Qendra Islame Shqiptare Karlsruhe - AIZ Karlsruhe e.V.

Anrufen Wegbeschreibung Kontaktieren Sie die Organisation

Qendra Islame Shqiptare Karlsruhe - AIZ Karlsruhe e.V. - Xhamia është themeluar nga Komuniteti Mysliman Shqiptarë nga rrethina e qytetit të Karlsruhes për të kontribuar në ngritjen e vetëdijes fetare dhe kombetare.

- Për rite fetare Xhamia është e hapur vazhdimisht [24x7].
- Namazi i Xhumas falet për momentin në ora 13:30, ndërsa me ndryshimin e orës [në sezonen verore] ky llojë riti fetarë Islam do bëhet me lejen e Zotit të Madhërishëm në ora 15:00.

- Imam i Xhamis Shqiptare është Hoxha i nderuar Muhamet Havolli dhe Gazmend Bajraktari

Hutbeja e Xhumasë në Xhaminë Karlsruhe🎙 Hoxhë Gazmend Bajraktari
06/11/2026

Hutbeja e Xhumasë në Xhaminë Karlsruhe
🎙 Hoxhë Gazmend Bajraktari

Nyd de videoer og den musik, du holder af, upload originalt indhold, og del det hele med venner, familie og verden på YouTube.

Ju njoftojmë që ligjëratat javore në Xhaminë tonë tani do jenë të Shtunën në ora 19:00.Sonte rikthehemi me ligjëratën " ...
31/10/2026

Ju njoftojmë që ligjëratat javore në Xhaminë tonë tani do jenë të Shtunën në ora 19:00.

Sonte rikthehemi me ligjëratën
" Sire nga jeta e Pejgamberit a.s."

Ju mirëpresim...

Kohët e namazit per muajin nëntor 2026 Karlsruhe
30/10/2026

Kohët e namazit per muajin nëntor 2026 Karlsruhe

NjoftimNamazi i Xhumasë falet në ora 13:30
29/10/2026

Njoftim

Namazi i Xhumasë falet në ora 13:30

Koht e Namazit për Tetor
02/10/2026

Koht e Namazit për Tetor

Falënderim dhe mirënjohje për tubimin e djeshëmNë emër të qendrës sonë, falënderojmë nga zemra të gjithë bashkatdhetarët...
28/09/2026

Falënderim dhe mirënjohje për tubimin e djeshëm

Në emër të qendrës sonë, falënderojmë nga zemra të gjithë bashkatdhetarët që morën pjesë në tubimin paqësor për çlirimtarët tanë. Prania juaj, e mbi të gjitha mirësjellja dhe qytetaria që treguat, i dhanë dinjitet këtij tubimi.

Një falënderim i veçantë u takon djemve tanë, të cilët për ditë të tëra ndanë kohë nga obligimet e tyre për ta përgatitur këtë organizim. Falënderojmë stafin e “Liria ka emër” për bashkëpunimin dhe fjalën e tyre prekëse.

Falënderojmë Mr. Driton Morina per moderim, i cili erdhi nga Stuttgarti për ta udhëhequr programin. Mirënjohje për të gjithë ata që dolën në skenë dhe kontribuuan me fjalimet dhe poezinë e tyre. Veçanërisht, falënderojmë hoxhallarët tanë, fjalimet e të cilëve përcollën emocion, dashuri për atdheun dhe thirrje për bashkim e dinjitet.

Stafi ynë është përkujdesur edhe për fotografi dhe video profesionale, që ky tubim të mbetet kujtim për secilin prej jush.

Për mundësinë e mbajtjes së tubimit falënderojmë autoritetet përkatëse, ndërsa Policinë e Karlsruhes e falënderojmë për bashkëpunimin dhe kujdesin për mbarëvajtjen e tij.

Kush mendon se qendra jonë shërben vetëm si vend faljeje, le ta dijë se ajo është edhe një qendër shqiptare: një vend ku flitet shqip, ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe, ku ligjërohet për fenë, atdheun, historinë e kulturën tonë dhe ku organizohen aktivitete sportive për rininë shqiptare.

Tubimi i djeshëm buroi nga zemrat tona. UÇK-ja është pjesë e historisë sonë dhe kujtesës sonë kombëtare. Siç na kujtonte Hoxhë Jakup Hasipi përmes krahasimit të tij, gjaku i njeriut është i njëjtë nga koka deri te thembra. Ashtu duhet të jemi edhe ne si popull: të bashkuar, me dashuri për njëri-tjetrin dhe për flamurin tonë kombëtar.

Së bashku lutemi për çlirimtarët tanë dhe për ushtrinë tonë. Urojmë që akuzat, të cilat ne i konsiderojmë të pabaza, të rrëzohen sa më parë dhe ata të lirohen.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen, kontributin dhe sjelljen shembullore!

THIRRJE PËR TUBIM PAQËSORQendra jonë organizon tubim paqësor në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, të luftës sonë çlirim...
22/09/2026

THIRRJE PËR TUBIM PAQËSOR

Qendra jonë organizon tubim paqësor në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, të luftës sonë çlirimtare dhe të së vërtetës historike të UÇK-së.

Qendra jonë iu përgjigj thirrjes së atdheut edhe gjatë luftës, duke kontribuar me ndihma financiare dhe duke dhënë dëshmorë (shehidë) për lirinë e Kosovës. Ashtu siç qëndruam pranë popullit tonë në ditët më të vështira, edhe në paqe do të qëndrojmë në krah të drejtësisë, së vërtetës dhe dinjitetit kombëtar.

Drejtësia është përgjegjësi njerëzore dhe amanet para Allahut. Prandaj, të dielën, më 27.09.2026, në orën 15:00, do të mblidhemi bashkërisht dhe në mënyrë paqësore në Marktplatz Karlsruhe, duke respektuar ligjet dhe rregullat e shtetit gjerman.

Zëri ynë do të jetë i qartë:

UÇK!
JO NË EMRIN TIM!
DREJTËSI!

I ftojmë të gjithë Komunitetin tonë, pa dallim bindjeje politike apo fetare, të bashkohen me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet.

E lusim Allahun e Madhëruar ta ruajë kombin tonë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës nga çdo e keqe dhe nga armiqtë e tij; dëshmorët tanë t’i mëshirojë, ndërsa familjeve të tyre t’u dhurojë durim dhe nder.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin shqiptar!

Në mbështetje të krerëve të UÇK-sëQendra Islame Shqiptare Karlsruhe shpreh mbështetjen e saj të fuqishme për krerët e Us...
16/09/2026

Në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Qendra Islame Shqiptare Karlsruhe shpreh mbështetjen e saj të fuqishme për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për liri, dinjitet dhe çlirimin e Kosovës. Ne besojmë në drejtësi dhe kërkojmë trajtim të drejtë e të paanshëm për çlirimtarët tanë.

Lutemi që e drejta të triumfojë dhe bijtë e Kosovës të kthehen sa më parë pranë familjeve dhe popullit të tyre.

Liria ka emër UÇK!
Qendra Islame Shqiptare Karlsruhe

Adresse

Kutschenweg 18, Rheinstetten
Karlsruhe
76287

Telefon

+491736849644

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Qendra Islame Shqiptare Karlsruhe - AIZ Karlsruhe e.V. etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Kontaktieren Sie Die Organisation

Nachricht an Qendra Islame Shqiptare Karlsruhe - AIZ Karlsruhe e.V. senden:

Verknüpfungen

Teilen

Gemeinnützige Organisationen in der Nähe