Në Forumin e 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar, kryetari i Bordit të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Zenun Krasniqi, vlerësoi rolin e diasporës në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Në sesionin e veçantë me ministrin Glauk Konjufca dhe përfaqësues të institucioneve e bizneseve, Krasniqi prezantoi draft-marrëveshjen e hartuar nga Unioni, e cila synon të mundësojë punësimin e përkohshëm të punëtorëve nga kompanitë kosovare në Gjermani.

🎥 Ndiqeni deklarimin e kryetarit të Bordit, Zenun Krasniqi.

🇽🇰🇩🇪 “Nga Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar te vizitat në kompanitë anëtare – Unioni viziton BINNI Sh.p.k.”🤝 Në vazhdën e...
04/11/2026

🇽🇰🇩🇪 “Nga Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar te vizitat në kompanitë anëtare – Unioni viziton BINNI Sh.p.k.”

🤝 Në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të Forumit të Tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar në Prishtinë, përfaqësues të “Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane” realizuan një vizitë në kompaninë “BINNI Sh.p.k.”, anëtare e Unionit në kategorinë “Premium PLUS”.

Delegacioni i Unionit u prit nga “z. Nexhat Fazliu, pronar i kompanisë BINNI Sh.p.k.”, me të cilin u zhvillua një takim në frymën e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet bizneseve.

Në këtë vizitë morën pjesë “Zenun Krasniqi”, Kryetar i Kryesisë; “Afrim Osmanaj”, Nënkryetar i Kryesisë; “Burim Kuraja”, Anëtar i Kryesisë; “Virtyt Ibrahimaga”, Anëtar i Bordit Këshillëdhënës; si dhe “Azem Rexhaj”, Drejtor Ekzekutiv i Unionit.

Gjatë takimit u diskutua për veprimtarinë dhe zhvillimin e kompanisë, mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe perspektivat për zgjerimin e partneriteteve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

📈 “Vizita përfaqëson vazhdimësinë e angazhimit të Unionit për të forcuar lidhjet me kompanitë anëtare dhe për të nxitur bashkëpunime konkrete”, duke ndërlidhur dialogun ekonomik të zhvilluar në forume me nevojat dhe potencialin e bizneseve.

Unioni falënderon “z. Nexhat Fazliu” për mikpritjen dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar kontributin e kompanisë “BINNI Sh.p.k.” si anëtare Premium PLUS e rrjetit tonë të bizneseve.

🌐 www.binni.biz

BashkepunimEkonomik

29/10/2026
28/10/2026

🇽🇰🇦🇱🇩🇪 Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane vazhdon me përkushtim angazhimin për eliminimin e barrierave që pengojnë bizneset, me synim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për kompanitë kosovare në tregun gjerman.
🤝 Përmes dialogut dhe bashkëpunimit me institucionet, Unioni synon të lehtësojë veprimtarinë e bizneseve dhe të kontribuojë në rritjen e eksporteve dhe partneriteteve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
📈 Kontributi ynë vazhdon, me përkushtim dhe hapa konkretë drejt një bashkëpunimi edhe më të fortë ekonomik mes dy vendeve!

Herzlich willkommen in unserem Verband – Xhoxhaj Gruppe!Die Union der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschla...
24/10/2026

Herzlich willkommen in unserem Verband – Xhoxhaj Gruppe!

Die Union der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V. heißt die Xhoxhaj Gruppe unter der Leitung von Herrn Ekrem Xhoxhaj mit ihren vier Unternehmen herzlich willkommen!

Die Xhoxhaj Gruppe mit Sitz in Lahr ist in verschiedenen Bereichen des Baugewerbes und der Gebäudetechnik tätig. Dazu gehören Hoch- und Tiefbau, Stuckateurarbeiten, Elektroinstallationen sowie Sanitär- und Heizungstechnik.

Wir bedanken uns herzlich bei Herrn Ekrem Xhoxhaj für sein Vertrauen und die Unterstützung unseres Verbandes. Seine unternehmerische Erfahrung und sein Engagement sind eine wertvolle Bereicherung für unser Unternehmensnetzwerk.
Wir freuen uns auf eine erfolgreiche und langfristige Zusammenarbeit und wünschen der gesamten Xhoxhaj Gruppe weiterhin viel Erfolg!
🌐 www.xhoxhaj.de

17/10/2026

Deklarimi i presidentit të Bordit Këshillëdhënës të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Nazmi Viqa, gjatë Takimit të Biznesit dhe Partneritetit në Kehl të Gjermanisë. 🤝🇽🇰🇩🇪

16/10/2026

Deklarimi i nënkryetarit të Bordit të Unionit, Afrim Osmanaj, lidhur me rezultatet e Takimit të Biznesit dhe Partneritetit në Kehl të Gjermanisë.

14/10/2026

🤝 Herzlichen Dank an den Oberbürgermeister der Stadt Kehl, Wolfram Britz, für die herzliche Gastfreundschaft und die Wertschätzung des Beitrags albanischstämmiger Unternehmer zur wirtschaftlichen Entwicklung der Stadt durch ihre Investitionen. 🇽🇰🇦🇱🇩🇪

Die Zusammenarbeit zwischen öffentlichen Institutionen und Unternehmen schafft neue Möglichkeiten für Partnerschaften, Investitionen und eine gemeinsame wirtschaftliche Entwicklung.
______________________________
🤝 Faleminderit kryetarit të Komunës së Kehl-it, Wolfram Britz, për mikpritjen dhe vlerësimin e kontributit të afaristëve shqiptarë në zhvillimin ekonomik të qytetit përmes investimeve të tyre. 🇽🇰🇦🇱🇩🇪

Bashkëpunimi mes institucioneve dhe bizneseve krijon mundësi të reja për partneritete, investime dhe zhvillim të përbashkët.

Adresse

SüdStr. 29
Sankt Augustin
53757

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen