Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane

Anrufen Wegbeschreibung Kontaktieren Sie die Organisation

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane KGS nxit dhe lehtëson bashkëpunimin midis anëtarëve, investimet direkte dhe eksportin.

KGS PRET DELEGACIONIN E BIZNESEVE NGA TURQIA – MUNDËSI TË REJA PËR BASHKËPUNIM DHE INVESTIME NË KOSOVËKomuniteti i Bizne...
23/10/2026

KGS PRET DELEGACIONIN E BIZNESEVE NGA TURQIA – MUNDËSI TË REJA PËR BASHKËPUNIM DHE INVESTIME NË KOSOVË

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) ka zhvilluar një takim me një delegacion biznesor nga Turqia dhe disa prej bizneseve anëtare të KGS-së, me qëllim të eksplorimit të mundësive për bashkëpunim ekonomik, krijimit të partneriteteve të reja dhe identifikimit të mundësive për investime ndërmjet bizneseve nga të dyja vendet.
Delegacioni nga Turqia u udhëhoq nga z. Rifat Sait, President i Qendrës Ballkanike për Kërkime Strategjike, ndërsa delegacioni Kosovës, i përbërë nga disa biznese anëtare, u udhëhoq nga z. Shkelzen Jusaj, President i KGS-së.
Bizneset dhe sektorët e përfaqësuar nga delegacioni turk përfshinin tregtinë ndërkombëtare dhe eksportin, kozmetikën, teknologjinë dhe aksesorët për telefona, produktet për kujdesin e automjeteve, industrinë e mbrojtjes, arsimin dhe menaxhimin e cilësisë, trashëgiminë kulturore dhe restaurimin, si dhe marrëdhëniet institucionale, kërkimet strategjike dhe median.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e bizneseve prezantuan aktivitetet e tyre dhe diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit, shkëmbimit tregtar dhe zhvillimit të marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet kompanive.
Me këtë rast, z. Shkelzen Jusaj i njoftoi përfaqësuesit turq me potencialin ekonomik të Kosovës dhe mundësitë që ofron vendi për zhvillimin e bizneseve dhe investimeve, duke i ftuar ata që të shqyrtojnë mundësitë për investim dhe zgjerim të aktiviteteve të tyre në Kosovë.
Takim ishte mjaft i frytshëm dhe me shumë interesa të përbashkëta, të cilat pritet të pasohen me bashkëpunime konkrete dhe investime në Republikën e Kosovës. Si rezultat i kësaj, palët u pajtuan që gjatë muajit të ardhshëm të organizohet edhe një takim, në të cilin pritet të marrin pjesë edhe biznese të tjera nga Turqia. Ky takim do të krijojë hapësirë edhe më të gjerë për lidhjen e bizneseve kosovare me partnerë potencialë turq.
KGS do të vazhdojë të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare, duke lehtësuar kontaktet, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e partneriteteve të reja.
Ftojmë bizneset nga Kosova që janë të interesuara për bashkëpunim me kompani nga Turqia të përcjellin njoftimet e KGS-së për takimet e ardhshme. Informacionet për mundësitë e pjesëmarrjes do të publikohen me kohë.

KGS NË SAMITIN E BALLKANIT NË PRISHTINË: INVESTIMET INFRASTRUKTURORE, KYÇE PËR ZHVILLIMIN EKONOMIKKomuniteti i Bizneseve...
20/10/2026

