22/03/2026
Selam alejkum vëllezër,
Duke filluar këtë iniciativë më 11.03.2026, në muajin e bekuar të Ramazanit, përmes një grupi në Dora e Mërgimtarit WhatsApp, brenda një afati shumë të shkurtër prej vetëm 8 ditësh, elhamdulilah janë mbledhur mjetet për blerjen e tepihave, nxemjes dhe disa nevojave të tjera për Xhamia e Qirezit.
Kjo është një dëshmi e fortë e unitetit dhe zemrës së madhe të umetit tonë. Allahu ju shpërbleft të gjithëve për këtë kontribut të madh.
Kjo xhami ka një histori të dhimbshme. Gjatë luftës së UÇK-së, ajo u bë strehë për qindra refugjatë. Aty njerëzit gjetën mbrojtje, shpresë dhe iu drejtuan Allahut. Por armiku serb e bombardoi dhe e shkatërroi plotësisht.
Ajo mbeti simbol i sakrificës dhe qëndresës.
Pas luftës, elhamdulilah, u ndërtua një xhami e re pranë saj. Por ende nuk është përfunduar plotësisht dhe ka nevoja të tjera si: – izolimi i jashtëm
– gilindera për katin e dytë
– përmirësimi i abdeshanes
Allahu thotë:
“Xhamitë e Allahut i ndërtojnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit.” (Et-Teube 18)
Dhe i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.”
SubhanAllah… një kontribut i vogël në këtë dynja, e një shpërblim i madh në ahiret.
Ne do të vazhdojmë me transparencë të plotë duke publikuar foto dhe video nga çdo punë që bëhet.
Nëse Allahu ta ka hapur zemrën, kontribuo sipas mundësisë tënde. Edhe pak është shumë kur bëhet për hir të Allahut.
Allahu ju shpërbleft, ju shtoftë bereqetin në familjet tuaja dhe mos ua humbtë këtë sadaka rrjedhëse.
Elhamdulilah 🤲
Selam alejkum