11/02/2026
Në emër të Shoqatës „Jehona e Malësisë” në Miçigan dhe në emrin tim personal, përcjell urimet më të përzemërta për z. Arkin Jahiji, si dhe për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, me rastin e fitores në Komunën e Bërvenicës.
Kjo fitore shënon një moment të rëndësishëm për qytetarët e Bërvenicës dhe për të gjithë ata që besojnë në dinjitetin, barazinë, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në trojet tona.
Historia na ka mësuar se rruga e shqiptarëve nuk ka qenë e lehtë. Ajo është ndërtuar me sakrifica, qëndresë, guxim dhe përkushtim brezash. Prandaj, çdo sukses që arrihet me besimin e qytetarëve bart me vete një përgjegjësi të madhe: të mos harrohen rrënjët, të mos harrohet sakrifica dhe të punohet me dinjitet për të ardhmen e brezave që vijnë.
Bërvenica është pjesë e pandashme e trungut shqiptar, me histori, tradita dhe identitet kombëtar që meritojnë respekt dhe përkushtim. Uroj që kjo fitore të shndërrohet në punë, zhvillim, bashkim dhe përparim, duke i shërbyer çdo qytetari.
Një përshëndetje e veçantë për të gjithë shqiptarët e Bërvenicës, për aktivistët, veprimtarët dhe mërgatën që vazhdon ta mbajë gjallë lidhjen me vendlindjen dhe çështjet kombëtare.
Nga Miçigani, me zemër pranë gjith trojeve shqiptare, ju urojmë suksese dhe mbarësi!
Rroftë bashkimi, dinjiteti dhe krenaria shqiptare!
Me respekt dhe konsideratë,
Zef Berishaj
Kryetar i Shoqatës „Jehona e Malësisë”