KGS NË SAMITIN E BALLKANIT NË PRISHTINË: INVESTIMET INFRASTRUKTURORE, KYÇE PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) u përfaqësua në Samitin e Ballkanit në Prishtinë, i cili mblodhi përfaqësues të sektorit privat, institucioneve financiare dhe vendimmarrës për të diskutuar projektet zhvillimore, investimet strategjike dhe perspektivat ekonomike të Kosovës dhe rajonit.
Në kuadër të këtij samiti, z. Shkelzen Jusaj, president i KGS-së dhe pronar i kompanisë Petrol Company, në një prononcim për KosovaPress, theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai e vlerësoi organizimin e samitit si një mundësi të rëndësishme për të diskutuar projektet që janë në zhvillim dhe ato që pritet të realizohen në të ardhmen, duke nënvizuar nevojën që zotimet publike të ndiqen me vëmendje dhe të konkretizohen përmes realizimit të projekteve.
Sipas Jusajt, investimet infrastrukturore ndikojnë në ekonomi në disa drejtime: krijojnë aktivitet për kompanitë ndërtimore, lehtësojnë qarkullimin e mallrave dhe kontribuojnë në uljen e kostove të transportit, duke rritur kështu efikasitetin dhe konkurrueshmërinë e bizneseve.
Në samit kontribuoi si folës edhe z. Roberto Accinelli, menaxher i projektit të GCF-së, kompani anëtare e KGS-së. Në fjalën e tij, ai trajtoi rehabilitimin e hekurudhave dhe rëndësinë e tyre për zhvillimin e transportit, përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik.
Pjesë e samitit ishin gjithashtu z. Omer Nura, kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare (RRGBSH), dhe z. Bedri S**a, përfaqësues i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Itali.
Për KGS-në, dialogu ndërmjet sektorit privat, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë mbetet thelbësor për avancimin e projekteve strategjike, përmirësimin e kushteve për të bërë biznes dhe nxitjen e investimeve në Kosovë dhe rajon!

Kemi kënaqësinë të mirëpresim TREVENTI GROUP SH.P.K. në Komunitetin e Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS).E them...
15/10/2026

Kemi kënaqësinë të mirëpresim TREVENTI GROUP SH.P.K. në Komunitetin e Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS).

E themeluar në vitin 2014, Treventi e ka ndërtuar përvojën e saj në fushën e dyerve duke kaluar nga tregtia në prodhimin e vet në Kosovë, në vitin 2022. Sot, kompania prodhon dyer të brendshme sipas porosisë, me vëmendje ndaj dizajnit, materialeve dhe detajeve që përcaktojnë cilësinë në përdorimin e përditshëm.

Në qendër të qasjes së Treventi është mundësia për ta përshtatur çdo derë me hapësirën ku do të vendoset. Përmasat, modeli, sipërfaqja dhe aksesorët përzgjidhen për të krijuar një tërësi që harmonizohet me arkitekturën dhe karakterin e enterierit.

Kjo qasje vjen edhe përmes konfiguratorit online të Treventi, ku klientët, arkitektët dhe partnerët mund të eksplorojnë zgjedhjet për derën e tyre dhe të përcaktojnë modelin, sipërfaqen dhe përmasat. Konfiguratori ofron një pikënisje konkrete për ta zhvilluar më tej projektin me ekipin e kompanisë.

Mundësitë e personalizimit përfshijnë:

▪️ Dizajne moderne dhe minimaliste, me linja të pastra dhe detaje të menduara për enterierë të ndryshëm.

▪️ Ngjyra dhe sipërfaqe të përzgjedhura, nga e bardha dhe nuancat neutrale deri te dekoret me pamje druri.

▪️ Përmasa sipas projektit, për zgjidhje të përshtatura me hapësirën dhe kërkesat e saj.

▪️ Variante të ndryshme hapjeje dhe realizimi, përfshirë dyer me xham, rrëshqitëse, me dy kanate dhe zgjidhje në nivel me murin.

Në prodhimin e saj, Treventi përdor sipërfaqe *RENOLIT ALKORCELL PP* nga Gjermania, brava dhe mentesha *AGB* nga Italia, si dhe gomina izoluese *Deventer* nga Gjermania. Përzgjedhja e këtyre komponentëve plotëson kujdesin ndaj pamjes, funksionalitetit dhe përfundimit të çdo dere.

Treventi është e hapur për bashkëpunime me arkitektë, projektues, kompani ndërtimore, zhvillues të projekteve rezidenciale dhe partnerë tregtarë, duke ofruar prodhim sipas kërkesave të projektit dhe komunikim të drejtpërdrejtë me prodhuesin.

Për KGS-në, anëtarësimi i Treventi është një mundësi për të lidhur prodhimin vendor me partnerë dhe projekte të reja. Presim me kënaqësi bashkëpunimin dhe kontributin e kompanisë në rrjetin tonë.

Mirë se vini në KGS, TREVENTI GROUP!

