10/29/2026
✨ FESTOJMË ME YJET! ✨
Mbrëmja Gala e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë në DFW 2026
114 VJET PAVARËSI – NJË FESTË, NJË KOMUNITET SHQIPTAR!
AACC TX – Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane e Texasit ju fton të festojmë së bashku 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në një mbrëmje madhështore gala, kushtuar flamurit kuqezi, kulturës, traditave dhe bashkimit të Komunitetit tonë Shqiptar në Texas!
---
🎤 JU I KËRKUAT, NE I RISJELLËM!
Katër yje të muzikës shqiptare, një skenë dhe një natë e paharrueshme!
⭐ YLLI DEMAJ
⭐ YLLI BAKA
⭐ GRETA TAFA
⭐ FARUK DRENICA – LUKI
Muzikë LIVE, këngë, valle dhe atmosferë festive shqiptare gjatë gjithë mbrëmjes!
---
📅 KUR DHE KU?
E Hënë, 23 Nëntor 2026
Nga ora 6:00 PM
📍 PLANO EVENT CENTER
2000 E Spring Creek Pkwy, Plano, TX 75074
---
🍽️ DARKË GALA
Shijoni një menu të përzgjedhur me tri pjata:
- Sallatë – Pjata e parë
- Filet Mignon dhe pulë – Pjata kryesore
- Ëmbëlsirë – Pjata e fundit
---
🎟️ BILETAT
FALAS – Fëmijët deri në 2 vjeç
$60 – Fëmijët mbi 2 deri në 10 vjeç
$100 – Fëmijët mbi 10 vjeç dhe të rriturit
---
❤️🖤 FESTOJMË SË BASHKU!
Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, familjet dhe miqtë tanë nga çdo cep i Texasit të bëhen pjesë e kësaj feste të veçantë!
Le të bashkohemi nën ngjyrat kuqezi, të këndojmë e të festojmë së bashku, duke ruajtur gjallë traditat, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar për brezat që vijnë!
NJË KOMB. NJË FLAMUR. NJË KOMUNITET SHQIPTAR NË TEXAS. NJË FESTË QË NA BASHKON! 🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰
🎟️ Për bileta, klikoni në linkun e Zeffy - https://www.zeffy.com/en-US/ticketing/aacc-tx-mbremja-gala-e-festes-se-pavaresise-se-shqiperise-ne-dfw
Vërejtje: Platforma Zeffy është falas dhe kontributi shtesë për platformën nuk është i detyrueshëm. Para se të përfundoni pagesën, klikoni te “Learn More”, zgjidhni “Other” dhe te fusha “Contribution” vendosni 0 (zero). Më pas, vazhdoni me pagesën e biletave tuaja.