02/10/2026
Një ditë e veçantë, plot biseda, kujtime, buzëqeshje dhe momente të bukura së bashku. ❤️
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin për demencën, kaluam një ditë të këndshme në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Përmes aktiviteteve të ndryshme, bisedave dhe momenteve të përbashkëta, patëm mundësinë të kalojmë kohë me banorët, të dëgjojmë historitë e tyre dhe të ndajmë kujtime e buzëqeshje.
Sepse ndonjëherë, ajo që ka më shumë rëndësi është thjesht të jesh aty, të dëgjosh, të bisedosh dhe të kalosh pak kohë bashkë. 🤍
Një falënderim i veçantë për Komunën e Prishtinës dhe Ekosistemin Heimerer për bashkëpunimin dhe për mundësinë që këtë aktivitet ta realizojmë së bashku.
Faleminderit për këtë ditë të bukur!