Faqja zyrtare në shqip:
https://treventigroup.com/?lang=sq

Konfiguroni derën tuaj:
https://treventigroup.com/configure/?lang=sq

Katalogu 2026 në shqip:
https://treventigroup.com/?catalog=sq&lang=sq

E-mail: [email protected]
Kontakti: +383 44 120 720 | +383 49 120 720

Treventi Doors

Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se TERMOCONSING është bërë pjesë e Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvi...
14/10/2026

Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se TERMOCONSING është bërë pjesë e Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS).

E themeluar në vitin 2004 në Prishtinë, TERMOCONSING është kompani e specializuar në projektimin, konsulencën dhe instalimin e sistemeve HVAC (ngrohje, ventilim dhe kondicionim) dhe sistemeve hidraulike për projekte rezidenciale, komerciale dhe industriale.
Me një përvojë të konsoliduar në industri, kompania ofron zgjidhje të integruara që përfshijnë projektimin, instalimin, mirëmbajtjen dhe servisimin e sistemeve, duke synuar efikasitet energjetik, besueshmëri dhe funksionim afatgjatë.

Fushat kryesore të veprimtarisë përfshijnë:
• Projektimin dhe konsulencën për sisteme HVAC dhe hidraulike
• Instalimin e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit
• Mirëmbajtjen dhe servisimin professional
• Prodhimin e kanaleve drejtkëndore të ventilimit
• Sh*tjen e drejtpërdrejtë të pajisjeve dhe komponentëve HVAC

TERMOCONSING bashkëpunon me marka të njohura ndërkombëtare, ndër të cilat Samsung dhe Eurotherm (partnerë kryesorë), si dhe Siemens, Danfoss, Carrier, Wilo, Alfa Laval, Halcor, Isoplus, Isoclima, IMP Pumps, Wassermann, Fantürk dhe Chigo, duke kombinuar teknologjinë ndërkombëtare me ekspertizën profesionale në terren.

Portofoli i kompanisë përfshin projekte të rëndësishme në sektorin tregtar, arsimor, rezidencial, institucional dhe infrastrukturor, ndër të cilat:
• Prishtina Mall – instalimi dhe menaxhimi i sistemeve HVAC, përfshirë hapësirat e CineStar, LC Waikiki, Intersport dhe mbi 230 njësi tregtare.
• Kampusi universitar në Mitrovicë – sistem i centralizuar ujë-ujë me çillerë, mbi 1,200 njësi të brendshme, 16 njësi të trajtimit të ajrit dhe kapacitet termik mbi 4.5 MW.
• Stadiumi i Pejës – projektimi i plotë i sistemit HVAC.
• Agjencitë e Pavarura të Kosovës – projektimi i sistemeve për 13 agjenci. Deri më tani instalimi i përfunduar në 5 prej tyre.
• Projekte rezidenciale – City Home, Linda Premium Residence, lagjja Nic në Prishtinë dhe Brezovicë, Vëllezërit Asllani dhe Priam Village.
• Rrjete të ngrohjes qendrore – Royal Prishtina dhe Parku Industrial në Drenas.
• Objekte arsimore dhe shëndetësore – Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, MedicalPark dhe Qendra e Mjekësisë Familjare.
• Sistemi hidroenergjetik Brod-Dragash-Restelicë-Lepenc – tubacion me diametër 2,000 mm dhe gjatësi 36 kilometra.

Në kuadër të zgjerimit ndërkombëtar, TERMOCONSING ka hapur degë në Düsseldorf të Gjermanisë, ku operon në sektorin e HVAC-it rezidencial dhe komercial. Aktivitetet përfshijnë sisteme të ngrohjes dhe ftohjes nën dysheme, p***a nxehtësie, bojlerë të integruar dhe zgjidhje HVAC për objekte komerciale, përfshirë një restorant në Mynih.
E udhëhequr nga inovacioni, cilësia dhe partneritetet afatgjata, TERMOCONSING synon të zgjerojë më tej ekspertizën e saj në tregjet evropiane, duke ofruar zgjidhje moderne dhe efikase për projekte të çdo shkalle.

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) shpreh kënaqësinë e veçantë ta mirëpres TERMOCONSING në rrjetin e anëtarëve të tij. Anëtarësimi i kësaj kompanie përbën një vlerë të rëndësishme për komunitetin tonë dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në fuqizimin e ekonomisë së vendit. Jemi të bindur se TERMOCONSING do të sjellë energji, vlerë dhe mundësi të reja në rrjetin e KGS-së dhe mezi presim të ndërtojmë së bashku një partneritet afatgjatë dhe të suksesshëm.

Mirësevjen TERMOCONSING!

Email: [email protected]
Telefon: +383 49 697 700
Faqja zyrtare: www.termoconsing.com
Rrjetet sociale:
Instagram: https://www.instagram.com/termoconsing_/
Facebook: https://www.facebook.com/profile.php?id=100054542585921
LinkedIn: https://www.linkedin.com/company/termoconsing/

Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se NPL “Ku’zina” Sh.A. është bërë pjesë e Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjerm...
09/10/2026

Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se NPL “Ku’zina” Sh.A. është bërë pjesë e Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS).
NPL “Ku’zina” Sh.A. është ndërmarrje publike lokale e themeluar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës në vitin 2019, me mision të ofrimit të ushqimit të sigurt, të shëndetshëm, të balancuar dhe të përballueshëm për bizneset, institucionet, familjet dhe individët.
Aktiviteti kryesor i Ku’zina-s është përgatitja, transporti dhe shpërndarja e ushqimit për institucione publike dhe kategori të ndryshme të qytetarëve. Shërbimet përfshijnë:
• ofrimin e ushqimit për stafin e bizneseve;
• ofrimin e ushqimit për qytetarët në raste të ndryshme familjare;
• çerdhet publike – deri në tri shujta në ditë;
• shkollat fillore me qëndrim tërë ditor – shujta ditore;
• shtëpitë e të moshuarve – deri në tri shujta në ditë;
• qendrat sociale;
• shërbimet e zjarrfikësve;
• transportin dhe dorëzimin e ushqimit deri te destinacioni final.
Në periudhën 2022–2025, Ku’zina ka shënuar rritje të konsiderueshme të aktivitetit: prodhimi/shërbimet e realizuara janë rritur nga rreth 603 mijë njësi në vitin 2022 në mbi 1.38 milion njësi në vitin 2025, ndërsa të hyrat vjetore janë rritur nga rreth 658 mijë € në 2022 në mbi 2.41 milion € në 2025. Të hyrat e përgjithshme për periudhën 2022–2025 kanë arritur rreth 6.01 milionë €.
Sot, ndërmarrja ka rreth 120 të punësuar dhe është duke avancuar në drejtim të digjitalizimit të porosive dhe menaxhimit të inventarit, standardizimit të proceseve të sigurisë ushqimore, planifikimit profesional të menyve dhe zgjerimit të kapaciteteve prodhuese.
Vizioni është që të bëhet sinonim i ushqimit të shëndetshëm në Komunën e Prishtinës, të njihet si shembull i produkteve ushqimore për fëmijët, bizneset dhe qytetarët duke aplikuar praktika të mira evropiane.
Misioni i N.P.L. Ku’zina Sh.A. është ofrimi i ushqimit te shëndetshëm, të balancuar dhe me kosto të përballueshme për nxënësit dhe qytetarët përmes shërbimeve efikase, të përgjegjshme dhe inovative, duke u bazuar në praktika të mira higjienike, bashkëpunim me palët e interesit dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Vlerat kyçe
• Cilësia: Të ofrojmë ushqime të standardit të lartë duke përdorur përbërës të freskët dhe cilësore.
• Qëndrueshmëria: Të përdorim burime lokale, produkte organike dhe opsione të paketimit ekologjik.
• Inovacioni: Të zbatojmë teknologji moderne në përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit për të përmirësuar cilësinë e shërbimit.
• Efikasiteti: Të optimizojmë operacionet për një shpërndarje dhe menaxhim me kosto efektive.
• Përputhshmëria: Të ndjekim të gjitha rregullat dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) shpreh kënaqësinë e veçantë ta mirëpres NPL “Ku’zina” Sh.A. në rrjetin e anëtarëve të tij. Anëtarësimi i kësaj ndërmarrjeje përbën një vlerë të rëndësishme për komunitetin tonë dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në fuqizimin e ekonomisë së vendit. Jemi të bindur se NPL “Ku’zina” Sh.A. do të sjellë energji, vlerë dhe mundësi të reja në rrjetin e KGS-së dhe mezi presim të ndërtojmë së bashku një partneritet afatgjatë dhe të suksesshëm.
Mirësevjen NPL “Ku’zina” Sh.A.!

https://kuzhina.net/
Kuzhina Qendrore Sh.A

KGS pjesë e Misionit Tregtar Turqi–KosovëKomuniteti i Bizneseve Shqiptaro-Gjermano-Zvicerane mori pjesë në Misionin Treg...
07/10/2026

KGS pjesë e Misionit Tregtar Turqi–Kosovë

Komuniteti i Bizneseve Shqiptaro-Gjermano-Zvicerane mori pjesë në Misionin Tregtar Turqi–Kosovë, të zhvilluar në Emerald Hotel në Prishtinë.
KGS u përfaqësua nga Presidenti, z. Shkëlzen Jusaj, së bashku me përfaqësues të disa prej bizneseve anëtare të komunitetit.
Në kuadër të aktivitetit u zhvilluan takime B2B ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar hapësirë për komunikim të drejtpërdrejtë, prezantimin e veprimtarive të kompanive dhe shkëmbimin e kontakteve profesionale.
Prania e KGS-së dhe bizneseve anëtare në këtë aktivitet ishte një mundësi për të zgjeruar kontaktet profesionale dhe për të krijuar lidhje të reja me përfaqësues të bizneseve nga Turqia.

24/09/2026
23/09/2026

Konferenca "Ekonomia shpëton Luginën" | Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare

A PO MERR FUND, MË NË FUND, RECESIONI EKONOMIK NË GJERMANI?Pas disa vitesh të vështira, ekonomia gjermane po shfaq disa ...
22/09/2026

A PO MERR FUND, MË NË FUND, RECESIONI EKONOMIK NË GJERMANI?

Pas disa vitesh të vështira, ekonomia gjermane po shfaq disa sinjale pozitive për një rimëkëmbje të mundshme. Aktiviteti ekonomik dhe klima e biznesit kanë shënuar përmirësime, duke rritur pritshmëritë për perspektivën e ekonomisë më të madhe të Evropës.

Rritja e porosive industriale, eksportet dhe investimet publike, veçanërisht në infrastrukturë, po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim. Ndërkohë, kompanitë gjermane po përshtaten me ndryshimet në ekonominë globale përmes diversifikimit të zinxhirëve të furnizimit dhe investimeve në teknologji, digjitalizim dhe inteligjencë artificiale.

Megjithatë, sfidat mbeten. Kërkesa e brendshme vazhdon të jetë e dobët, ndërsa industria gjermane përballet me konkurrencë të fortë ndërkombëtare dhe me transformime të rëndësishme, veçanërisht në sektorin e automobilave.

Për momentin, zhvillimet mund të shihen si sinjale inkurajuese, por jo ende si një rikthim i plotë dhe i qëndrueshëm i ekonomisë gjermane. Vazhdueshmëria e investimeve, rritja e prodhimit dhe përmirësimi i besimit të bizneseve do të jenë ndër faktorët që do të përcaktojnë ecurinë e mëtejshme.

Si ekonomia më e madhe e Evropës dhe një partner i rëndësishëm tregtar për vendet e rajonit, zhvillimet në Gjermani kanë rëndësi edhe për ekonomitë e tjera evropiane.

Ministria e Financave njofton se më 22 shtator 2026 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2026. Në këtë ankand, do të e...
21/09/2026

Ministria e Financave njofton se më 22 shtator 2026 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2026. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15.00 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni Banka Ekonomike të Kosovës.

Adresse

Sankt Augustin

Öffnungszeiten

Montag 08:00 - 16:00
Dienstag 08:00 - 16:00
Mittwoch 08:00 - 16:00
Donnerstag 08:00 - 16:00
Freitag 08:00 - 16:00

Telefon

+4922412610991

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Kontaktieren Sie Die Organisation

Nachricht an Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane senden:

Teilen